Connect with Us

Nga Spartak Ngjela/ Politika e lartë shqiptare dhe epidemia e koronavirusit në Shqipëri

Opinione

Nga Spartak Ngjela/ Politika e lartë shqiptare dhe epidemia e koronavirusit në Shqipëri

Publikuar

-

ngjela analize

Tani u kuptua qartë se politika e lartë në Shqipëri ka qenë e interesuar për pështjellimin që mund të sillte epidemia virusale në shoqërinë shqiptare.

Politika e lartë shqiptare është e korruptuar, në të dyja krahët e saj. Dhe, ky korrupsion, që nga viti 1998, ka qenë një korrupsion i pastër kryeministror.

Ka gjithmonë një pyetje që ngrihet për krimin shtetëror: nëse ekziston ky krim, pse nuk ndëshkohet penalisht? Përgjigjia e kësaj pyetje del nga ky gjykim i vërtetë: Sepse, mosndëshkueshmëria e krimit shtetëror flet që korrupsioni shtetëror është i strukturuar në sistem. Kurse, te ky korrupsion, vjen më pas dhe strehohet, tok në një çadër me të, edhe krimi i organizuar. Kjo është arsyeja që na vjen nga praktika korruptive e qeverive të korruptuara, në rrafshin historik të shtetit modern. Dhe, kur korrupsioni shtetëror krijon sistemin e vet, kjo do të thotë se brenda tij përfishihet edhe korrupsioni i pushtetit gjyqësor.

Bashkimi i krimit shtetëror me krimin e organizuar është në një bashkëpunim kriminal: dhe kjo është edhe gjendja e sotme e kriminalitetit korruptiv në Shqipëri. Ky është një bashkëpunim që e kërkojnë të dyja palët: krimi shtetëror ka forcën e privilegjeve në funksion të parasë, kurse krimi i organizuar është klientela ekonomike që luan në treg me forcën e qeverisë. Me këtë skemë, krimi i organizuar pushton tregun për të paguar korrupsionin qeveritar dhe për të siguruar fitimet e veta jashtë konkurencës. Bashkë me ta radhitet në kohë edhe krimi në pushtetin gjyqësor, i cili, “nën këtë disiplinë”, nuk lejon ndëshkimin e politikës së lartë dhe krimit të organizuar, gjithmonë për të nxjerrë fitimet e veta.
Kjo ka qenë dhe mbetet akoma skema e korrupsionit qeveritar shqiptar; por ndërkohë ky korrupsion, në të dyja krahët e politikës, po ndihet i tulatur nga reforma antikorrupsion që drejtohet nga ndërkombëtarët. Pikërisht në këtë kohë, kur shqiptarët po prisnin me padurim fillimin e goditjes penale kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, doli në skenë epidemia me koronavirusin.

I.

Çdo epidemi qe kërcënon me vdekje masive, kuptohet që sjell me vete një pështjellim frike shoqërore, kudo ku ndodh, dhe, në çfarëdolloj kohe historike, sepse lidhet gjithmonë me frikën ndaj vdekjes. Dhe sigurisht që kjo është edhe gjendja shoqërore sot në Shqipëri, sepse tani dihet që koronavirusi është prezent këtu dhe ka prekur rreth 38 persona, duke shkaktuar dy vdekje, deri tani.

Pse e dëshironte përhapjen e koronavirusit në Shqipëri i tërë korrupsioni kryeministror shqiptar?

Përgjigjia është një e vetme, dhe është kjo: korrupsioni i lartë shtetëror është nën akuzë penale, dhe, me degradimin e Shqipërisë nga një frikë e përgjithshme shoqërore që kërcënon hapur me vdekjen, ai mendon se do të shpëtojë veten dhe gjënë e vjedhur.

Por, kot e kanë të korruptuarit e mëdhenj: nuk shpëtojnë dot dhe as ikin dot nga Shqipëria. Kuptohet se janë të bastarduar edhe nga mendja. Në fakt, kështu kanë qenë edhe në drejtimin e shtetit të gjithë kryeministrat që sollën korrupsionin shqiptar në periudhën 1998 – 2020. Kurse, mënyra si kanë vjedhur, është një banditizëm i një sistemi të ulët mendor; gati-gati, fëminor.

LEXO EDHE:  Parashikimi i ekspertit amerikan/ 100 mijë vetë mund të humbin jetën nga koronavirusi në SHBA

Asgjë nuk bënë dot për shtetin dhe për shoqërinë, me përjashtim të krijimit të klaneve mashtrues dhe abuzues me paratë e shqiptarëve. Sollën në karierën politike njerëzit e fshatit të vet, të fisit të vet apo të zonës së tyre. Vodhën prona dhe grabitën arkën e shtetit si pashallarët dhe vezirët e Perandorisë Osmane. Por, befas, ranë në humbëtirën e njeriut të akuzuar. Sot, të gjithë këta janë nën akuzë penale, e cila drejtohet nga politika e lartë perëndimore: por, pikërisht nga ky shkak, po shpresojnë te vdekja masive e shqiptarëve nga koronavirusi.
Prej cilit fakt e nxjerr arsyeja këtë kërkesë makabër të tyre? E thjeshtë: e patë si bënin si qenër të tërbuar pse nuk po vinte virusi në Shqipëri, para sesa të shfaqej rasti i parë?

II.

Por të gjithë shqipararët e panë se padurimin për ardhjen e virusit në Shqipëri, e shfaqi tabori korruptiv i Sali Berishës, deri në shpifje dhe thirrje për të krjiuar panik në shoqërinë shqiptare.

Po Kryeministri aktual, Edi Rama, ku qëndron në këtë luzmë korruptive, e cila është e gjithë kryeministrore?

Pikërisht këtu vjen e ngrihet kjo pyetje: Pse erdhi virusi vdekjeprurës nga shqiptarët e Italisë, nuk mund të karantinoheshin ata me një urdhëresë qeveritare? Ose, nuk mund të njoftoheshin paraprakisht botërisht ata me vendim qeveritar se “çdokush që vjen nga Italia apo nga një vend i prekur duhet të kalojë në karantinë?”

Fakti që kjo nuk ndodhi kështu, ne nuk mund të heqim nga rrjedha e mendimit logjik që kryeministri Rama e ka lënë me kast këtë “neglizhencë”, sepse edhe ai pjesë e korrupsionit kryeministror shqiptar është, kjo dihet, dhe sigurisht që do të kalojë nën akuzë. Domethënë, edhe ky ka pritur përshtjellimin e një paniku shoqëror në Shqipëri, por kryeministri aktual dihet se nuk është në nivelin patologjik të frikës nga ndëshkimi, sikurse dallon që është Berisha.

Por, shenjat janë që, korrupsionit kryeministror, nuk po i del falli për vdekje masive të shqiptarëve. Dhe, a e dini pse: sepse është dielli i Adriatikut që i ka mbrojtur në mijëra vjet shqiptarët, dhe ai po i mbron edhe sot e do t’i mbrojë gjithmonë. Natyra e ka ruajtur “me fanatizëm” mbijetesën e shqiptarëve, dhe ajo kështu do të vijojë ta mbrojë deri në amshim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. gimi

    17 Mars, 2020 at 1:32 pm

    Pas shume ,po shume kohesh lexoj nje artikull nga avokati ne te cilin nuk ndodhen termat Shba,USa etj etj

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Për “ligen”, bojkotin, qeveritë dhe futbollin

Publikuar

-

Nga

Nga Eduard Prodani 

Shqiperia nuk ka lige futbolli profesionist. Levizja per bojkotimin e kampionatit, me pretekstin e plotesimit te 4 kerkesave eshte thjesht nje manover e drejtuesve te FSHF e mbuluar si nje kerkese e 10 klubeve te kategorise superiore. Kjo eshte e dukshme dhe lehtesisht e argumentueshme. Ajo qe perpiqen ta klasifikojne si “lige” ne rastin me te mire mund te jete nje sindikate por qe duhet regjistruar si e tille. Si gjithmone edhe tani futbolli po manovrohet ne funksion te interesave politiko/elektorale. Veçse kohet e fundit vihet re se po perpiqen te perfshijne ne loje dhe sindikata apo para-sindikata qe natyrisht perdoren per t’i dhene ngjyrim vendimi kolektiv veprimeve qe çojne uje gjithmone ne te njejtet mullinj.

Po a jane te drejta kerkesat qe parashtrohen? Ne nje veshtrim te shpejte po. Pergjithesisht ato jane teknika legjislativo-fiskale te njohura qe perdoren per te bere te mundur terheqjen e financimeve ne futbollin profesionist si dhe per ta bere ate nje biznes me atraktiv. Por ato mund te perdoren edhe per te promovuar zhvillimin e infrastruktures ne futbollin e femijeve dhe per te promovuar levizjen amatore/olimpike. Natyrisht qe lloji dhe proporcionet ne te cilat ato aplikohen jane ne funksion te specifikave te ekonomise se cdo vendi, specifikave te levizjes sportive ne ate vend, te politikave qeveritare per sportin, etj. Po ç’eshte e gabuar me çka po ndodh?

Se pari, koha. Te shtrosh ne prag te nje fushate elektorale çeshtje futbolli qe mund dhe duhet te ishin trajtuar intensivisht ne te pakten 20 vitet fundit natyrisht qe nuk mund t’i shpetoje vleresimeve dhe etiketimeve si levizje politikisht e impikuar me njeren apo tjetren pale. E keqja e madhe e kesaj eshte se e deligjitimon dhe e fut ate ne listen e çeshtjeve qe ne menyre rutine ngrihen dhe lihen menjane ne momente te caktuara politike per t’ja lene trajtimin serioz gjithmone nje te ardhmeje qe s’dihet se kur do te vije. Dhe kjo e demton shume futbollin.

Se dyti, njerezit. Te drejtosh nje kerkese ultimative per perfitime fiskale ne funksion te nje te mire publike duhet me pare te jesh siguruar qe personat e ngarkuar per t’a bere kete ne publik te mos jene ne asnje rast te implikueshem me konflikte te mundshme interesi privat dhe aqe me keq perftimi nga pushteti qe i jepet. Ne rrethana dhe vende te tjera edhe mund te jete situate e kalueshme por jo ne Shqiperine e varfer dhe te abuzuar kaq shume. Aqe me teper kur tashme kemi zhvilluar ne perfeksion kulturen qe te mos merremi ne asnje moment me analizen e asaj qe thote nje individ por me kush eshte ai dhe c’mendojme ne per ate individ. Dhe kjo e kompromenton futbollin.

Se treti, legjitimiteti. Te kerkosh qe ekonomia dhe shoqeria te beje nje sakrifice financiare (aqe me teper ne kohe shume te paqarta) per nje grup sipermarresish duhet qe me pare t’i kesh bindur te gjithe se ky grup me profesionalizmin, angazhimin financiar dhe integritetin ka bere maksimumin e mundshem dhe ka ezauruar tere burimet mundeshme per zhvillimin e atij sektori. Natyrisht qe eshte shume e veshire t’a bindesh publikun qe futbolli shqiptar qeveriset me cilesi dhe integritet, se vizioni dhe puna e drejtuesve ka bere qe te hidhen bazat per rritje sasiore dhe cilesore te futbollit, se mungesa e njerezve ne stadiume vjen per faj te vete njerezve, se ne te vertete nuk ka trukime ndeshjes, se fondet e perfituara nga FIFA/UEFA jane perdorur me efikasitetin maksimal, etj, etj. Dhe kjo krijon pesimizem per futbollin.



Ndonese trajtuar shume shkurt, keto me siper po dhe te tjera me bejne te besoj se bojkoti i shpallur kaq papritur nga “liga” ndoshta mund edhe te arrije te sjelle te mira per ndokend po sigurisht jo per futbollin dhe per ata qe e duan me pasion kete loje.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Luftën do ta fitojmë me këto që na ndodhen

LEXO EDHE:  Shqiptarët, raca më e pastër në Europë, sipas Gjenetikës

Po qeveria? Fajtoret kryesore per situaten e futbollit sot ne fakt jane qeverite. Jo se nuk kane dhene para per futbollin. Por sepse sepse kane lejuar situaten qe futbolli te bjere ne duart e kujtdo qe i ka rene rruga andej, qe ka patur nevoje te promovoje pozicionin e tij shoqeror, qe ka dashur te pervetesoje asete publike, qe ka ditur te trukoje ndeshje, qe ka dashur ta vere ne funksion te perfitimeve elektorale, etj etj.

Sado qe kjo gjendje mbartet prej 25-30 vitesh dhe duket sikur tashme eshte kalçifikuar nuk eshte kurre vone. Kesaj situate mund t’i jepet fund shume kollaj. Qeveria ka sovranitet mbi futbollin ashtu si dhe per çdo sektor tjeter te veprimtarise ekonomiko-shoqerore.

Politika komode se futbolli mund te lihet te zhvillohet nga iniciativa private nuk funksionon. Futbolli ne Shqiperi nuk mund te jete biznes si tregetia, ndertimi, arsimi, e te tjere si keto se paku ne 10-15 vitet e ardheshme. Futbolli ne Shqiperi duhet trajtuar dhe rregulluar si nje biznes social sepse te tille e ka natyren e tij te vertete dhe keshtu mund te vihet ne rrugen e zhvillimit ne kete vend. Shqiperia e ka nje ligj per biznesin social dhe nuk ka pse te mos adoptoje dicka te pershtateshme edhe per futbollin.

E thene ndryshe futbolli ka nevoje per reforme qe nuk zgjidhet dot me nje apo dy akte burokratike qofshin keto edhe ligje te mbushura me paragrafe standarte te kopjuara poshte e lart. Futbolli ka nevoje per vullnet politik reformator, larg plagjiaturave. Natyrisht qe kjo kerkon energji njerezore dhe materiale jo te vogla. Po per nje futboll te vertete ja vlen te sakrifikosh. Ka ardhur koha qe dikush duhet te projektoje rilindjen sportive te Shqiperise.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Kaç Islami, Imami, Luan Rama, Ceka e Lesi, llum plehrash që gjoja janë bërë me PD-në

Publikuar

-

Nga

Kaç Islami, Imami, Luan Rama, Ceka e Lesi, llum plehrash që gjoja janë bërë me PD-në

Nga Myslim Murrizi

Nuk ka hipokrizi me te madhe sesa te lexosh disktutimet histerike dhe shpalljen grusht shteti te 14 shtatorit 1998 nga Ceka, Imami, Islami, Lesi dhe Luan Rama dhe prej vitit 2005-2013 te gjithe ishin ne pushtet me PD, partine qe e shpallen bande terroriste dhe kerkonin eleminimin e saj me 14 shtator 1998

Nuk ka turp me te madh dhe tallje e fyerje me bastarde sot per çdo DEMOKRAT te atyre viteve kur i sheh qe Kaç Islami, Imami, Luan Rama, Ceka e Lesi jane bashke me PD gjoja si “ opozite” e bashkuar kundra qeverise se ps



Dhe nuk ka teater me te peshtire per hipokritet qe perjashtuan nga PD Azem Hajdarin me date 9 janar 1997 dhe per te gjithe ish spiunet e sigurimit qe kurre nuk guxuan te kerkojme te pakten nje 12 shtator te vetem pas atij te vitit 1998 FALJE , ndaj te ndjerit Azem Hajdari

LEXO EDHE:  Shqiptarët, raca më e pastër në Europë, sipas Gjenetikës

LEXO EDHE:  Nga Ylli Rakipi/ Njerëz, lëreni Edi Ramën, me maskën e skaduar 9 vjet më parë!

Si ish deputet i viteve 1997-2001 dhe si ish koleg me Azem Hajdarin ne parlament 1997-1998 ndjehem i fyer kur shoh si “ shpetimtare” te PD sharlatane dhe plehra qe ispiruan rrevolucionin komunisto-kriminal te marsit 1997, felliqesira qe dilnin me 3 gishta ne Vlore, palaço qe ju thonin Demokrateve do ju thyejme kafkat, gjeneral me uniforme mbi tanke, dhe ish ministra te qeverise Nano 1997-2005 qe festonin te ekzaltuar ne delir me 12 shtator 1998

Kjo tregon me se miri qe: llumi politik ne shqiperi prej 30 vitesh jane e njenjta tufe, por per te vjedhur e mashtruar shqiptaret, bejne sikur “ zihen” per te ruajtur karriket e pushtetit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse na duhet Ilir Meta kryeministër/ Mesazhi i koduar për Bashën dhe detaji i fshehur nga Presidenti

Publikuar

-

Nga

Pse na duhet Ilir Meta kryeministër/ Mesazhi i koduar për Bashën dhe detaji i fshehur nga Presidenti

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet zyrës së tij të shtypit dhe duke përdorur disa media rreth tij ka hedhur ditët e fundit një shashkë, duke pretenduar se ai mund të jetë kryeministri i Shqipërisë.

Një sinjal i fortë për Lulzim Bashën, ku Meta tregon qartë se pazari i tij me kreun e Republikës së re nuk do të jetë thjeshtë disa ministra ashtu siç e kishte me Berishën, apo me Ramën.

Me të parin zv.kryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër Ekonomie. Me të dytin kryetar Kuvendi.

Tani kërkon zv.kryeministër, ministër i Brendshëm, ose direkt kryeministër. Varet nga votat që do të ketë LSI-ja në zgjedhjet e 25 prillit 2020, që mesa duket do të jenë një grusht dhe më pak sesa kurrë.

Gjithësesi Ilir Meta na duhet Ministër i Brendshëm edhe zv.kryeministër. Na duhet zv.kryeministër që të kontrollojë ministrat e tjerë për 7%-shat e projekteve që ti japin dhe firmat që duhet të hedhin, kur ai t’iu trokasë në zyrë, siç i trokiti Dritan Priftit.

Na duhet ministër i Brendshëm sepse është miku i trafikantëve të drogës. Miku i klement Balilit që e bëri drejtor, Eskobarit të Ballkanit, i cili ishtë një përfaqësues zyrtar i LSI-së në Sarandë.

Miku i trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu dhe i shumë e shumë hajdutëve dhe banditëve të tjerë që vijnë vërdallë dhe mbijetojnë, thjeshtë dhe vetëm sepse Ilir Meta iu jep strehë, iu jep kurajo, iu jep mbështetje.

Prandaj dhe Ilir Meta na duhet në këto pozicione. Këto dy gjëra ne i dimë.

Dimë edhe skandale të tjera, korrupsione pushteti, mesazhe për 200 mijë euro, hetime të mbyllura ndaj tij, një vesh shurdh apo një sy qorr, por edhe histori që fillojnë përtej vitit 90, atëherë kur u shfaq si student, por që diku fshihet një dokument që tregon se Ilir Meta ka qënë një vegël e vogël e regjimit të asaj kohe.

Prandaj dhe na duhet ministër i Brendshëm. Për të mësuar deri ku shkon ky njeri, i cili prej 30 vitesh luan në politikën shqiptare fort, thjeshtë dhe vetëm sepse ka mbështetjen e krimit, të drogës, të korrupsionit, të bandave dhe gjithçka ka bërë në këto vite për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij.



Dhe kur atëherë ka qënë i zhytur dhe duhej të qërohej një herë e mirë nga politika, u shpëtua për të mbijetuar të tjerët, se duke u tërhequr zvarë apo duke u mbytur, ai mund të mbyste të gjithë anijen.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Luftën do ta fitojmë me këto që na ndodhen

LEXO EDHE:  Shqiptarët, raca më e pastër në Europë, sipas Gjenetikës

Në fakt do të ishte më mirë, të ishte mbytur anija dhe të ishte prodhuar një e re, sesa me vrima e shpuar, një anije që fut ujë nga të gjitha anët vazhdon të lundrojë sa herë me karburantin e Rilindjes, e sa herë me karburantin e Partisë Demokratike.

Në fakt na duhet Ilir Meta Ministër i Brendshëm, na duhet që të na rrëfejë për 30 vite korrupsionin në politikë, të na rrëfejë sesi nga hiçi është bërë njeriu më i pasur në Shqipëri. Të kesh çdo post politik dhe publik dhe nga ana tjetër të dalësh përballë shqiptarëve, apo edhe aleatëve dhe kundërshtarëve politikë me kërcënimin se ti mund të bësh gjithçka, se ti je aty, se ti je faktori kryesor, nxjer dhëmbët si të jetë hero kur në fakt ai është përfaqësuesi i llumit./ CNA.al

“Bomba” që Ilir Meta hodhi në këmbët e Lulzim Bashës

Ilir Meta, presidenti i trafikantëve të drogës

Televizioni i trafikantit të drogës, Xhemail Pasmaçiu: Meta lë presidencën një ditë pas zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE