Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Është më mirë që po vijojnë të kacafyten si më parë

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Është më mirë që po vijojnë të kacafyten si më parë

Publikuar

-

Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë, janë të shumtë ata udhëheqës apo njerëz te famshëm, që e konsiderojnë luftë përballjen globale me korona virusin. Dhe e tillë duhet të jetë, po të kesh parasysh se shumë fenomene, që na janë rishfaqur tani, kishin ndodhur për herë të fundit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq, rreth 200 vjet më parë, Klauzeviçi shkruante se lufta nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimi i politikës me mjete te tjera.

Në rast se do t’i besonim atij, i bie që janë të kota thirrjet apo klithmat e shumë mjekëve, infermierëve apo njerëzve të thjeshtë për t’i lënë mënjanë debatet politike në këtë kohë qameti.

E para, sepse është e sigurt që nuk do t’i bindet kush, ngaqë Shqipëria me shumë gjasa është shembull fanarndriçues në planet për këtë çështje. Një shtet, ku çdo gjë vijon njësoj si më parë. Ndaj edhe asnjeri nuk ka ka pse investohet në një nismë, e cila e ka zero mundësinë e suksesit.

Por, më e rëndësishmja, sepse po të ndalej zulma e zakonshme e kacafytjes së shpifur politike, atëherë shqiptarët e futur në karantinë, mund të mendonin vertetë se në këtë vend po afrohej apokalipsi. Dhe atëherë mund të futeshin realisht në një panik të paparashikueshëm.

Ndaj edhe ustallarët e vjetër të këtij zanati duhen lënë të bëjnë punën e tyre të përhershme, tamam sikur sot të ishim duke e festuar Ditën e Verës mes valleve dhe ballokumeve në rrugët e Elbasanit. Më shumë se konfirmim për thënien proverbiale të Klauzeviçit, është një provë tjetër e rëndësishme se nuk na kanë zhgënjyer asnjëherë, si në luftë, ashtu edhe në paqe.

Por ata thjesht nuk duhen dëgjuar dhe përfillur, duke mos shpenzuar asnjë sekondë dhe asnjë grimë energji për “shqetësimet” e tyre, të cilat nuk vijnë për shkak të izolimit dhe nuk kanë të bëjnë fare me luftën botërore dhe shqiptare ndaj COVID 19.

Shpëtimtarët tanë në këto ditë të vështira duhet të jenë mjekët, librat dhe NETFLIX-i.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Trishtim i madh!/ Dhurata Çupi: Çdo ditë në Mat dëgjojmë për njerëz që përcillen në banesën e fundit

Publikuar

-

Nga

Trishtim i madh!/ Dhurata Çupi: Çdo ditë në Mat dëgjojmë për njerëz që përcillen në banesën e fundit

Ish deputetja e PD-së Dhurata Çupi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se pandemia e koronavirusi ka shkaktuar pasoja të shumta në zonën e Matit.

Çupi thekson se në Mat dëgjohet përditë për njerëz që përcillen për në banesën e fundit, duke shtuar se populli matjan ndihet i braktisur.

“Trishtim i madh. Pandemia  është treguar e pamëshirshëme kudo në mbarë botën por  dhimbja që ka kapluar Matjanët nga kjo situatë êshtë e pamatë. Cdo ditë  degjojme se  përcillen për në banesën e fundit banorë të kësaj zone.

Askush nuk jep të dhëna zyrtare por numri qytetarëve që kanë humbur jetën, apo  vazhdojnë të jenë në numër të madh të prekur, nga ky virus në Mat, është i lartë.

Matjaneve po u behet jeta shume e veshtire, shume e pasigurte: Për shkak të ashpërsisë së këtij virusi;

Për shkak të pamundësisë për tu kuruar pasi tarifat e larta të medikamenteve ua pamundësojnë mjekimin.

Bluzat e bardha janë heronjtë e vërtetë të kësaj beteje, por numri i lartë i të prekurve nga pandemia, vështirëson shërbimin për pacientët.

Institucionet lokale e qendrore përgjegjëse bëjnë sikur punojnë duke bërë “një sy qorr e një vesh shurdh” përballë ambienteve publike plot, dështimit në identifikimin e rasteve të prekura ndërsa situata u ka dalë nga kontrolli.

Në një betejë globale, populli i Matit është i braktisur në mêshirë të fatit nga  të gjitha institucionet qê duhet të veprojnë për të parandaluar përhapjen dhe të identifikojnë këtë virus që po merr cdo ditë jetë njerëzish.

Është koha për të siguruar jetën e qytetarëve dhe jo për të bërë propagandë korruptive për suksese imagjinare.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pazaret Basha-Kryemadhi/ Patozi tregon kushtin: Sot do ishim me PD nëse…

Publikuar

-

Nga

Pazaret Basha-Kryemadhi/ Patozi tregon kushtin: Sot do ishim me PD nëse

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ishte i ftuar pasditen e sotme në ‘Top Talk” ku ka theksur se sot do të bashkëpunonte me PD nëse do respektonin listat e hapura.

Sipas Patozit, marrëveshjet që po bën PD dhe LSI janë pazare dhe demokratët kanë treguar se nuk duan ndryshimin por vetëm rotacion politik.

“Në do donim që PD dhe LSI, por më shumë PD që është më sfidante, të kishtë të njëjtën kauz me ne. Pra listën e hapur ta mbronte.

PD i ka treguar qytetarëve që kërkon rotacionin por jo ndryshimin. Ne do ishim me PD sot nëse do kishin një listë të hapur, dhe kjo do ishte goditja e parë për ta shkriftuar situatën”, tha ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi zbulon ku do të kandidojë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi zbulon ku do të kandidojë

Astrit Patozi u shpreh se Bindja Demokratike do të ketë kandidat në çdo qark dhe në zgjedhjet e 25 prillit do të hapin 100% listat.

Koordinatori i Bindjes zbuloi se ku do të kandidojë vetë, duke thënë se Qarku i Tiranës është mundësia më e madhe, ku shtoi se ky është një vendim që do të diskutohet edhe me anëtarët e tjerë.

“Ne i kemi listat e hapura brenda nesh. Ne ndryshojmë sepse ata janë mbledhur në listën e sigurt në dhomën e PD me aleatët për të siguruar një mandat. Ne do të kemi një angazhim solem dhe këtë e kemi kusht të panegociueshëm dhe bëjmë koalicion vetëm me forca që janë njësoj si ne. Me shumë gjasa, ne ende nuk kemi marrë një vendim, ne do ta vendosim bashkarisht por logjika e formimit tim më çon që do të kandidoj në Tiranë për t’i dhënë një impuls fushatës, por edhe sepse unë kam lindur në qarkun e Tiranës.

Ne do jemi me 140 deputet madje edhe më shumë. Ne do të kandidojmë në çdo qark”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE