Connect with Us

“Mund të krijohet kolaps psikologjik”/  Dom Gjergj Meta mesazh mediave dhe qeverisë, çfarë sugjeron

Sociale

“Mund të krijohet kolaps psikologjik”/  Dom Gjergj Meta mesazh mediave dhe qeverisë, çfarë sugjeron

Publikuar

-

Dom Gjergj Meta ndërsa reagon në lidhje me situatën e krijuar për shkak të koronavirusit i drejton një mesazh të fortë mediave por edhe qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Dom Gjergj Meta shkruan se dy trauma njëra poas tjetrës, tërmeti dhe koronavirusi, mund ta cojnë vendin në kolaps psikologjik, prandaj duhen marrë masa.

Ai këshillon mediat të japin sa më pak pamje të rrugëve të braktisura, ndërsa Qeveritarët, thekson ai duhet të marrin masa që të mos mungojë sapuni dhe uji, kurse mjekët të japin këshilla se si dhe pse të lahen duart.

“Qeveritari sapunin, mjeku këshillën …

Po përjetojmë dy trauma njëra pas tjetrës: tërmeti dhe koronavirusi.
Në këtë pikë, përveç asaj trupore, ka shumë rëndësi higjena psiko-shpirtërore.

Prandaj, duke ndjekur me kujdes se si po administrohet situata nga mediat, por edhe nga ana e qeverisë, kam dy sygjerime modeste për mediat dhe për qeverinë që mund të rregullohen pa shumë mund.

Ju lutem mediave të transmetojnë sa më pak rrugë bosh, lokale të mbyllura, njerëz të frikësuar, sa më pak fjalë që shkaktojnë panik e terror.

T’i japin sa më pak hapësirë polemikave në këto momente. Ndikojnë negativisht në psiken dhe në humorin e njerëzve që janë tashmë të rënduara.

Ju lutem mediave gjithashtu mos i jepni hapësirë kërcënimit verbal qoftë edhe kur vjen nga qeveritarët, sepse panikut tashmë ekzistues i shtohet një lloj agresiviteti psikologjik i gjuhës. Nuk e keni idenë se sa negative është tek njerëzit dhe sa rëndon.

Ne nuk jemi një popull kriminelësh që nuk merr vesh. Po sillemi me shumë dinjitet. Pak të papërgjegjshëm nuk janë gjithë populli dhe këta mund të izolohen pa pasur nevojë të kërcënohen të gjithë.

LEXO EDHE:  Bashkia e Tiranës nuk heq dorë/ Teatri i ri kombëtar në planet e 2020-2022

Jepuni hapësirë të dashur gazetarë këshillave të mjekëve duke i ftuar apo duke i intervistuar ato sa më shumë. Nuk mund të improvizohemi të gjithë mjekë as unë që jam prift e as qeveritarët.

Qeveritarët të marrin masa që të mos mungojë sapuni dhe uji, kurse mjekët të japin këshilla se si dhe pse të lahen duart.

I ftoj ata që udhëheqin: Merrni vendime zotërinj shtetarë, por pa pasur nevojë t’i komentoni me mimikë apo me fjalë boshe apo më keq akoma kërcënuese. Masa flet vetë nuk ka nevojë ta komentosh apo më keq akoma t’i shtosh kërcënimin verbal. Është edhe antijuridike, përveçse rëndon situatën psiko-shpirtërore të atyre njerëzve që janë të mbyllur e të izoluar nëpër shtëpitë e tyre.

Duhet të dini se njerëzit po e përballojnë me dinjitet situatën, por mund të krijohet një kolaps psikologjik i pariparueshëm nëse nuk kemi kujdes se çfarë transmetojmë e si flasim.

Tani kemi nevojë të ndjehemi një komb e të ndjehemi bashkë. Kemi nevojë për fjalë inkurajuese dhe që na japin shpresë dhe jo për propagandë. Nëse shkojmë edhe drejt kolapsit psikologjik do të jetë e vështirë më pas koha e rimarrjes. Ta kalojmë të gjithë bashkë.

Është koha për shpresë e përgjegjësi!

Kurajo!”shkruan Dom Gjergj Meta./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ambasada Amerikane uron Ditën e Verës/ Kjo periudhë e vështirë do të kalojë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria pret Ditën e Verës në “shtetrrethim”, për shkak të koronavirusit.

Megjithatë, Ambasada Amerikane ka bërë një urim në këtë ditë vere.

Në një mesazh në faqen zyrtare, Ambasada e SHBA shkruan të mirëpresim verën me krahë hapur, pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë.

“Gëzuar Ditën e Verës! Ambasada e SHBA i uron të gjithëve një ditë vere të qetë dhe të sigurtë në shtëpi! Pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku, me krahë dhe zemra të hapura”, shkruan ambasada Amerikane.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fotot me dron nga CNA.al-Tirana më e “pabindura”/ Qytetarët nuk qëndrojnë në shtëpi, por dalin shëtitje nga liqeni

Publikuar

-

Nga

Numri i personave të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri tashmë ka arritur në 38, ndërsa kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme deklaroi se duhet të jemi të përgatitur pasi numri mund të rritet.

Ndërkohë, qeveria ka ndërmarrë masa drastike për të kufizuar lëvizjet, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e Covid-19, si dhe iu ka bërë apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, që të shmangen kontaktet me njëri-tjetrin.

LEXO EDHE:  Bëhet gati SPAK/ Qeveria me “dorë të hekurt” ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave

LEXO EDHE:  Bashkia e Tiranës nuk heq dorë/ Teatri i ri kombëtar në planet e 2020-2022

Por, pavarësisht masave ekstreme dhe apelit të qeverisë por edhe profesionistëve, duket se qytetarët e Tiranës janë më të pabindurit.

CNA.al sjell më poshtë fotot me dron, të cilat tregojnë se shumë qytetarët të Tiranës jo vetëm nuk kanë qëndruar në shtëpi sipas udhëzimeve, por kanë dalë shëtitje nga liqeni./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkon në 38 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 38.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri të ditur në një komunikim publik, se deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara.

Nga personat që kanë rezultuar pozitiv, 12 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina); 2 prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 22 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste

LEXO EDHE:  Bashkia e Tiranës nuk heq dorë/ Teatri i ri kombëtar në planet e 2020-2022

LEXO EDHE:  Kryemadhi takim me LRI/ Puna jonë do të jetë në kontakt me njerëzit

“Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19. Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!”, tha Fico.

LEXO TE PLOTE