Connect with Us

“Mos dilni, shpëtoni jetë”/ Pandeli Majko apel të fortë qytetarëve

Politikë

“Mos dilni, shpëtoni jetë”/ Pandeli Majko apel të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Edhe Ministri për Diasporën, Pandeli Majko i ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve, për të respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Majko shkruan se shqiptarët duhet të fillojnë të riorganizojnë mënyrën e jetës dhe mos lodhen nga ndryshimi i së përditshmes pasi kjo situatë nuk është çështjë ditësh.

Ai shprehet se jetë në këtë rast mund të shpëtohen duke kufizuar lëvizjet.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën emergjencën kombëtare! Bota ka hyrë në një periudhë gri, ku e padukshmja është bërë e dukshme, me statistikat e njerzve që po humbin jetën!

Kjo që po ndodh është një përballje e jetës me një situatë virusale globale për të cilën parashikimet janë kontradiktore.
Kjo situate nuk eshte ceshtje ditesh!

Filloni të mendoni për organizimin e jetës së përditshme në rrethanat e krijuara.

Mos u “lodhni nga e perditshmja e ndryshuar! Kjo eshte prove per cilindo dhe jo nje situate qe mund te kalohet me “sportivitet”!

LEXO EDHE:  Dita e Çlirimit/ Majko: Flamuri ynë flet gjuhën e të rënëve për atdhe!

Në Itali para 3 javësh kishte 16 të prekur, sot mbi 15,000 ku lëvizja dhe komunikimi rezultoi shkaktari kryesor i përhapjes, çka po çon në bllokimin e sistemit shëndetsor!”-shkruan Majko.

Më tej, ai thekson se këshillat e shkollës fillore tani rikthehen për cilindo për ajrosjen e rregullt të ambientit ku jeton, për lajren e duarve dhe ndihmën ndaj të moshuarve që të mos dalin dhe të publike.

Gjithashtu ai shkruan se lejohet të shkosh në Farmacinë, Ushqimoren më të afërt, duke shmangur ecjen afër personave të tjerë, me maskë e me doreza, në radhë duke respektuar distancën jo nën 2 m nga personi tjetër‼

“Trajto me përgjegjshmëri çdo sjellje tënden që ndikon te higjena e të tjerëve, në shtëpi, pallat, lagje, ambient të mbyllur!

SHpëtohen jetë duke kufizuar lëvizjen dhe mundësitë e transferimit, përcjelljes, përhapjes së virusit që mund të jetë kudo pa e kuptuar por që shkakton pasoja të ndryshme në persona, mosha”-shkruan Majko./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Si do të zgjidhen gjyqet e Top Channel në Gjykatën e Lartë?!

Publikuar

-

Nga

CNA.al ka paralajmëruar disa herë një problematikë në lidhje me aksionet, përplasjet dhe gjyqet e pafundme të një prej aksionerëve të Top Channel dhe të Top Medias, Vjollca Hoxha, e cila po përplaset dyerve të gjykatave me aksionerët e shumicës, Albert Sino dhe Aurel Baci. Apo edhe dhjetëra ish-bashkëpunëtorë të të ndjerit Dritan Hoxha. Me aksionerët e Digitalb e të tjerë bashkëpunëtorë të ngushtë.

       Dritan Hoxha dhe bashkëpunëtorët

CNA.al do të vijojë të sjellë ditë pas dite dosjen e plotë të këtyre gjyqeve, të këtyre skandaleve kryesore që kanë ndodhur në Gjykata, në të gjitha nivelet e tyre në lidhje me gjyqet e Vjollca Hoxhës.

Por, sot po përqëndrohemi në një tjetër pikë. Dje ka bërë betimin në në Presidencë, si anëtar i Gjykatës së Lartë Ervin Pupe, baxhanaku i drejtorit të Top Channel, Ben Blushit.

Kujtojmë këtu se kur kishte një përplasje të madhe mes aksionerëve të shumicës në Top Channel, në atë kohë televizioni sulmoi në mënyrë barbare dhe të pamëshirshme disa gjyqtarë, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe në të njëjtën kohë drejtori i Top Channel, Ben Blushi u fotografua me Ardian Dvoranin, të vetmin anëtar të ngelur deri një ditë më parë në Gjykatën e Lartë.

Tani kësaj Gjykate i shtohet edhe

           Ben Blushi, Ardian Dvorani

baxhanaku i Ben Blushit, Ervin Pupe, apo edhe dy anëtarë të tjerë që Top Channel iu ka mbajtur “ison”dhe nuk ka ndërhyrë fare për të thënë asnjë fjalë të vetme se kur do bëhet Vettingu i këtyre tre personave që do të kapin Gjykatën e Lartë. Vettingun atyre do tua bëjë Ardian Dvorani, i Ben Blushit.

Pra, Dvorani do të bëjë Vettingun e baxhanakut të Ben Blushit, i cili më pas do të bëjë Vettingun e Dvoranit për ta çuar atë në Gjykatën Kushtetuese.

Por, përtej këtij skandali proçedurial, sot Gjykata e Lartë ka disa anëtarë dhe dy prej tyre janë në skemë të drejtpërdrejtë, të fotografuar dhe me lidhje familjare me Ben Blushin, pa folur pastaj dhe për ata që Top Channel i mban “ison”.

LEXO EDHE:  Habit Paloka, PD nuk donte, na e kërkuan qytetarët protestën

LEXO EDHE:  Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/Ushtarët i bëre fshesaxhinj! Po veriu të bën alergji?!

          Sokol Sadushi, Ervin Pupe, Ilir Panda

Si do të veprohet me gjyqet e Top Channel? Kush do ti shqyrtojë çështjet e padive të shumta dhe priocedurat që po ndiqen në gjykata dhe që pa asnjë dikutim do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë? Dosjeve skandaloze kush do t’iu vërë vulën? Ardian Dvorani, baxhanaku i Blushit, apo ata që Top Channel iu mban “iso”, duke mos thënë asnjë fjalë dhe duke heshtur për një skandal procedurial?!

A nuk është kjo një kapje e sistemit të drejtësisë? A nuk është kjo një garanci që mund të hedhë poshtë Reformën në Drejtësi edhe për një shkak të tillë? Sesi individë të caktuar, me lidhje okulte, do të kenë në dorë të gjykojnë çështje me dhjetëra million euro, aksione dhe pasuri.

Të gjithë të lidhur me Top Channel, ku Ben Blushi është drejtor dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë i ka familjarë apo miq të tij personal.

Dhe janë këta persona që pritet që në Shqipëri të vënë drejtësi për çështjet e Top Channel dhe ata që janë përballë me Vjollca Hoxhën. Dhe duket se në fund të tunelit aspak nuk ka dritë për drejtësinë./ CNA.al

Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Si gjyqtarë pa vetting do të kapin Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen

Baxhanaku i Ben Blushit anëtar i Gjykatës së Lartë

Dorëheqje dhe shkarkime në Digitalb/ Vjollca Hoxha në “luftë” me aksionerët, gati për betejën e madhe me Aleksandër Frangajn

Dosja “Top Channel”/ Skandalet nga aksionet tek gjyqet dhe shantazhet

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Krenar për Shqiponjat tona!”/ Meta publikon foto të infermierëve te Infektivi

Publikuar

-

Nga

Në këto ditë të vështira, ku Shqipëria po përballet me betejen kundër koronavirusit, sytë e të gjithëve mbeten tek “heronjtë e kësaj “lufte”, që janë mjekët dhe infermierët.

Edhe presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një foto të infermierëve të Infektivit, duke shprehur kështu mirënjihjen për punën e tyre.

“Krenar për Shqiponjat tona!”-shkruan Meta bashkangjitur fotos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Monika Kryemadhi siç nuk e keni parë ndonjëherë/ Si po e kalon Ditën e Verës

Publikuar

-

Nga

Dita e Verës, si asnjëherë më parë i ka gjetur shqiptarët të mbyllur në shtëpi, masë kjo kundër përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Duket se nasave të qeverisë iu është bindur edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila këtë ditë po e kalon e mbyllur në shtëpi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se këtë vit Dita e  Verës festohet ndryshe, ndërsa thekson se me masat e duhura së bashku do tia dalim.

Krahas postimit Kryemadhi publikon edhe një foto, ku shfaqet duke hekurosur.

“Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.

LEXO EDHE:  Rama justifikon papunësinë me investimet private/ Irritohen qytetarët: Të punësuarit janë vetëm anëtar partie

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmetet/ Rama ultimatum prefektëve/ "I dua deri pasdite"

Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë.

Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ja dalim”-shkruan Kryemadhi.

LEXO TE PLOTE