Connect with Us

“Mësimi në RTSH edhe pas 23 marsit”/ Shahini: Një orë shtesë për maturantët, nuk ka pse të shtyhen provimet

Sociale

“Mësimi në RTSH edhe pas 23 marsit”/ Shahini: Një orë shtesë për maturantët, nuk ka pse të shtyhen provimet

Publikuar

-

Pavarësisht situatës së krijuar për shkak të koronavirusit, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka deklaruar sot se nuk është marrë asnjë vendim për shtyrjen e provimeve të maturës pasi nuk ka arsye.

Në një komunikim public, Shahini tha se mësimi në RTSH do të vijojë edhe pas 23 marsit thotë, ndërsa theksoi se ka kërkuar një orë shtesë për maturantët.

“Jemi në diskutim me RTSH për mënyrën më të mirë për të vazhduar përtej datës 23 mars. Ju me dije se deri tani nuk ka asnjë vendim për shtyrjen e provimeve të maturës për shkak se s’ka arsye.”-tha Shahini.

Më tej, ajo tha se “Përtej këtyre 2 orareve që na i ka dhënë RTSH në dispozicion për të transmetuar leksione dhe përtej leksioneve të lëndëve të caktuara, ideja është që të bëjmë shumë më shumë dhe të kemi edhe programe të tjera që janë edhe argëtuese, edhe edhe edukative”.

LEXO EDHE:  Elton Deda në krye të festivalit të RTSH-së

Në fund të video-mesazhit të sotëm, Ministrja Shahini shprehet se transmetimi i leksioneve do të vijojë edhe të hënën, paçka se në kushte të zakonshme e hëna do të kishte qenë pushim për shkak të Ditës së Verës.

“Ngaqë jemi në kushte të jashtëzakonshme dhe nxënësit i kemi nëpër shtëpi, ne do të vazhdojmë transmetimin e zakonshëm nga ora 10:30-12:00 dhe nga ora 18:00-19:30. Për çdo leksion që humbisni në këto 2 orare, ju lutem vizitoni kanalin youtube të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, mbyll mesazhin e saj Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Më e keqja ende nuk ka ardhur”/ Rama ashpërson masat kundër koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në një dalje publike rreth mesditës së sotme ka paralajëruar të tjera masa të ashpra kundër përhpjes së koronavirusit.

Rama theksoi se do të ndalohet hyrja te parku i liqenit, për të shmangur kontaktin e njerëzve.

Po ashtu ai paralajmëroi se më e keqja ende nuk ka ardhur, dhe se ai ka për detyrë të thotë të vërtetë.

Po ashtu Rama tha se përhapja e koronavirusit është e pashmangshme dhe se masat shtrënguese merren me qëllim që të ngadalësohet përhapja. Kjo sipas kreut të qeverisë bëhet që të fitojmë kohë, ndërsa bota po vijon kërkimet për të gjetur një kurë dhe të presim që ngritja e temperaturave ta zbusë virusin.

Gjithashtu ai tha se nëse nuk shtrëngohen masat numri i personave që do të kenë nevojë të shtrohen në spital do të jetë shumë herë më i lartë se numri i shtretërve.

“Mund ti mbajmë dritaret hapur për ajrosjen e të fikim kondicionerët. Po kjo nuk do të thotë të dalim xhiro, si dje apo sot, ku kishte mjaftueshëm njerëz për të cënuar rregullat, apo buz liqenit në Shkodër ku mbrëmë ishte si kohë pushimesh. Nuk kemi kohë të vijojmë me sensibilizime, ndaj do ndalojmë frekuentimin në zonën e liqenit dhe në parqet reakreative. Sot kemi 38 të prekur, dy prej tyre një reanimacion. Më e keqja s‘ka ardhur akoma. Nuk dua t’ju fusë frikën, por duhet t’ju informoj. Nuk ju them asgjë të pakonsultuar me ekspertët. Para komunikimit marr miratimin e tyre. E vërteta është përgjegjësi parësore, ndaj përhapja e koronës është e pashmangshme. Pavarësisht se shifrat nga Merkel e Boris Johson duken alarmante, duhet kuptuar thelbi.

LEXO EDHE:  Elton Deda në krye të festivalit të RTSH-së

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Maturantët detyrohen të marrin pjesë në miting

Virusi prek shumë, pavrësisht nga masat, por duhet ngulitur se shumica do e kalojnë pa asnjë shenjë, e dyta, shumica do e kalojnë në shpi, e treta shumica e atyre që do bëhen për spital do shërohen. Masat shtrënguese janë të domosdoshme, sepse nëse nuk e ngadalësojmë përhapjen numri i atyre që do bëhen për spital do jetë shumë më I madh se sa shtretërit e këtë problem e kanë të gjithë”- u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kjo është formula e vetme”/ Mjeku këshillon qytetarët si të mposhtim koronavirusin, tre fjalët magjike

Publikuar

-

Nga

Profesionistët në Shqipëri vijojnë të japin mesazhe e këshilla për qytetarët në lidhje me situatën e krijuar për shkak të koronavirusit.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero kujton formulën e vetme me të cilën e gjithë bota po lufon kundër një armiku të padukshëm si koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Pipero i kujton të gjithëve rregullat bazë të higjienës, me tre fjalë që ai i quan magjike: Lani duart tuaja! Mjeku bën apel për kufizimin e lëvizjeve si dhe shton se paniku është aleati më i mirë i kësaj sëmundjeje!

Sot nuk eshte nje dite ndryshe!

Miremengjesi!

Sot per te gjithe ne nuk eshte nje dite ndryshe, ajo filloi dite me pare, filloi diten qe ne vendin tone u konfirmua rasti i pare me Coronavirus. Ishte apo nuk ishte i pari kjo ka pak rendesi, e rendesishme eshte qe ate e kemi tek ne si kudo tjeter ne europe dhe ne bote!

Degjoj shume pyetje qe fillojne me PSE! Mos pyesni ju lutem Pse?? Duhet se bashku ta veprojme sot, dhe te vazhdojme neser, neser e me tutje, deri sa ta mundim kete epidemi. Se bashku po, se bashku ja dalim!

Sot shume kush nga ju ka pyetur, cfar ndodhi mbreme, cfar ndodhi naten, cfar do ndodhe sot? E drejte! Njerezore eshte ! Mes nesh ka frike, por nuk duhet te kete kurre panik. Paniku eshte aleati me i mire i ketij virusi. Ky virus ka frike vetem kujdesin, vemendjen, maksimalizimin e kapaciteteve, mbeshtetjen e bluzave te bardha! E sidomos disiplinen!

LEXO EDHE:  Elton Deda në krye të festivalit të RTSH-së

LEXO EDHE:  Fitorja e së djathtës në Austri/ Ja mësimi që mund të nxjerrë PD

Sot ju keni shume pyetje, dhe keni shume te drejte. Ne kemi folur cdo dite me ju, jua kemi thene te gjitha besoj! Nuk e di sa na keni kuptuar, nuk e di sa jua kemi spjeguar, nuk e di a na keni degjuar te gjithe, POR na besoni, nuk ju kemi fshehur asgje! Natyrisht rastet jane shtuar dhe do shtohen, eshte vetem fillimi, por mos u trembni nga shifrat, ato ju sherbejne statistikave, epidemite kane ligjesite e tyre, ne duhet te dime ti perballojme dhe te zvogelojme demin!

Mos na paragjykoni sot ju lutem, as ne bluzat e bardha dhe as institucionet tona, kini durim, se bashku do ja dalim. Ka kohe per te na gjykuar!

Sot nuk eshte nje dite ndryshe, edhe pse ndryshon shume nga dje, dhe ju vazhdoni te keni shume pyetje, per te cilat une kam vetem nje pergjigje:

Kufizoni levizjet, kufizoni takimet, kufizoni vizitat dhe respektoni tre fjale magjike, vetem tre: Lani. Duart. Tuaja!”-shkruan Pëllumb Pipero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Mund të krijohet kolaps psikologjik”/  Dom Gjergj Meta mesazh mediave dhe qeverisë, çfarë sugjeron

Publikuar

-

Nga

Dom Gjergj Meta ndërsa reagon në lidhje me situatën e krijuar për shkak të koronavirusit i drejton një mesazh të fortë mediave por edhe qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Dom Gjergj Meta shkruan se dy trauma njëra poas tjetrës, tërmeti dhe koronavirusi, mund ta cojnë vendin në kolaps psikologjik, prandaj duhen marrë masa.

Ai këshillon mediat të japin sa më pak pamje të rrugëve të braktisura, ndërsa Qeveritarët, thekson ai duhet të marrin masa që të mos mungojë sapuni dhe uji, kurse mjekët të japin këshilla se si dhe pse të lahen duart.

“Qeveritari sapunin, mjeku këshillën …

Po përjetojmë dy trauma njëra pas tjetrës: tërmeti dhe koronavirusi.
Në këtë pikë, përveç asaj trupore, ka shumë rëndësi higjena psiko-shpirtërore.

Prandaj, duke ndjekur me kujdes se si po administrohet situata nga mediat, por edhe nga ana e qeverisë, kam dy sygjerime modeste për mediat dhe për qeverinë që mund të rregullohen pa shumë mund.

Ju lutem mediave të transmetojnë sa më pak rrugë bosh, lokale të mbyllura, njerëz të frikësuar, sa më pak fjalë që shkaktojnë panik e terror.

T’i japin sa më pak hapësirë polemikave në këto momente. Ndikojnë negativisht në psiken dhe në humorin e njerëzve që janë tashmë të rënduara.

Ju lutem mediave gjithashtu mos i jepni hapësirë kërcënimit verbal qoftë edhe kur vjen nga qeveritarët, sepse panikut tashmë ekzistues i shtohet një lloj agresiviteti psikologjik i gjuhës. Nuk e keni idenë se sa negative është tek njerëzit dhe sa rëndon.

Ne nuk jemi një popull kriminelësh që nuk merr vesh. Po sillemi me shumë dinjitet. Pak të papërgjegjshëm nuk janë gjithë populli dhe këta mund të izolohen pa pasur nevojë të kërcënohen të gjithë.

LEXO EDHE:  Skandali me maturantët/ Rama-Nikolla shkelin të drejtat e njeriut

LEXO EDHE:  Elton Deda në krye të festivalit të RTSH-së

Jepuni hapësirë të dashur gazetarë këshillave të mjekëve duke i ftuar apo duke i intervistuar ato sa më shumë. Nuk mund të improvizohemi të gjithë mjekë as unë që jam prift e as qeveritarët.

Qeveritarët të marrin masa që të mos mungojë sapuni dhe uji, kurse mjekët të japin këshilla se si dhe pse të lahen duart.

I ftoj ata që udhëheqin: Merrni vendime zotërinj shtetarë, por pa pasur nevojë t’i komentoni me mimikë apo me fjalë boshe apo më keq akoma kërcënuese. Masa flet vetë nuk ka nevojë ta komentosh apo më keq akoma t’i shtosh kërcënimin verbal. Është edhe antijuridike, përveçse rëndon situatën psiko-shpirtërore të atyre njerëzve që janë të mbyllur e të izoluar nëpër shtëpitë e tyre.

Duhet të dini se njerëzit po e përballojnë me dinjitet situatën, por mund të krijohet një kolaps psikologjik i pariparueshëm nëse nuk kemi kujdes se çfarë transmetojmë e si flasim.

Tani kemi nevojë të ndjehemi një komb e të ndjehemi bashkë. Kemi nevojë për fjalë inkurajuese dhe që na japin shpresë dhe jo për propagandë. Nëse shkojmë edhe drejt kolapsit psikologjik do të jetë e vështirë më pas koha e rimarrjes. Ta kalojmë të gjithë bashkë.

Është koha për shpresë e përgjegjësi!

Kurajo!”shkruan Dom Gjergj Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE