Connect with Us

Marrja e ilaçeve anti-inflamatorë mund të përkeqësojë COVID-19

Sociale

Marrja e ilaçeve anti-inflamatorë mund të përkeqësojë COVID-19

Publikuar

-

Autoritetet franceze kanë paralajmëruar se njerëzit nuk duhet të përdorin ilaçe anti-inflamatore nëse kanë simptoma të ngjashme me koronavirusin sepse kjo mund të përkeqësojë gjendjen e tyre.

Ministri i shëndetësisë i vendit, Olivier Véran, i cili është një mjek dhe neurolog i kualifikuar, thotë se “Marrja e anti-inflamatorëve si ibuprofen apo kortizon,  mund të jetë një faktor në përkeqësimin e infeksionit. Ai këshillon që në rastin e etheve të përdoret paracetamoli.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë ilaçet anti-inflamatore, në sëmundjet infective kanë tendecë të zvogëlojnë përgjigjen e sistemit imunitar të trupit.

Pacientët francezë janë detyruar të konsultohen me farmacitë që nga mesi i janarit nëse dëshirojnë të blejnë qetësues, përfshirë ibuprofen, paracetamol dhe aspirinë, për të kujtuar rreziqet.

LEXO EDHE:  Shenjat që tregojnë se duhet të mbani fëmijët tuaj larg ekraneve

Jean-Louis Montastruc, drejtuesi i farmakologjisë në spitalin Toulouse, i tha radios RTL: “Ilaçet anti-inflamatore rrisin rrezikun e komplikimeve kur ka ethe ose infeksion.”

Ministria franceze e shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se numri i rastit të koronavirusit në vend ishte rritur me 800 brenda 24 orëve. Véran tha se kishte 3,661 raste të konfirmuara që kishin çuar në 79 vdekje. Nga të sëmurët, 154 persona janë në kujdes intensiv.

Véran tha në konferencën e tij të përditshme se evolucioni dhe përhapja e virusit ishte “e shpejtë dhe e vërtetë”, por që 98% e atyre që kishin testuar pozitivisht ishin shëruar, shkruan “The Guardian”/ CNA.al

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Sindikata e Infermierëve letër kryeministrit Rama/ “Kalo një pagë shpërblim”

Publikuar

-

Nga

Sindikata e lnfermierëve të Shqipërisë i ka nisur një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku kërkon një rrogë shtesë për këtë kategori të personelit shëndetsor që po përballet me betejën e koronavirusit.

Në letër thuhet se kjo do të shërbejë si motivim dhe shpërblimi tu kalohet në llogarinë personale në momentin më të afërt të mundshëm.

Kujtojmë që kryeministri Rama 4 ditë më parë vendosi në mbledhjen e qeverisë që t’u japë nga një mijë euro plus rrogë shtesë ndërkohë që për sanitarët dhe shoferët e autoambulancave 500 euro plus gjatë COVID-19.

Kerkese e hapur

Kryeministrit te Shqiperise, z. Edi Rama.

“Pershendetje! Ju falenderojme per masat e marra dhe per vleresimin e bere per punonjesit e shendetesise, te cilet jane heronjte e vertete te kesaj lufte. Ju vleresuat pararojen e kesaj lufte, por te gjithe jane heronj te vertete sot per sakrificat qe bejne ne realizim te misionit te tyre. Neqoftese kishim nje Nene Terza e Kalkutes, sot te gjithe keta jane Nene Terezat e Shqiperise. Ne kerkojme qe per nje motivim me te madh, por edhe per plotesim te nevojave te tyre ne keto dite t’u jepet nje page shperblim dhe kjo t’u kaloje ne llogarite personale ne momentin me te afert te mundshem. Kjo do te ndikoje sadopak ne perkushtimin e tyre ne balle te kesaj lufte. Ju falenderojme per mirekuptimin SISH”.

LEXO EDHE:  Ushqimet mos i përzieni kurrë me ilaçe!

LEXO EDHE:  Toni i moderuar apo ai i vrazhdë, është mënyra më e mirë për t’u marrë vesh me adoleshentët?/ Ja çfarë thotë studimi

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Isuf Kalo këshillon diabetikët/ “Mos pini lëng limoni, ka sheqer”

Publikuar

-

Nga

Doktori i njohur Isuf Kalo ka dhënë këshilla për diabetikët teksa foli për koronavirusin, për të cilin tha se i vjen keq që u nënvlerësua në fillim.

Kalo e cilëson koronavirusin e ri të ngjashëm me Sarsin dhe Ebolën, ndërsa deklaroi se askush nuk e di sa mund të zgjasë.

Sipas tij, më të rrezikuarit nga ky virus janë diabetikët, të cilëve i kërkoi publikisht të mos pijnë lëng limoni, ashtu sicc është raportuar në media.

“Kur kam qenë në drejtim të departamentit të sëmundjeve diabetike në QSUT pata krijuar dy gjëra, që aplikohen dhe tani, konsultat telefonike, që e pashë në Francë. Është konsultë telefonike, në këto dy ditë kam pas më shumë se 60 veta, që më kanë marrë në telefon për të më pyetur, ku shumica e tyre janë të moshuar. Kjo u kursen të sëmurëve kohë për të vajtur te specialistët. Diabeti është demostruar se ata që kanë qenë më rëndë kanë me diabet, të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese. Shpresa jonë e luftës kundër këtij virusi është reagimi i organizmit të njerëve, këtë duam të fitojmë, ne nuk kemi armë për ta vrarë. Ne duam që trupi të rezistojë. Ekuilibri i mirë i diabetit shton rezistencën. Këta besojnë se vitamina C do t’i shpëtojë dhe pinë lëng limoni, por që kjo rrit menjëherë sheqerin”, u shpreh ai në emisionin “Kjo Javë”.

LEXO EDHE:  Ushqimet mos i përzieni kurrë me ilaçe!

LEXO EDHE:  “82.2% ndjekës falsë - 85.6 % votues false”/ Ish deputeti masakron Veliajn

Doktori tha se diabetikët duhet të pijnë ujë herë pas here që gojën ta mbajnë të lëngshme mos e lënë të thatë dhe ata që përdorin insulinë ta vazhdojnë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Shqiptarët mesazhe sensibilizuese si italianët/ Dalin në ballkone dhe duartrokasin njëherazi

Publikuar

-

Nga

Duke marrë si shembull italianët, qytetarët në kryeqytet kanë organizuar një gjest sensibilizues dhe mbështetës për njëri-tjetrin, mjekët dhe infermierët.

Qytetarët kanë dalë në ballkonet e banesave të tyre në orën 17:30 dhe kanë duartrokitur njëherazi, si për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit dhe për t’i thënë se do ta kalojmë së bashku këtë betejë me koronavirusin e ri.

Ky moment u transmetua edhe nga mediat në vendin tonë. Ndërkohë, kujtojmë se dje në Itali banorët dolën në ballkone dhe dritaret e banesave dhe kënduan në kor. / CNA.al

LEXO TE PLOTE