Connect with Us

Lajm i mirë nga Kina/ Vetëm katër raste me koronavirus në epiqendrën e pandemisë

Bota

Lajm i mirë nga Kina/ Vetëm katër raste me koronavirus në epiqendrën e pandemisë

Publikuar

-

Shpërthen një tjetër sëmundje në Kinë/ 3,245 persona të infektuar me “ethe mesdhetare”

Kina, vendi i parë ku i shfaq koronavirusi, tashmë po del nga kthetrat e Covid-19.

Mediat shkruajnë se dje në Ëuhan, epiqendra e pandemisë, janë shënuar vetëm katër raste.

Komisioni sanitar kombëtar kinez, thotë se bëhet fjalë për nivelin më të ulët të personave të prekur, që kur nga janari filloi mbledhja e statistikave.

Të premten, Kina ka shënuar 11 raste të reja me koronavirus dhe 13 të vdekur, të gjitha në Hubei, provinca epiqendër e epidemisë. Sipas autoriteteve, ka pasur dhe 17 raste të dyshuara, 1430 persona kanë lënë spitalet.

LEXO EDHE:  Pas dy ditëve qetësi/ Rikthehen rastet e reja të të infektuarve në Krujë

Po ashtu ka pasur edhe një rënie të pacientëve në gjendje kritike, ndërsa përqinja e personave të shëruar është rritur në 81%.

Kompania Apple ka mbyllur të gjitha dyqanet jashtë Kinës, në gjithë botën. CEO Tim Cook tha se Apple ka rihapur të premten 42 dyqane në Kinë, të vetmet që do të qëndrojnë të hapura./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rritet numri i infektimeve në Kosovë/ Humbin jetën 5 persona

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i infektimeve në Kosovë/ Humbin jetën 5 persona

Rritet përsëri numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë! Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me virusin 445 persona dhe janë regjistruar 5 viktima.

Ditët e fundit shifrat e infektimeve në vend vetëm po rriten, ndërkohë që numri i viktimave është i njëjtë me ditën e djeshme.

Numri total i infektimeve ka shkuar 68.351, ndërkohë që ai i viktimave është 1.592 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

LEXO EDHE:  Situata shqetësuese nga Covid/ Erion Dasho: Kurbat e çuditshme janë fryt fantazie

LEXO EDHE:  Koronavirusi dhe festat e mëdha/ Cilat janë rreziqet për shtimin e infektimeve

Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

EMA miraton me urgjencë vaksinën J&J/ Shkon në katër numri i vaksinave autorizuara në Evropë

Publikuar

-

Nga

EMA miraton me urgjencë vaksinën J&J/ Shkon në katër numri i vaksinave autorizuara në Evropë

Rregullatori i barnave në Bashkimin Evropian pritet që të rekomandojë për përdorim urgjent vaksinën e koronavirusit Johnson & Johnson në fillim të muajit tjetër. Lajmin e bën të ditur Bloomberg.

Miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave pritet të ndodhë në 11 Mars, raportohet të ketë thënë një zyrtar i BE-së për kompaninë mediatike.

Ky veprim do të hapte rrugën për autorizimin e një vaksine të katërt Covid-19, së bashku me ato nga Moderna-s, AstraZeneca-s dhe dozës së Pfizer e BioNTech./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Samiti i BE-së: Vaksinimi merr prioritet të lartë

Publikuar

-

Nga

Fushata e vaksinimit në BE kundër koronavirusit duhet të përshpejtohet. Kapacitetet e prodhimit duhet të zgjerohen në bashkëpunim me prodhuesit e mëdhenj të vaksinave. BE-ja do përveç kësaj të mbështesë financiarisht përshtatjen e vaksinave ndaj mutacioneve të virusit si dhe të licencojë më shpejt se zakonisht variantet e reja të vaksinës. “Kjo ka prioritet të lartë”, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Ne duhet të përmirësojmë qasjen në prodhimin e vaksinës”, tha kryeministri belg Alexander de Croo. “Aksesi më i shpejtë për më shumë vaksina është vendimtar, për të mbrojtur njerëzit dhe për t’u kthyer në jetën normale.” Në shtatë vende të BE-së numri i infeksioneve po rritet pavarësisht masave të ndryshme kufizuese, tha presidentja e Komisonit të BE-së, Ursula von der Leyen. Në 20 vendet e tjera anëtare shifrat e infeksioneve janë në rënie ose kanë mbetur konstante. Kancelarja Angela Merkel në sfondin e mutacioneve të virusit me rrezik të lartë infeksioni është shprehur për një “valë të tretë”, në të cilën ndodhemi aktualisht.

Rritje e kapaciteteve

Krerët e qeverive dhe të shteteve të vendeve të BE-së gjatë video-konferencës miratuan të enjten (25.02) propozimet e Komisionit të BE-së për një furnizim më të mirë me vaksina. Në Marburg BE-ja mbështet ndërtimin e një fabrike të re vaksinash, e cila parashikohet të prodhojë rreth një miliardë vaksina në vit. Komisioni në të ardhmen luftën kundër pandemisë do ta koordinojë përmes një autoriteti të ri për „emergjencën shëndetësore” të emërtuar Hera. Vendet anëtare sërish premtuan, që të intensifikojnë kërkimin për variantet e virusit, në mënyrë që mutacionet e rrezikshme të konstatohen më shpejt. Paralelisht me samitin e 27 krerëve të shteteve dhe të qeverive në Parlamentin e BE-së në Bruksel u diskutua me shefat e gjashtë furnizuesve më të mëdhenj të vaksinës për BE-në. Ata premtuan se do të bëjnë sa është e mundshme, për t’i furnizuar sa më shpejt dozat e premtuara të vaksinave. Po ashtu synohet të bashkëpunohet për zhvillimin e vaksinave të përshtatura ndaj mutacioneve të virusit, tha Pascal Soirot, drejtori kryesor ekzekutiv i firmës AstraZeneca, që është kritikuar ashpër nga BE-ja për shkak të politikës së biznesit.

Certifikata e vaksinës „relativisht shpejt”

Parimisht kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së ranë dakord të zhvillojnë një pasaportë apo certifikatë të njësuar vaksinimi, përmes së cilës personat e vaksinuar të mund të lejohen në aktivitetet e kohës së lirë si dhe të marrin pjesë në veprimtari apo udhëtime. „Vendimi politik se çfarë konkretisht mund të bëhet me certifikatën e vaksinimit ende nuk është marrë, tha kancelarja Angela Merkel në një konferencë shtypi në Berlin. Po ashtu e pyetur nga DW, nëse një certifikatë e tillë elektronike mund të jetë në dispozicion deri në verë, ajo tha, se „nuk jam programuese”, duke shtuar „në një kohë relativisht të shpejtë”. Vetëm zhvillimi i certifikatës kombëtare të vaksinimit, që më pas do të integrohet në një certifikatë europiane, mund të kërkojë tre muaj. Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, krahas kolegëve të tij nga Greqia, Qiproja dhe Spanja u angazhuan për këtë. Kurz para samitit tha, se „pasaporta e gjelbër” për të vaksinuarit ose të shëruarit nga koronavirusi është e përshtatshme për të mundësuar „pak liri” dhe një „kthim gradual të organizuar drejt normalitetit”.

LEXO EDHE:  Koronavirusi dhe festat e mëdha/ Cilat janë rreziqet për shtimin e infektimeve

LEXO EDHE:  Festat në kohë Covid-i/ Qeveria italiane vendos masa të reja kufizuese

„Por kjo nuk do të thotë, që në fund vetëm të vaksinuarit do të lejohen të udhëtojnë”, saktësoi kancelarja Merkel. Qarkullimi ndërkufitar në BE mund të lehtësohet. Por eventualisht mund të aplikohen testet ndaj COVID-it për udhëtarët. Në thelb mbetet kompetencë e vet vendeve anëtare se si duan ta përdorin në të ardhmen certifikatën e vaksinimit. “Certifikata e vaksinimit është neutrale politikisht”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
Kryetari i grupit të kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber (CSU), u kërkoi shefave të shteteve dhe të qeverive që të nxitojnë më shumë. Do të ishte „një makth burokratik” që të vaksinuarve tani të duash t’ua lëshosh më vonë një certifikatë vaksinimi, i tha Weber DW-së.

Jo kontrolle kufitare mes Francës dhe Gjermanisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron në raundin e video-konferencës ritheksoi propozimin e tij, që dozat e vaksinave të blera nga BE-ja t’u jepen si donacion vendeve më të varfëra në Afrikë. Macron u shpreh për një kuotë prej pesë përqind. Merkel e përshëndeti këtë propozim, por tha, se ende nuk mund të përcaktohet afati se kur mund të fillojë dorëzimi i tyre. Sot u furnizuan në Ganë dhe në Bregun e Fildishtë kontigjentet e para të blera nga nisma e OKB-së COVAX. Këto doza duhet të përdoren për vaksinimin javën e ardhshme në këto vende. “Kjo është një pandemi globale, të gjithë duhet të vaksinohen. Askush nuk është i sigurt, nëse nuk janë të gjithë të sigurtë”, nënvizoi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Kancelarja Merkel bëri të qartë, që nuk do të ketë mbyllje kufiri me Francën. „Mbylljet e kufirit nuk janë në rend të ditës”, tha kancelarja. Ndonëse Franca ka udhëzuar ndalimin e udhëtimit dhe intensifikimin e testeve në kufirin me Saarland-in, qarkullimi i personave që punojnë e banojnë midis dy vendeve si dhe qarkullimi i mallrave do të vazhdojnë. Kontrolle kufitare janë në fuqi me rajonet ku ka „zona me mutacion” si Tiroli dhe Çekia. “Në raste të caktuara ne jemi të detyruar të aplikojmë kufizime të caktuara”, tha Angela Merkel. Personat që punojnë e jetojnë mes dy vendeve duhet ta vazhdojnë punën, por ata duhet të testohen. Komisioni i BE-së i kritikoi si shqetësuese kontrollet kufitare në Gjermani dhe në pesë vende të tjera të tregut të brendshëm të BE-së./DW

LEXO TE PLOTE