Connect with Us

Kosovë/ Shtyhen zgjedhjet në komunën e Podujevës për shkak të koronavirusit

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Shtyhen zgjedhjet në komunën e Podujevës për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vendosi të shtunën shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e komunës së Podujevës, për shkak të gjendjes epidemike në vend pas konfirmimit të rasteve të para të infektimit me koronavirus.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që ishin paraparë të mbahen të dielën më 15 mars, pasuan dorëheqjen e Agim Veliut si kryetar i kësaj komune dhe emërimin e tij si ministër i Punëve të Brendshme, në qeverinë e Albin Kurtit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një njoftimi tha se shtyrja e zgjedhjeve për kryetar të komunës në Podujevë, pasoi rekomandimin nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

“Data e zgjedhjeve do të përcaktohet më vonë, pas vlerësimit të gjendjes epidemiologjike dhe pas pranimit të vlerësimit se do të jetë e sigurt që të mbahen zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës”, thuhet në njoftimin e presidentit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për qeverisjen/ Kurti takon Mustafën

Autoritetet thonë se tre persona janë prekur me koronavirus.

Kosova ka mbyllur të gjithë kufijtë tokësor dhe linjat ajrore si dhe hyrje – daljet në komunat e Klinës dhe të Vitisë, dy qytete këto ku janë paraqitur rastet me koronavirus./VOA

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Deputeti grek rezulton pozitiv me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Deputeti Christos Kellas i Nea Dimokratika ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi e ka konfirmuar vetë deputeti përmes një njoftimi në rrjetet socile ku shkruan s epas simptomave bëri testin dhe rezultoi pozitiv.
“Pas simptomave të buta – temperaturë të ulët – unë u testova për koronavirus dhe u gjet pozitiv në # covid_19.
Unë qëndroj në shtëpi, duke iu bindur udhëzimeve të shkencëtarëve.
Pa panik, me optimizëm, besim dhe shpresë, do ta kapërcejmë këtë dhe do të bëhemi fitues
# Ne po qëndrojmë në shtëpi “.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koronavirusi/ Shkon në tre numri i viktimave në Greqi

Publikuar

-

Nga

Mediat greke bëjnë të ditur se numri i personave që ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Greqi, tashmë ka arritur në tre.

Pak më parë u raportua se një 92-vjeçar, i cili ishte shtruar në Spitalin Bodosakeio, ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, mësohet se ka ndërruar jetë edhe një tjetër pacient. Bëhet fjalë për një 67-vjeçar, i cili ishte i shtruar në spital në Zakynthos.

Kujtojmë këtu se vetëm dy ditë më parë, koronavirusi shënoi  viktimën e parë në Greqi.

LEXO EDHE:  Zgjedhje pa opozitën?!/Deputeti i PD-Ramës: Provoje po deshe!

LEXO EDHE:  "Me Ramën dhe shtetin e tij policor nuk ka zgjedhje të verteta por farse zgjedhore"

Mediat greke bëjnë të ditur se një 66-vjeçar, i cili ishte konfirmuar që në dy mars se ishte prekur nga Covid-19, ka ndërruar jetë.

Po ashtu, mediat theksojnë se 66-vjeçari kishte edhe sëmundje të zemrës.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koronavirusi shënon viktimën e dytë në Greqi

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka shënuar viktimën e dytë në Greqi. Mediat greke bëjnë të ditur se personi që ka humbur jetën ishte 90 vjeç dhe ishte shtruar në Spitalin Bodosakeio.

Deri më tani janë 190 raste të konfirmuara me koronavirus në Greqi.

Kujtojme se prej ores 10:00 te paradites se sotme Shqiperia mbyll kufijte me Greqine, per transportin ajror, detar dhe ate tokesor me autobus.

LEXO TE PLOTE