Connect with Us

Koronavirusi/ Çfarë di Britania e Madhe, që pjesa tjetër e Europës nuk e di?

Blog

Koronavirusi/ Çfarë di Britania e Madhe, që pjesa tjetër e Europës nuk e di?

Publikuar

-

Kishte diçka kontradiktore në fjalimin e Boris Johnson në lidhje me reagimin e Britanisë ndaj koronavirusit të enjten.

I shoqëruar nga këshilltarët kryesorë shkencorë dhe mjekësorë të vendit, Kryeministri njoftoi se qeveria e tij po kalonte në fazën e “vonesës”, të planit të saj për të përballuar shpërhapjen, dhe paralajmëroi britanikët që ata po përballeshin me “krizën më të keqe të shëndetit publik të një gjenerate”, dhe duhet të jenë të përgatitur “se do të humbin njerëzit e dashur para se t’u vijë koha”.

E megjithatë, përballë një perspektivë kaq të rëndë, a do të marrë Britania e Madhe të njëjtat masa të rrepta si vendet e tjera të prekura? Jo, ishte përgjigjja. Të paktën jo tani.

Qeveria britanike ka thënë vazhdimisht se nuk beson se ndalimi i tubimeve në shkallë të gjerë dhe mbyllja e shkollave – siç kanë bërë Italia, Franca, Gjermania dhe Spanja – do të ishin efektive në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Kjo vjen përkundër faktit se pjesë të Ishujve Britanikë, përfshirë Republikën e Irlandës dhe Skocisë (e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por ka një sistem të veçantë të kujdesit shëndetësor), tani po imitojnë fqinjët e tyre kontinentalë.

Më shumë analiza mbi shpërthimin

Arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar nuk ka vendosur masa më të rrepta të “distancimit shoqëror” duket se është e rrënjosur në parashikimin e qeverisë, se shpërthimi mund të mos e arrijë kulmin deri pas 14 javësh – dhe se njerëzit nuk do të jenë të gatshëm të ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrat e tyre të jetës dhe t’u përmbahen rregullave të reja për më shumë se tre muaj, kështu që nuk ka shumë kuptim të vendosen më shumë kufizime.

Rekomandimi i fundit për britanikët është të izolohen për shtatë ditë, nëse fillojnë të përjetojnë kollë të vazhdueshme ose temperaturë të lartë, dhe të vazhdojnë me zbatimin e rregullave rigoroze të higjenës, si larja më shpesh e duarve dhe dezinfektimi i sipërfaqeve.

Ministrat e qeverisë pretendojnë se vendimet e tyre udhëhiqen thjesht nga shkenca. Kjo shkencë, thonë ata, aktualisht sugjeron që do të ishte e dobishme që vendi të krijojë një lloj “imuniteti të tufës” ndaj koronavirusit të ri, në planin afatgjatë. Me pak fjalë, autoritetet duan që disa britanikë ta marrin virusin, veçanërisht pasi për shumë njerëz, simptomat e tij nuk do të jenë veçanërisht dobësuese.

Kjo qasje e ka ndarë opinionin në komunitetin mjekësor. Disa ekspertë e kanë akuzuar Johnsonin se nuk ka arritur të kuptojë sa e rëndë është situata, ndërsa të tjerë kanë lavdëruar qeverinë për refuzimin e përkuljes ndaj presionit të gjerë të kontinentit, për të ndaluar lëvizjet e publikut.

Ditën e premte, numri i rasteve të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar ishte 798, me 10 vdekje. Sidoqoftë, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë Patrick Vallance ka pranuar se ishte e mundur që 5000 deri në 10,000 njerëz, tashmë mund të jenë infektuar. Dhe me kapacitetin e testimit që tani do të arrijë deri në 10,000 njerëz në ditë, shifrat me siguri do të rriten.

Mjekët paralajmërojnë për vetëkënaqësi

Shkencëtarët e qeverisë thanë se ata kanë vërejtur se virusi zakonisht rezulton në një infeksion të butë fillimisht për pacientët me asnjë gjendje aktuale shëndetësore, e cila zgjat rreth pesë ditë, por për të moshuarit ose të sëmurët, patogjeni hyn në një fazë të dytë pas kësaj, duke nxitur një përgjigje imune që shkakton shumë nga dëmet që vrasin.

Shpresa e ekspertëve është që plani i ri i Mbretërisë së Bashkuar do të shtyjë pikun e sëmundjes përtej fundit tradicional të gripit të stinës në prill dhe deri në verë, kur spitalet e vendit do të jenë më pak nën presion.

Por shumë anëtarë të spikatur të komunitetit mjekësor nuk janë të bindur nga qasja e qeverisë. Mjekët në vijën e parë të njësive të kujdesit intensiv kanë paralajmëruar për mungesën e mundshme të respiratorëve, siç shihet në Itali dhe Kinë kur rastet arritën kulmin atje, dhe thanë që nëse stafi sëmuret vetë, qasja në mjekët me përvojë mund të bëhet problem.

Kryeredaktori i revistës me ndikim “The Lancet” kritikoi reagimin e Mbretërisë së Bashkuar për krizën. “Për të shmangur një katastrofë të pakontrollueshme në Mbretërinë e Bashkuar, ne duhet të jemi të sinqertë për atë që duket se ka të ngjarë të ndodhë në javët e ardhshme. Duhet të rrisim urgjentisht kapacitetet në kujdesin intensiv. NHS nuk është e përgatitur”, shkruajti Richard Horton të enjten.

LEXO EDHE:  A e vret alkooli koronavirusin?/ Gjashtë mite të gabuara rreth "Covid-19"

“Unë nuk jam duke alarmuar. Ajo që po ndodh në Itali është e vërtetë dhe po ndodh tani. Qeveria jonë nuk po na përgatit për atë realitet. Ne kemi nevojë për politika të menjëhershme dhe të sigurta të distancimit social dhe izolimit. Ne duhet të përgatisim NHS. Kjo është një lutje serioze”.

Për një vend që deri në kohët e fundit vendosi karantina në mënyrë rutinore për kafshët shtëpiake të familjes, është ironike që “mentaliteti i ishullit” i Johnsonit – i cili u bë i famshëm nga mbështetja e tij entuziaste për largimin nga Bashkimi Evropian – duket se nuk shtrihet në shëndetin publik, pasi ministrat hodhën poshtë sugjerimin që Britania të mbyllë kufijtë, ashtu siç urdhëroi Presidenti i SHBA Donald Trump këtë javë.

“Ai nuk po bën Trumpin”

Disa shkencëtarë ofruan fjalë mbështetjeje për masat e Mbretërisë së Bashkuar.

“Unë jam i pari që pranoj se nuk jam fansi më i madh i Boris Johnsonit. Por jam relativisht i impresionuar që ndryshe nga liderët e tjerë politikë, të cilët u përkulën para presionit të njëri-tjetrit dhe popullsisë së tyre për të zbatuar mbylljen e shkollave – të cilat ne nuk kemi prova të mjaftueshme për të ditur nëse do të ndryshojë apo jo – Johnson po dëgjon provat aktuale”, tha për CNN Dr. Clare Venham, profesore e politikave globale të shëndetit në London School of Economics.

“Ai nuk po bën si Trump duke mbyllur kufijtë, gjë që e dimë se nuk do të ketë efekt. Ai po ndjek një qasje mjaft të matur tani – por po, është një rrezik”.

Venham shtoi se ajo beson që përparësia e qeverisë ishte të shmangte panikun, dhe të sigurojë bashkëpunimin e publikut me masat parandaluese.

“Eshtë një bast politik nëse u del gabim. Nëse të gjitha vendet që zbatuan mbylljen e shkollave dhe udhëtimet e tubimet masive shohin ulje të rasteve, dhe numri i rasteve në Mbretërinë e Bashkuar rritet – ky është një rrezik”, tha ajo.

“Ne e dimë për shembull që mbyllja e shkollave funksionon për gripin, sepse fëmijët janë super përhapës. Ne nuk e dimë nëse është e vërtetë për koronavirusin. Por unë mendoj se qeveria po thotë: “shikoni, ne ende nuk e dimë nëse fëmijët janë super-përhapësit. Pra, pse të shkaktojë kaosin në jetën e njerëzve?”.

Keith Neal, profesor i njohur i epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin e Nottinghamit, gjithashtu tha se ai mbështet lëvizjet për të frenuar shpërthimin.

“Planet janë të arsyeshme, është shumë e lehtë të thuhet se duhet të bëhen më shumë, por ka shumë pak prova për të marrë ndonjë vendim,” i tha ai PA Media.

Por ish sekretari i Shëndetit Jeremy Hunt i tha BBC-së se shumë njerëz “do të befasohen dhe shqetësohen” nga mungesa e veprimeve në kontrollin e lëvizjeve. “Unë mendoj se është befasuese dhe shqetësuese që ne nuk po e bëjmë asnjë prej tyre, kur kemi vetëm katër javë para se të arrijmë në situatën ku ndodhet Italia.

“Normalisht, çdo gjë që do të duhej të bënim në këto katër javë do të duhej të bëhej për të ngadalësuar përhapjen virusit”.

“Spërkat, paguaj dhe lutu”

Aty ku qeveria ka bërë lëvizje vendimtare, është në fushën e ekonomisë.

Kancelari i ri Rishi Sunak këtë javë akordoi fonde emergjence në buxhet – jo vetëm për të përforcuar Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar në një kohë urgjence, por edhe për të mbrojtur bizneset e vogla dhe të mesme. Në një qasje të koordinuar, Banka e Anglisë gjithashtu uli normat dhe shpalli planin e stimulimit.

Strategjia u quajt “Spërkat, paguaj dhe lutu” nga Financial Times.

Dhe këtu qëndron kleçka: Downing Street duket se mendon që paniku i shkaktuar nga lloji i ri i virusit – ose Covid-19 siç është bërë i njohur – mund të jetë më i rrezikshëm në planin afatgjatë, sesa vetë sëmundja.

Nëse basti i quajtur “ruaj qetësinë dhe vazhdo” përballë koronavirusit është qasja e duhur, vetëm koha do ta tregojë.

 CNN – Bota.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Cilat janë efektet negative të ndryshimit të orës mbi shëndetin e njeriut

Publikuar

-

Nga

* Një tren doli nga shinat teksa po ecte me 130 km/h në orë, duke vrarë 4 pasagjerë. Dekada më parë, një vendimmarrje e gabuar solli vdekjen e 7 astronautëve të anijes kozmike “Challenger”. Në secilin prej këtyre rasteve, gjumi i dobët ose jo në sasinë e duhur, ishte një nga faktorët që kontribuoi në këto katastrofa.

Edhe nëse nuk jeni inxhinier që të punoni në një nga këto fusha, ka shumë shanse që herë pas here të keni një gjumë të dobët gjatë natës. Në fakt, mbi një të treta e të rriturve amerikanë flenë më pak se minimumi i sugjeruar 7 orë në natë, dhe dy të tretat e adoleshentëve, flenë më pak se 8 orë minimale që rekomandohen.

Por edhe ata që kanë një regjim të mirë të gjumit, kanë një periudhë të vitit kur ka të ngjarë të flenë më pak gjumë: ndryshimi i orës në pranverë. Amerikanët, kanë pasur një marrëdhënie dashurie-urrejtje me këtë ndryshim, që nga koha kur ai u bë ligj në vitin 1918. Në thelb të kostos nga ky ndryshim, është efekti që ka mbi modelet tona të gjumit.

Kur vjen pranvera, ora shtyhet me 1 orë, por ora e trupit tonë nuk ndryshon dhe aq lehtë. Në përgjithësi, duhen disa ditë që ne t’i përshtatemi ndryshimit të orës. Shumë njerëz, flenë afro 40 minuta më pak se zakonisht natën e së dielës duke u gdhirë e hëna e parë pas ndryshimit të orës.

Një studim i bazuar mbi një bazë të dhënash nga Instituti Kombëtar i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në SHBA, zbuloi se ndryshimi i orës në pranverë, shoqërohet me një rritje prej 6 përqind të plagosjeve në miniera, dhe një rritje prej 67 përqind të ditëve të punës të humbura për shkak të këtyre dëmtimeve.

Ndërkohë një studim tjetër, tregon se ndryshimi i orës, lidhet me një shpeshtësi të rritur prej 5 përqind të sulmeve në zemër. Për këtë arsye, ekonomistët vlerësojnë se ndryshimi vjetor i kohës pranverore, i kushton çdo vit ekonomisë amerikane 434 milionë dollarë. Megjithatë, kostot nuk mbarojnë këtu.

Gjithshtu, studimet kanë zbuluar gjithashtu se ndryshimi i orës ndikon në aftësinë tonë për të perceptuar tiparet morale të një situate të caktuar. Në një nga eksperimentet, gjysma e pjesëmarrësve u mbajtën zgjuar gjatë gjithë natës, ndërsa gjysma u lejua të flejë plotësisht.

LEXO EDHE:  Prangoset super trafikanti vlonjat/Kaloi tonelata droge në Itali

LEXO EDHE:  Prangoset super trafikanti vlonjat/Kaloi tonelata droge në Itali

Të nesërmen të dyja grupeve iu treguan histori që përmbanin nivele të ndryshme të sjelljes morale. U zbulua se një ditë pas ndryshimit të ores, apo pas një nate pa gjumë, njerëzit ishin më pak të aftë të dallonin se kur një situatë përfshinte çështje me rëndësi morale, sesa kur flinin normalisht.

Ndryshimi i orës, ndikon dhe në gjykimin tonë në mjediset zyrtare. Një studim i kohëve të fundit, zbuloi se gjyqtarët japin dënime më të ashpra të hënën e parë pas ndryshimit të orës, në krahasim me ditët e tjera të vitit. Kjo do të thotë që gjumi dhe politikat publike në lidhje me gjumin, mund të ndikojnë në vendimet të rëndësishme, që duhet të jenë si rregullt të paanshme.

Këto studime janë vetëm “maja e ajsbergut”, teksa pasojat negative variojnë nga rezultatet e dobëta të studentëve në provime, deri tek ecuria negative e bursave.

Prandaj ka ardhur koha që në vend se të ndryshojmë orën zyrtare, ne duhet të ndryshojmë politikën publike. Shumë shtete në SHBA, kanë kërkuar rishikimin e kësaj praktike. Një debat i ngjashëm ekziston edhe në Evropë, teksa shumë vende anëtare janë në prag të shfuqizimit të kësaj praktike, që synonte dikur kursimin e energjisë elektrike./ Theconversation–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Liderët botërorë, reagim kaotik ndaj koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Nga Mark Landler “The New York Times”

* Në Frankfurt, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, paralajmëroi se koronavirusi mund të shkaktojë një krizë ekonomike po aq të rëndë sa ajo e vitit 2008. Në Berlin, kancelarja gjermane paralajmëroi se koronavirusi mund të infektojë dy të tretat e popullsisë së vendit të saj.

Në Londër, kryeministri britanik Boris Xhonson miratoi një paketë financiare prej 40 miliardë dollarësh, për të shmangur rënien e ekonomisë britanike në krizë. Teksa numri i atyre që preken nga virusi po vazhdon që të rritet, dhe tregjet financiare nga Tokio në Nju Jork vazhduan të bien, udhëheqësit botërorë po nisin më në fund të flasin mbi seriozitetin e asaj që tanimë është zyrtarisht një pandemi globale.

Por ka më tepër një kakofoni, sesa një qëndrim të kordinuar. Që të gjithë politikanët po garojnë në mënyrën e tyre për të përballuar sfidat e shumëfishta që ka sjellë ky virus, nga barra e saj shkatërruese mbi spitalet dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, deri tek dëmi i madh ekonomik dhe numri i viktimave.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka dështuar të bashkëpunojë me drejtuesit e tjerë për të hartuar një përgjigje të përbashkët, duke preferuar të promovojë murin e tij kufitar mbi këshillat shkencore të ekspertëve të tij në fushën e mjekësisë.

Gjatë një fjalimi nga Zyra Ovale mbrëmjen e të mërkurës, ai vendosi një ndalim 30-ditor të udhëtimit nga Evropa drejt Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar pa prova, se reagimi i dobët i Bashkimit Evropian në fillim të krizës, kishte çuar në më shumë raste me koronavirus përtej Atlantikut.

Sekretari i Shtetit, Majk Pompeo, është përpjekur ta etiketojë epideminë si “virusi i Vuhanit”, duke bërë fajtor vendin nga ku pati origjinën, dhe duke komplikuar përpjekjet për të koordinuar një përgjigje globale. Denigrimi i shkencës dhe nxitja për të bllokuar të huajt, kanë karakterizuar liderët nga Kina në Iran, ashtu si edhe populistët e krahut të djathtë në Evropë, që po mbjellin cinizëm, dhe po i lënë njerëzit të pasigurt se kujt t’i besojnë.

Larg përpjekjeve për të shtypur virusin, liderë autoritarë si presidenti rus Vladimir Putin, dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman, po e shfrytëzojnë situatën për të konsoliduar pushtetin e tyre. Por, është shumë e thjeshtë të fajësosh në mënyrë kolektive Trump dhe drejtues të tjerë botërorë.

Një pjesë e problemit, është thjesht natyra e rrezikshme e patogjenit. Koronavirusi i ka rezistuar mjeteve që kanë përdorur vendet për të përballuar krizat e mëparshme globale shëndetësore.

Misterioz në transmetim dhe i pamëshirshëm në përhapje, ky virus ka bërë që vendet e ndryshme të provojnë përgjigje të ndryshme për ta luftuar.

Mungesa e standardeve të zakonshme në kryerjen e testimeve, në anulimin e tubimeve publike dhe të karantinës, e ka shtuar ankthin e njerëzve dhe e ka gërryer besimin e tyre tek liderët që i udhëheqin. Fabrikat e mbyllura të iPhone në Kinë; gondolat e zbrazëta në Venecia; pasagjerët që braktisin udhëtimet në anije, dhe prenotimet në hotele dhe linja ajrore, janë një dukuri e re që mund të mos i përgjigjet mjeteve që kishin qeveritë në dispozicion pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, apo gjatë krizës financiare të vitit 2008.

“Natyra e kësaj krize, është cilësisht e ndryshme nga ajo e vitit 2008, pasi mjetet tradicionale nuk janë dhe aq efektive. Edhe nëse SHBA-ja do të marrë një rol udhëheqës në këtë situatë, ”manuali” tradicional nuk do të ishte aq i rëndësishëm”- thotë Riçard N.Has, president i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.

LEXO EDHE:  U infektua nga koronavirusi/ Humb jetën mjeku i katërt në Kinë

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Ish ministri i Shëndetësisë bën apelin e fortë

Për shembull, Britania e Madhe u lëvdua për reagimin e saj të fortë, që përveç miliarda paundëve ndihmë për spitalet dhe punëtorët që kanë lënë punën, përfshiu një normë të madhe të normës së interesit nga Banka e Anglisë. Megjithatë, bursa e Londër ishte ende në renie, edhe pse jo aq fort sa në Uoll Strit, ku investitorët e hodhën poshtë propozimin e Sekretarit të Thesarit Stiven Mnushin për t’i lejuar amerikanët të vonojnë pagimin e taksave mbi të ardhura, të cilat ai pretendoi se do të pomponin 200 miliardë dollarë në ekonomi.

Ideja tjetër e madhe e Trump, një ulje mbi taksën e pagave, u cilësua e gabuar nga demokratët në Kongres, që u përpoqën të miratonin në ligj për të ndihmuar financiarisht pacientët, punëtorët dhe familjet e prekura nga epidemia e koronavirusit. Për Has, fokusi intensiv në kufizimin e dëmit në ekonomi është i kuptueshëm.

Ai tha se vendet duhej ta përdorin energjinë e tyre në ngadalësimin dhe zbutjen e përhapjes së virusit, përpara se të nisë zbatimi i programeve fiskale për të riparuar dëmin ekonomik. Por problemi është se me pak përjashtime, përpjekjet e tyre kanë qenë joefektive.

Në SHBA, vonesa në zhvillimin e shpjtë të testeve për koronavirusin, e ka bërë të pamundur që zyrtarët të kenë një panoramë të plotë të shkallës së vërtete të epidemisë. Në Italinë e goditur rëndë, kanë shpërthyer debatet midis politikanëve dhe ekspertëve të mjekësisë nëse autoritetet po testonin më shumë njerëz se sa duhet në Lombardi, duke i fryrë qëllimisht shifrat e të infektuarëve dhe duke nxitur panik në publik.

Regimi i Italisë mund të jetë dobësuar edhe më tej nga lëvizja kundër vaksinimit, që dikur u përqafua nga Lëvizja populiste Pesë Yjet, e cila është në pushtet edhe në qeverinë e fundit. Edhe krahasimi i numrit të rasteve të një vendi me të një tjetri është gati i pamundur, duke pasur parasysh procedurat e ndryshme të testimit, dhe kriteret diagnostikuese në të gjithë botën, thotë dr.Kris Smith, specialist në virologji në Universitetin e Kembrixhit.

“Vende të ndryshme, janë duke bërë gjëra të ndryshme”- thotë dr.Smith për programet e testimit. Rritja e populizmit e ka acaruar problemin, duke ulur stimujt e vendeve për të bashkëpunuar. Gjatë një telekonferencë 3-orëshe mbrëmjen e të martës, liderët evropianë ranë dakord të krijojnë një fond investimi prej 25 miliardë eurosh, dhe të rakordojnë rregullat mbi funksionimin e linjave ajrore për të frenuar pasojat ekonomike.

Por ata nuk arritën të zhdukin kundërshtitë në vendet e tyre, për ndarjen e pajisjeve mjekësore si maskat për fytyrën dhe respiratorët, duke pasur parasysh se çështjet shëndetësore janë përgjegjësi e qeverive kombëtare. Paralajmërimi i kancelares Angela Merkel, se virusi do të infektonte 60-70 për qind të njerëzve në Gjermani, ​​ishte pranimi më i drejtpërdrejtë i shkallës së problemit nga çdo lider botëror.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”- tha ajo. Por pozicioni i zonjës Merkel është dobësuar nga ringjallja e ekstremit të djathtë në Gjermani. Gjermania e kundërshtoi kërkesën e Italisë për pajisje mjekësore. Ndërkohë Kina do t’u ofrojë italianëve një paketë ndihme që përfshin 2 milionë maska ​​për fytyrën, dhe 100.000 respiratorë.

Në Britani, vend që sapo ka dalë nga Bashkimi Evropian, dhe që u përjashtua nga lista e zotit Trump për ndalimin e udhëtimeve nga Evropa, ka shqetësime se vendi nuk do të ketë akses tek vaksina, ose do të duhet të paguajë më shumë për të sesa vendet e tjera të Evropës./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

U përdor si antenë gjigante/ Disa nga çuditë që kanë ndodhur me Kullën Eifel

Publikuar

-

Nga

Për më shumë se një shekull, Kulla Eifel, ka qenë një pjesë gati e shenjtë e identitetit të Parisit, kryeqytetit të Francës. Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Kjo vepër monumentale, ka pasur një histori të çuditshme, para se të shndërrohej në pikën referente që është sot.

U përdor si një antenë gjigante

Në vitin 1903, projektuesi i saj Gustav Eifel i ftoi studiuesit e radios që të vendoseshin në kullën gjigante, teksa i financoi vetë kërkimet e tyre. Kjo ndodhi 5 vjet para se kulla të shndërrohej në qendër të një rrjeti komunikimi, që mund të arrinte deri në Amerikën e Veriut.

Në atë moment, ajo tërhoqi vëmendjen e ushtrisë. Kështu kulla u shndërrua në një bazë të përhershme të komunikimeve ushtarake në radio, dhe u përdor për të përgjuar radio-komunikimet gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Falë asaj qendre, francezët mësuan se trupat gjermane po përparonin me shpejtësi drejt Parisit në vitin 1914.

Kur mësuan se gjermanët po vonoheshin, francezët nisën të sulmonin trupat armike në Marnë. Dhe ishte kjo betejë, që e shpëtoi Parisin nga pushtimi gjerman. Dy vjet më vonë, stacioni i Kullës Eifel, përgjoi një mesazh tjetër të gjermanëve. Ai i referohej një spiuni të quajtur “Operativi H-21”, dhe përmes mesazheve u zbulua emri i koduar i balerinës holandeze Mata Hari, që u arrestua dhe më pas u dënua me vdekje.

Kulla ishte një qendër kaq e rëndësishme komunikimi, saqë ushtria franceze urdhëroi furnizimin e saj me eksploziv, në mënyrë që të mund të hidhej në erë, nëse rrezikonte të binte në duart e gjermanëve. Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi kurrë.

U etiketua me disa nofka të shëmtuara

Çfarë fjalësh do të përdornit sot, për ta përshkruar Kullën Eifel? Elegante? E hijshme? Delikate? Por nuk mendonin kështu njerëzit, kur ajo nisi të ndërtohet. Kulla u hap zyrtarisht në Panairin Botëror të vitit 1889. Ajo u ndërtua për panairin, dhe u mendua të qëndronte vetëm disa vite në këmbë. Shkrimtari i njohur francez Gi dë Mopasan, shkruajti se Kulla ishte një “skelet gjigant montruoz”. Ndërkohë poeti Fransua Kope, e quajti atë “të paplotë, dhe të deformuar”.

Citroen e shndërroi në një reklamë të madhe

Ata që tashmë e urrenin Kullën Eifel, duhet ta kenë dashur ditën kur u bë tabela më e madhe e reklamave në botë, e ndriçuar nga më shumë se 250.000 llamba dhe 595 km instalime elektrike. Të gjitha u përdorën për të mbuluar 3 faqet e kullës me fjalën “Citroen”.

Kompania e mori me qira hapësirën e kullën në vitet 1925-1934. Secila nga 7 gërmat ishte 92 metra e gjatë. Dritat e kësaj reklame gjigante, e orientuan pilotin amerikan Çarls Lindberg në fluturimit të tij të parë trans-atlantik në vitin 1927.

Një grua u martua me Kullën Eifel

Obsesioni i Erika Eifel me Kullën Eifel është i çuditshëm. Ajo quhet Erika Eifel, pasi u martua me Kullën në vitin 2007, pas një marrëdhënie një dekadë të gjatë, që arriti kulmin në një ceremoni martsore. Një vit më vonë, ajo ra dakord të jetë subjekt i një dokumentari me titull “Martuar me Kullën Eifel”.

LEXO EDHE:  Prangoset super trafikanti vlonjat/Kaloi tonelata droge në Itali

LEXO EDHE:  A e vret alkooli koronavirusin?/ Gjashtë mite të gabuara rreth "Covid-19"

Por atëherë kur marrëdhënia u bë më fortë, stafi i Kullës Eifel i tha Erikas se ajo nuk ishte më e mirëpritur, dhe se “marrëdhënia”  e saj speciale me Kullën duhej të mbaronte. “Unë nuk di si ta përshkruaj ndjesinë që para. Ai vendim thjesht më shkatërroi”- tha ajo në dokumentar.

Nga aty u zbulua rrezatimi kozmik

Në prag të shekullit XX-të, bota e shkencës pati arritje shumë domethënëse. Shkencëtarët po eksperimentonin me gjëra të tilla si fosforeshenca, rrezet X dhe uraniumi, por ato rezultuan të ishin dhe shumë vdekjeprurëse. U zbulua rrezatimi radioaktiv, dhe prifti jezuit Teodor Ulf u magjeps nga kjo gjë.

Ai kru eksperimente edhe në Kullën Eifel, që në atë kohë ishte ndërtesa më e lartë në botë. Ai mati rrezatimin në majë të Kullës dhe në fund të saj, dhe diferenca në lartësi ishte e mjaftueshme për t’i dhënë atij provën e parë konkrete, se rrezatimi vinte nga qielli, dhe jo nga Toka.

Në kullë u ngjit një elefant

Shfaqjet e cirkut, u pezulluan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, artistët e këtij zhanri po kërkonin mënyrat më të mira për të rikthyer publikun në shfaqje. Në vitin 1948, ata organizuan një truk shumë të gjetur:shoqëruan elefantin e tyre të hynte në katin e parë të Kullës Eifel.

Një francez vendosi një rekord të çuditshëm

Askush nuk pëlqen të ngjisë shkallët. Por në vitin 2002, Hugo Rishar i ngjiti me biçikletë shkallët e Kullës Eifel deri në katin e parë, për 19 minuta. Në një tentativë të mëhershme në vitin 1998, e kishte bërë për dyfishin e kohës. Historia e çiklizmit, përmend rastin e Pier Labrik, që u ngjit me biçikletën e tij në katin e parë të Kullës në vitin 1923.

Kulla Eifel lëviz

Kur u ndërtua Kulla Eifel, hekuri ishte ende një material relativisht i ri, që përdorej në ndërtime të mëdha. Kulla është ndërtuar enkas në një mënyrë të tillë, që të përkulet kur fryn erë e fortë. Dhe në fakt maja e saj spostohet me të paktën 12.5 cm sa herë që fryn erë e fortë. Por dielli mund ta detyrojë të zhvendoset edhe më shumë. Kur kulla e hekurt nxehet në verë, ajo zgjerohet dhe mund të rritet në lartësi me 15 cm. Ajo lëviz ndërkohë larg diellit, dhe maja mund të anohet deri në 18 cm./Grunge.com- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE