Connect with Us

Isuf Kalo këshillon diabetikët/ “Mos pini lëng limoni, ka sheqer”

Sociale

Isuf Kalo këshillon diabetikët/ “Mos pini lëng limoni, ka sheqer”

Publikuar

-

Doktori i njohur Isuf Kalo ka dhënë këshilla për diabetikët teksa foli për koronavirusin, për të cilin tha se i vjen keq që u nënvlerësua në fillim.

Kalo e cilëson koronavirusin e ri të ngjashëm me Sarsin dhe Ebolën, ndërsa deklaroi se askush nuk e di sa mund të zgjasë.

Sipas tij, më të rrezikuarit nga ky virus janë diabetikët, të cilëve i kërkoi publikisht të mos pijnë lëng limoni, ashtu sicc është raportuar në media.

“Kur kam qenë në drejtim të departamentit të sëmundjeve diabetike në QSUT pata krijuar dy gjëra, që aplikohen dhe tani, konsultat telefonike, që e pashë në Francë. Është konsultë telefonike, në këto dy ditë kam pas më shumë se 60 veta, që më kanë marrë në telefon për të më pyetur, ku shumica e tyre janë të moshuar. Kjo u kursen të sëmurëve kohë për të vajtur te specialistët. Diabeti është demostruar se ata që kanë qenë më rëndë kanë me diabet, të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese. Shpresa jonë e luftës kundër këtij virusi është reagimi i organizmit të njerëve, këtë duam të fitojmë, ne nuk kemi armë për ta vrarë. Ne duam që trupi të rezistojë. Ekuilibri i mirë i diabetit shton rezistencën. Këta besojnë se vitamina C do t’i shpëtojë dhe pinë lëng limoni, por që kjo rrit menjëherë sheqerin”, u shpreh ai në emisionin “Kjo Javë”.

LEXO EDHE:  Tirana e Durrësi në shtetrrethim/ Spahiu mesazh të fortë kryeministrit Rama

Doktori tha se diabetikët duhet të pijnë ujë herë pas here që gojën ta mbajnë të lëngshme mos e lënë të thatë dhe ata që përdorin insulinë ta vazhdojnë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video-Shqiptarët mesazhe sensibilizuese si italianët/ Dalin në ballkone dhe duartrokasin njëherazi

Publikuar

-

Nga

Duke marrë si shembull italianët, qytetarët në kryeqytet kanë organizuar një gjest sensibilizues dhe mbështetës për njëri-tjetrin, mjekët dhe infermierët.

Qytetarët kanë dalë në ballkonet e banesave të tyre në orën 17:30 dhe kanë duartrokitur njëherazi, si për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit dhe për t’i thënë se do ta kalojmë së bashku këtë betejë me koronavirusin e ri.

Ky moment u transmetua edhe nga mediat në vendin tonë. Ndërkohë, kujtojmë se dje në Itali banorët dolën në ballkone dhe dritaret e banesave dhe kënduan në kor. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Autoriteti i Konkurrencës thirrje qytetarëve/ “Denonconi me fatura çdo abuzim të farmacive”

Publikuar

-

Nga

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar sërish lidhur me abuzimet e dyqaneve apo farmacive, të cilat kanë rritur ndjeshëm çmimin e maskave, dezinfektantëve apo ushqimeve, duke përfituar nga situata aktuale.

AK ka drejtuar një thirrje, këtë radhë drejtuar qytetarëve, të cilëve i kërkon të denoncojnë me fatura dhe prova çdo rast abuzimi në farmaci.

“Autoriteti i Konkurrencës kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike: ilaçe, suplemente, xhel dezinfektues dhe maska mbrojtëse.

LEXO EDHE:  Greqia në alarm/ Konfirmohen 21 raste të reja me koronavirus

LEXO EDHE:  Foto-lajm/ Tregu Çam si asnjëherë më parë

Nëse dispononi fatura ose prova të tjera, jeni të lutur t’i dërgoni në adresën tonë zyrtare:
[email protected]“, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës, i cili gjithashtu bën me dije se mbledhjet e Komisionit të Konkurrencës dhe seancat dëgjimore të planifikuara gjatë periudhës 17 mars – 31 mars, do të shtyhen për në muajin prill./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Skënder Brataj tregon kur duhet telefonuar 127/ Kritikon qytetarët për ikjen drejt Korçës

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për largimin në masë të qytetarëve nga Tirana e Durrësi drejt Korçës.

Brataj tha se kjo gjë mund të sjellë rritjen e numrit të infektuarve, ndaj dhe bëri apel që qytetarët të zbatojnë të gjitha këshillat.

“Duke parë eksperiencën në Kinë dhe eksperiencën në Itali, konkretisht në Itali që ikën nga veriu në jug dhe u përhap numri i të infektuarve, e njëjta gjë ndodh edhe në vendin tonë duke pasur parasysh se kemi një lëvizje shumë të madhe. Numri normal që do të rritet dhe është në rritje për shkak të shkaqeve që thamë pak më parë”, u shpreh ai në një lidhje për Report Tv.

Brataj dha dhe disa këshilla për qytetarët se si duhet të veprojnë kur kanë temperaturë apo shenja të tjera viroze.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Epidemia nuk ndalet me propagandë

LEXO EDHE:  Kush është këshilla që Preç Zogaj i jep Lulzim Bashës

“Për kollën duhet të marrin produkt për qetësimin e kollës, në rast se i  kanë të dyja këto simptoma, duhet të marrin vitaminë B dhe C, duhet të konsumojnë shumë fruta dhe perime, nëse këto qytetarë kanë vështirësi në frymëmarrje atëherë duhet të konsultohen me mjekun e familjes për të marrë antibiotikë, nëse frymëmarrja përkeqësohet marrin 127 dhe shoqërohen në spital. Nëse personat do të kenë ethe nuk duhet të mbulohen shumë, por duhet të masin temperaturën dhe ta trajtojnë me antibiotikë dhe nëse kanë temperaturë duhet të përdorin kompresa të ftohta në ballë dhe në qafë”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE