Connect with Us

Gëzim Xhepa thirrje Task Forcës qeveritare/ “Të aktivizohen thirrjet telefonike të mjekut të familjes”

Lajme

Gëzim Xhepa thirrje Task Forcës qeveritare/ “Të aktivizohen thirrjet telefonike të mjekut të familjes”

Publikuar

-

Profesori Gëzim Xhepa deklaron se situata aktuale dëshmon rënien në kolaps dhe destruksionin e shërbimit parësor. Ai ngre akuzat se taskforca qeveritare ka neglizhuar ndihmën që mund të japë në këto momente mjeku i familjes.

Xhepa pretendon se aktualisht është e pamundur të menaxhohet situata tekefonike nga një qendër e vetme, siç është 127 për filtrimin e problemeve dhe dhënien e ndihmës.

Sipas tij, kjo është e vetmja arsye e vështirësisë së kontaktimit në një fluks të rritur që shkakton situata e panikut, ndaj kërkon që të angazhohen më shumë mjekët e familjes.

“Edhe kur arrihet kontakti me këtë qendër, ekspertët mjekësor janë të paaftë të konkludojnë për një rast të panjohur në aspektin shëndetësor! Po të kishim një shërbim parësor, i cili do ishte efiçient në kuptimin e mirëfilltë profesional të një sistemi solid shëndetësor, telefonatat e familjarëve do ishin me mjekun e familjes dhe ky i fundit i mirënjohur me statusin shëndetësor të pacientëve të tij do të vlerësonte ndërhyrjen e 127, apo menaxhimin telefonik të sëmundjes nga ai vetë! Por organizimi i sistemit parêsor i ka transformuar mjekët e familjes në noterë vulash, pa të drejtë mendimi dhe vendimi për pacientët e tyre, qoftë dhe për medikamente të terapisë së vazhdueshme, gjë që e bën të vështirë aktivizimin e tyre në një moment të tillë si menaxhues telefonik të pacientëve të tyre, pasi kanë njohje të përciptë për kotigjentin e pacientëve në trajtim! Megjithatë, në situatën e krijuar, ka ardhur koha të aktivizohet mjeku i familjes si filtër paraprak telefonik, në lidhje me të sëmurët e tij, dhe të jetë Ai që të aktivizojë komunikimin me 127! Situata e krijuar kërkon aktivizimin e të gjithë forcave mjekësore, përndryshe situata po shket në kaos”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video-Ylli Ndroqi merr masat/ Katër badigardë muskulozë “e mbrojnë” nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka frikësuar shqiptarët në masë, por duket se disa persona zgjedhin mënyra të tjera për tu mbrojtur.

Kryeministri kërkoi që qytetarët të mbajnë sa më shumë higjenë dhe pastërti, por pronari i Yldon Media Group Ylli Ndroqi ka shtuar badigardët.

Ylli Ndroqi ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet duke u kthyer nga Korça për në Tiranë, ndërsa ka ndaluar buzë liqenit të Pogradecit.

Jashtë dy makinave të tij shihen 4 badigardë të veshur me maska dhe doreza, ndërsa qëndrojnë në këmbë për të mbrojtur pronarin e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“6 ushtarakë të kthyer nga Gjermania me temperaturë”/ Kollçaku zbulon përgjjigjen e analizave

Publikuar

-

Nga

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku ka treguar se 6 ushtarakë të Forcave të Armatosura të kthyer nga një stërvitje në Gjermani kanë pasur temperaturë.

Kollçaku tha se për këtë arsye ata i janë nënshtruar testimit për koronavirus, por që fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

“Ne disa masa i morëm para se të jepej alarmi nga Ministria. Ne kishim një kontigjent që u kthye nga Gjermania. Gjashtë prej tyre kishin temperaturë dhe u morën tamponë ku u testuan. Ata dolën negativë por sapo erdhën u vetëkarantinuan të gjithë. Te Forcat e Armatosura ka shumë grumbullim sepse stërvitjet bëhen në grup dhe ne krijuam hapësira për stërvitje. Vetëm personeli esencial qëndroi nëpër godina. Megjithatë gadishmëria e Forcave të Armatosura nuk është prekur dhe fatmirësisht asnjë personel nuk rezulton i prekur”, tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA në emisionin “Kjo Javë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Edhe Korça në “shtetrrethim”/ Nga e diela ndalohet qarkullimi i automjeteve

Publikuar

-

Nga

Duke filluar nga ora 6 e mëngjesit e ditës së nesërme, edhe në qytetin e Korçës nuk do të lejohet më lëvizja me makina.

Të vetmit që do të qarkullojnë janë mjetet që shpërndajnë mallra ushqimore; urgjencat spitalore, farmacitë, telefonia dhe interneti, shpërndarja e gazit.

Ndërsa është njoftuar se kush e shkel ndalimin e qarkullimit pezullohet leja e drejtimit per 3 vjet.

Njoftimi i plotë i policisë

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, njofton se ditën e dielë, datë 15.03.2020, duke filluar që prej orës 06:00, deri në një njoftim të dytë në të gjithë qarkun e Korçës, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke përjashtuar ato mjete që janë të autorizuara nga Policia si autoambulanca, mjeteve që kryejnë funksione shtetërore, mjeteve që transportojnë mallra apo që ofrojnë shërbime.
Do të lejohet qarkullimi i automjeteve të mediave të loguara, nëse ato do të pajisen me autorizimin përkatës pranë strukturave të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Korçë.

Kontrollet nga patrullat policore të kësaj strukture, do të jenë të pandërprera dhe prezente përgjatë akseve kryesore të qarkut, si edhe në zonat e brendshme, ku vlen të theksohet që në rast se nga ana e drejtuesve të mjeteve do të konstatohen shkelje të këtyre masave, sanksionet do të jenë të rrepta, në masa administrative, pezullime të lejeve të drejtimit si dhe bllokime të mjeteve.

Policia kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të respektojnë këto kufizime, me qëllim sigurimin e jetës dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në adresën e emailit [email protected] ose numrin 129 pa pagesë dhe ne do të jemi pranë jush!

LEXO TE PLOTE