LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto+video-Dita e Verës e “heshtur” në të gjitha qytetet/ Koronavirusi izolon shqiptarët

14 Mars 2020, 09:31, Sociale CNA
Foto+video-Dita e Verës e “heshtur” në të gjitha

Tirana është zgjuar e heshtur sot si kurrë më parë, edhe pse është 14 Marsi. Dita e Verës është pritur në izolim nga qytetarët e kryeqytetit, të cilët po i binden masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Por jo vetëm Tirana e pret e heshtur Ditën e Verës.

Koronavirusi për herë të parë do të ndalë festimet e Ditës së verës në Elbasan, qytet traditë për festimet e kësaj dite. Përmes një postimi në facebook, kreu i bashkisë në Elbasan, ndërsa uron qytetarët, thekson se shëndeti është i tëgjithëve është shumë më i rëndësishëm.

Në Lezhë edhe sot situata vijon të jetë e njëjtë. Qytetarët po binden se mënyra më e mirë për t?i bërë ballë kësaj lufte ndaj Covid-19 është të qëndrojnë në shtëpi.

Pamjet nga droni në qytet, tregojnë një ditë vere të bukur me diell por pa njerëz për ta shijuar. Të vetmet mjete në rrugë janë policët, ambulancat apo ato të dyqaneve ushqimore.

Edhe Fieri po ashtu duket se po zbaton thirrjet për të qëndruar në shtëpi, me qëllim mos përhapjen e koronavirusit.

Rrugët e qytetit i cili sot do të festonte Ditën e Verës janë bosh. Tek tuk të zë syri ndonjë kalimtar, ndërsa heshtja mbizotëron në qytet.

Lajmet e fundit nga