Connect with Us

“Edi jam”/ Rama i mëson qytetarëve si lahen duart me video humoristike

Politikë

“Edi jam”/ Rama i mëson qytetarëve si lahen duart me video humoristike

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video humoristike, ku i mëson qytetarëve si të lajnë duart për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Kreu i qeverisë kujton kohën e tërmetit dhe thotë se me pak humor bëhen më pikante momentet e vështira.

“Ashtu si në kulmin e hallit të tërmetit kishte momente humori, që faktikisht gjithnjë bëhet më pikant në periudhat më të vështira, ka pasur edhe në këto ditët e vetëburgosjes tonë kolektive goxha humor nëpër rrjete! Jam matur disa herë t’i ndaj këtu ca perla humori me telefonatat ku dilte zëri im, po këtë s’e mbajta dot pa e ndarë me ju dhe bravo kujt e ka bërë”, shkruan Rama në rrjetet sociale./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Janë heronjtë e vërtetë të betejës”/ Berisha urime dhe mirënjohje për punonjësit e shëndetësisë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një urim dhe ka shprehur mirënjohje të pakufishme për mjekët, infermierët e sanitarët e vendit.

Berisha fton qytetarët të urojnë përzemërsisht dhe të perulen me mirënjohje të pakufishme ndaj punonjësve të shëndetësisë, të cilët janë sot heronjtë e vërtetë të kësaj beteje të vështirë kombëtare.

Ish-lideri i demokratëve ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut, të cilët i bën përgjegjës për situatën aktuale.

“CCdo ditë ata përballen me raste të infektuara me koronavirus dhe në këtë betejë ka prej tyre, siç është rasti i mjekut infeksionist të Durrësit dhe të tjerë, që kanë marrë nga të sëmuret e tyre sëmundjen, të tjerë janë në testim e sipër. Të dashur miq, personeli ynë shëndetësor punon në kushtet e një braktisje të plotë nga narkoshteti dhe Edvin Çekap Maska e Ndrikull Hajni Maska, punon në kushtet e mungesës totale të mjeteve elementare të mbrojtjes, por edhe të kurtheve kriminale që pacientë të veçantë ju bëjnë atyre duke mos ju treguar kontaktet e tyre me individë apo zona me koronavirus dhe duke ju transmetuar kështu atyre pabesisht infeksionin”, shkruan Berisha në rrjetet sociale ndër të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Agim Xhafka/ Mjeku im, heroi im!

Publikuar

-

Nga

Doktor Blerimit para tre muajsh i trokiti te kabineti i tij përgjegjësi i qendrës shëndetësore.

-E mbushe moshën, duhet të dalësh në pension se nuk të paguaj dot nga sot e tutje. Ti e kupton, shteti kështu e ka rregullin.

-E di, e di. Po kam 40 vjet punë këtu e se si do më duket të mos vij më çdo mëngjes, – psherëtiu Blerimi.

-Ah, sa mirë të të kishim akoma nga që mjek veç ti dhe unë mbetëm. Të tjerët ikën në Tiranë ose në Gjermani.

Mblodhi veglat e ca blloqe recetash, palosi përparësen e bardhë e eci drejt shtëpisë. Rrugës e përshëndetnin të gjithë se qyteza aq banorë kish, por edhe që thuajse të gjithë i kishte vizituar. Ua dinte dhimbjet dhe historinë e sëmundjeve.

Gruaja e priste e gëzuar.

-Javën që vjen ikim te Sokoli në Amerikë. E kemi nxjerrë vizën qysh vjet dhe mbetëm këtu. Na ka marrë malli për djalin.

Besimi tundi kokën dhe po shihte kot nga televizori. Sa mbaruan drekën i ra celulari.

-Po nuk punoj më, dola në pension, -i fliste dikujt.- Po mirë sille te ambulanca e po shoh.

-Ishte Gaqo, ka nipin me temperaturë të lartë. Po iki ta vizitoj, – i foli gruas.

Dhe kështu si padashur thuajse çdo ditë shkonte te puna e vet. Te ajo dhomë, me atë rutinë, me ato halle të njerëzve. Veç tani nuk paguhej, kjo ishte e veçanta. Po nuk mërzitej. Mjafton që u zgjidh halle njerëzve, mendonte.

Vajtjen në Amerikë e shtyu pa datë. Javët po ecnin shpejt, nuk kuptonte se kishte dalë në pension. E ndjente kur shkonte te barakja e postës të tërhiqte pagën. Ishte pak, shumë pak, po djali niste ca dollarë me wester union. Dhe jetonin normal. Të qetë e te dobishëm për njerëzit. Deri sa një ditë shefi hyri si vjedhurazi te dhoma e vizitave dhe i foli me sytë përdhe:

LEXO EDHE:  Basha: Nuk jam penduar për marrëveshjen me Ramën

LEXO EDHE:  Pasuria e kryeministrit "hije" Benet Beci

-Duhet mos e ndezësh këtë furnelën elektrike. Nuk kemi buxhet për të.

-Po fëmijët mbërdhijnë se zhvishen kur i vizitoj.

-E di, e di, por…-dhe doli.

U nxeh e vendosi të nesërmen mos të vinte fare, të rrinte në shtëpi. Ashtu bëri deri nga ora dhjetë. Pastaj luajti vendit e doli të ç’pinte këmbët. Ato e çuan nga ambulanca. Te dera po e prisnin në radhë mbi tetë veta. Burra, gra, më shumë fëmijë. Shkoi me vrap dhe nisi punën. Po furnelën e ndezi.

E ngrohu dhomën.

Të nesërmen ishte dita e marrjes së pensionit. Sa futi në kuletë ato pak lekë shkoi te dyqani i Mitit. Bleu një sobë me gaz, një bombol dhe e çoi te klinika. Bëri provë, u gëzua si atëherë kur blenë televizorin, që shtruan darkë me shoqërinë se ishte ngjarje e madhe.

Në shtëpi e shoqja po e shihte nga duart. Priste pensionin se e dinte ditën. Po Blerimi ia priti:

-Do na i vonojnë ca ditë. Ka pasur corona virusi e qarkullimi, e di vetë ti se e ke parë te lajmet.

Ndjente kaq lumturi sa soba i dukej më e rëndësishme se televizori. U shtri sa të dremiste pak, pasdite do bënte vizita, por dhe do i shkruante sms të birit.

Na i dërgo një javë më parë paratë e muajit se bleva një sobë për ambulancën.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Është më mirë që po vijojnë të kacafyten si më parë

Publikuar

-

Nga

Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë, janë të shumtë ata udhëheqës apo njerëz te famshëm, që e konsiderojnë luftë përballjen globale me korona virusin. Dhe e tillë duhet të jetë, po të kesh parasysh se shumë fenomene, që na janë rishfaqur tani, kishin ndodhur për herë të fundit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq, rreth 200 vjet më parë, Klauzeviçi shkruante se lufta nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimi i politikës me mjete te tjera.

Në rast se do t’i besonim atij, i bie që janë të kota thirrjet apo klithmat e shumë mjekëve, infermierëve apo njerëzve të thjeshtë për t’i lënë mënjanë debatet politike në këtë kohë qameti.

E para, sepse është e sigurt që nuk do t’i bindet kush, ngaqë Shqipëria me shumë gjasa është shembull fanarndriçues në planet për këtë çështje. Një shtet, ku çdo gjë vijon njësoj si më parë. Ndaj edhe asnjeri nuk ka ka pse investohet në një nismë, e cila e ka zero mundësinë e suksesit.

Por, më e rëndësishmja, sepse po të ndalej zulma e zakonshme e kacafytjes së shpifur politike, atëherë shqiptarët e futur në karantinë, mund të mendonin vertetë se në këtë vend po afrohej apokalipsi. Dhe atëherë mund të futeshin realisht në një panik të paparashikueshëm.

LEXO EDHE:  Merkel i kërkoi Ramës arrestimin e Tahirit?/ Lubonja shuan zërat

LEXO EDHE:  ILD po i dorëzohet Soros-it/ Zbardhet e kaluara e errët e Artur Metanit

Ndaj edhe ustallarët e vjetër të këtij zanati duhen lënë të bëjnë punën e tyre të përhershme, tamam sikur sot të ishim duke e festuar Ditën e Verës mes valleve dhe ballokumeve në rrugët e Elbasanit. Më shumë se konfirmim për thënien proverbiale të Klauzeviçit, është një provë tjetër e rëndësishme se nuk na kanë zhgënjyer asnjëherë, si në luftë, ashtu edhe në paqe.

Por ata thjesht nuk duhen dëgjuar dhe përfillur, duke mos shpenzuar asnjë sekondë dhe asnjë grimë energji për “shqetësimet” e tyre, të cilat nuk vijnë për shkak të izolimit dhe nuk kanë të bëjnë fare me luftën botërore dhe shqiptare ndaj COVID 19.

Shpëtimtarët tanë në këto ditë të vështira duhet të jenë mjekët, librat dhe NETFLIX-i.

LEXO TE PLOTE