Connect with Us

Edhe Korça në “shtetrrethim”/ Nga e diela ndalohet qarkullimi i automjeteve

Lajme

Edhe Korça në “shtetrrethim”/ Nga e diela ndalohet qarkullimi i automjeteve

Publikuar

-

Duke filluar nga ora 6 e mëngjesit e ditës së nesërme, edhe në qytetin e Korçës nuk do të lejohet më lëvizja me makina.

Të vetmit që do të qarkullojnë janë mjetet që shpërndajnë mallra ushqimore; urgjencat spitalore, farmacitë, telefonia dhe interneti, shpërndarja e gazit.

Ndërsa është njoftuar se kush e shkel ndalimin e qarkullimit pezullohet leja e drejtimit per 3 vjet.

Njoftimi i plotë i policisë

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, njofton se ditën e dielë, datë 15.03.2020, duke filluar që prej orës 06:00, deri në një njoftim të dytë në të gjithë qarkun e Korçës, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke përjashtuar ato mjete që janë të autorizuara nga Policia si autoambulanca, mjeteve që kryejnë funksione shtetërore, mjeteve që transportojnë mallra apo që ofrojnë shërbime.
Do të lejohet qarkullimi i automjeteve të mediave të loguara, nëse ato do të pajisen me autorizimin përkatës pranë strukturave të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Korçë.

LEXO EDHE:  Foto/ Korça për Krishtlindje

Kontrollet nga patrullat policore të kësaj strukture, do të jenë të pandërprera dhe prezente përgjatë akseve kryesore të qarkut, si edhe në zonat e brendshme, ku vlen të theksohet që në rast se nga ana e drejtuesve të mjeteve do të konstatohen shkelje të këtyre masave, sanksionet do të jenë të rrepta, në masa administrative, pezullime të lejeve të drejtimit si dhe bllokime të mjeteve.

Policia kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të respektojnë këto kufizime, me qëllim sigurimin e jetës dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në adresën e emailit [email protected] ose numrin 129 pa pagesë dhe ne do të jemi pranë jush!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Do ndërtohen dy qendra”/ Ahmetaj: Nuk do të ketë shpërngulje në Kombinat

Publikuar

-

Nga

“Do ndërtohen dy qendra”/ Ahmetaj: Nuk do të ketë shpërngulje në Kombinat

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka folur mbrëmjen e sotme për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmneti tragjik I 26 nëntorit.

Ahmetaj tha se banorët e Kombinatit nuk do të shpërngulen, pasi theksoi se atje do të ndërtohet një qendër ku do të vendosen banorët.

Socialisti theksoi në emisionin “Real Story” se gjithashtu edhe në zonën e “5 Majit” do të ndërtohet një tjetër qendër.



“Nuk do të ketë shpërngulje në Kombinat, do të ndërtohen dy qendra. Këto fillojnë më 10 tetor, hidhen themelet e pallateve te ‘5 Maji’, dhe pas 15 tetorit fillojnë themelet në Kombinat. Nga nesër fillon prishja te ‘5 Maji’ dhe më pas në Kombinat.

LEXO EDHE:  Foto/ Korça për Krishtlindje

LEXO EDHE:  Beteja për Korçën/Rënia e PD-së solli ndryshimin e rezultatit

Në datën që thashë do hedhim kazmën e parë të rindërtimeve, që do të kenë mbaruar maksimumi deri në maj të vitit tjetër. Qytetarët që do të marrin apartamente atje do të kenë një letër me vlerë me firmë nga kryeministri, ku do të kenë të përcaktuar edhe hyrjen. Këto letra do të kenë vlerë monetare, do iu jepen qytetarëve për hyrjet, dhe do jetë garanci dhe për legalizimet më vonë”, deklaroi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë fotoreporteri shqiptar, ka punuar edhe në mediat ndërkombëtare

Publikuar

-

Nga

Lajmin i hidhur/ Ndërron jetë fotoreporteri shqiptar, ka punuar edhe në mediat ndërkombëtare

Fotografi i njohur Arben Celi ka humbur jetën ditën e sotme.

Lajmi bëhet i ditur nga miqtë dhe të afërmit e tij, të cilët kanë dhënë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale.

Arben Celi ishte një fotograf i njohur edhe në botën e medias jo vetëm shqiptare.



Fotoreporteri ka lindur në Tiranë dhe për një kohë të gjatë ka punuar për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters dhe në Wall Street Journal.

LEXO EDHE:  Foto/ Korça për Krishtlindje

LEXO EDHE:  Korça zjarr për festën e birrës!

Paraprakisht nuk bëhet me dije për shkakun e humbjes së jetës, ndërsa nesër do të përcillet për në banesën e fundit në orën 11:00 në Sharrë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mjekët në protestë/ Kirurgu Ruka: As Rama as Manastirliu nuk kanë pranuar takim

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme mjekët dhe infermierët kanë zhvilluar një protestë tek Urgjenca e QSUT-së.

Doktor Ibrahim Ruka kirurg në QSUT tha për mediat që sindikata u mashtrua pasi as kryeministri Edi Rama as ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk kanë pranuar takimin me përfaqësinë e mjekëve. Ai tha se sot protesta do të jetë për një orë, ndërsa më tej do të merret një vendim nga këshilli koordinativ.



“Sot sapo morëm lajmin që dhe kryeministri dhe ministrja nuk kanë pranuar të takohen me përfaqësinë e sindikatës por kanë lënë këshilltarët në dispozicion të tyre. Ky është një mashtrim i madh që i kanë bërë sindikatës dje. Besoj që do mblidhet këshilli koordinativ dhe do vendosë për më tutje. Sot është një orëshe protesta më pas do merret vendim nga këshilli”, deklaroi kirurgu Ruka./CNA.al

LEXO TE PLOTE