Connect with Us

Donald Trump bën testin për koronavirusin/ Në pritje të përgjigjes

Bota

Donald Trump bën testin për koronavirusin/ Në pritje të përgjigjes

Publikuar

-

Mbajtja e maskave/ Presidenti Trump ndryshon tonin

Presidenti i SHBA, Donald Trump i është nënshtruar testit për koronavirusin.

Lajmin e konfirmoi vetë ai gjatë një konferencë për shtyp pasditen e të shtunës.

Trump i është nështruar testit të premten mbrëma me orën lokale dhe është në pritje të përgjigjeve.

Siç raporton Fox News, Trump tha se mjekët i kishin matur temperaturën dhe ai ndjehej shumë mirë.

Kujtojmë që Trump më parë kishte refuzuar të izolohej ose të testohej, ndonëse kishte patur takime së fundmi me dy zyrtarëve brazilianë që më vonë rezultuan pozitivë për virusin.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump flet për marrëdhenien me yllin e pornografisë

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kozmonautët nuk janë gati për vaksinën ruse anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Kozmonautët nuk janë gati për vaksinën e Rusisë për koronavirus

Kozmonautët rusë, të cilët pritet të nisen drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor muajin e ardhshëm, kanë thënë të enjten se ende është shumë herët për të marrë vaksinën e lavdëruar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Personalisht, dua të them se nuk do të vaksinohesha sepse e trajtoj me shumë kujdes këtë çështje”, ka thënë Sergei Ryzhikov, 46-vjeçar, lider i ekspeditës së radhës në Stacionin Hapësinor gjatë muajit tetor.

Ai dhe kozmonautë tjerë kanë vendosur maska në qendrën e trajnimit jashtë Moskës, teksa kanë mbajtur online një konferencë për media.

Komentet e kozmonautit kanë ardhur pasi Putin ka lavdëruar vaksinën për koronavirus, të zhvilluar në kohë rekorde.

Kjo vaksinë është emëruar “Sputnik V”, sipas satelitit të periudhës sovjetike, njëherësh i pari i nisur ndonjëherë në Hapësirë më 1957.

“Në momentin që vaksina testohet dhe vërtetohet besueshmëria e saj, atëherë do të merret vendimi për t’iu rekomanduar kozmonautëve vaksinimin”, ka thënë kozmonauti tjetër, Sergei Kud-Sverchkov.

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Gjendja e emergjencës do zgjatet pas 25 prillit

LEXO EDHE:  Paralajmërojnë mjekët infeksionistë/ Kosova hyn në fazën kritike të koronavirusit

Ai ka thënë se vendimi varet nga doktorët, që janë përgjegjës për shëndetin e kozmonautëve, përfshirë imunizimin.



Rusia ka ngritur shqetësime në mesin e shkencëtarëve perëndimorë, kur ka njoftuar se vaksina për koronavirus është miratuar para se të kryhen të gjitha testimet klinike.

Ndonëse vaksina ka treguar rezultate premtuese në testimet fillestare, Rusia ende nuk ka kompletuar fazën finale të testimeve.

Megjithatë, Rusia tashmë ka vaksinuar zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe kryetarin e Moskës, Sergei Sobyanin.

Putin ka thënë se edhe vajza e tij është vaksinuar dhe është përballur me reaksion të lehtë.

Astronautët i nënshtrohen në mënyrë rutinore, një periudhe të karantinës, para se të nisen në Hapësirë.

“Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është vendi më i sigurt tani. Neve nuk na duhet të vaksinohemi sepse përcjellim më mënyrë strikte të gjitha rregullat sanitare”, ka thënë Ryzhikov./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidenti Trump i shmanget angazhimit për pranimin e një kalimi paqësor të pushtetit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump i shmanget angazhimit për pranimin e një kalimi paqësor të pushtetit

Presidenti Donald Trump nuk ka pranuar të konfirmojë nëse do të ishte i gatshëm për një kalim paqësor të pushtetit nëse do të humbiste betejën për t’u rizgjedhur më 3 nëntor përballë kandidatit demokrat për president Joe Biden.

“Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha presidenti në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë një konference për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën në mbrëmje. “Unë jam ankuar me shumë forcë për fletëvotimet dhe ato janë një katastrofë”.

Pa paraqitur asnjë provë, Presidenti Trump ka folur vazhdimisht për manipulime masive falë dhjetëra miliona fletëvotimeve të dërguara nëpërmjet postës, sistem të cilin demokratët e kanë inkurajuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Ne duam të kemi – t’i heqim fletët e votimit”, vazhdoi presidenti, duke shpjeguar se nëse do të krijohej një situatë e atillë “nuk do të ketë një transferim, sinqerisht; do të ketë një vazhdimësi”.

Zoti Biden u pyet t’u përgjigjej komenteve të Presidentit Trump, kur mbërriti në Delauerë të mërkurën në mbrëmje.

“Në cilin vend jemi? Po e them me humor”, tha ish-nënpresidenti. “Thashë, në cilin vend jemi? Shikoni, ai thotë gjërat më të palogjikshme. Nuk di çfarë të them”.

Të paktën një nga kolegët e tjerë republikanë të Presidentit Trump në Senat, u shpreh i alarmuar për komentet e presidentit.

“Thelbësore për demokracinë është kalimi paqësor i pushtetit; pa atë kemi Bjellorusi”, tha në Twitter Senatori Mitt Romney nga shteti Jutah. “Çdo sugjerim që një president mund të mos respektojë këtë garanci kushtetuese është i paimagjinueshëm dhe i papranueshëm”.

Zoti Romney ishte kandidati i partisë së tij për president në 2012-ën dhe ka qenë një nga republikanët e paktë në Senat që herë pas here nuk ka qenë dakort me retorikën dhe veprimet e Presidentit Trump.

“Nuk ka dyshim që ai nënkupton pikërisht atë që tha”, tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff, kryetari i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, në kanalin MSNBC rreth komentit të presidentit, duke shtuar se ishte koha që ata që shërbenin në administratën Trump “të jepnin dorëheqjen” në protestë.



Një nga grupet më të vjetra të të drejtave kushtetuese të vendit gjithashtu komentoi.

LEXO EDHE:  Koronavirusi “zbraz” burgjet/ Ja kush përfiton nga akti normativ

LEXO EDHE:  Paralajmërojnë mjekët infeksionistë/ Kosova hyn në fazën kritike të koronavirusit

“Transferimi paqësor i pushtetit është thelbësor për një demokraci funksionale. Kjo deklaratë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të shqetësojë çdo amerikan”, tha David Cole, drejtori kombëtar ligjor i Unionit Amerikan të Lirive Civile.

Më herët të mërkurën, Presidenti Trump tha se ai mendon se zgjedhjet e nëntorit “do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë dhe unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi nëntë gjyqtarë”.

Presidenti planifikon të shpallë të emëruarën e tij për Gjykatën e Lartë të shtunën që nëse miratohet do të zëvendësonte gjykatësen liberale Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq të premten e kaluar.

Nëse Senati konfirmon kandidaten e presidentit para zgjedhjeve, kjo do t’i jepte krahut konservator një shumicë 6-3 në gjykatë.

“Ky mashtrim që demokratët po bëjnë, është një mashtrim, mashtrimi do të jetë përpara Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara dhe unë mendoj se të kesh një situatë 4-4 nuk është një situatë e mirë”, tha Presidenti Trump.

Presidenti ka shprehur vazhdimisht shqetësimin në lidhje me planet nga një numër shtetesh, duke përfshirë shtetet Kaliforni, Kolorado, Hauai, Nevada, Nju Xhersi, Oregon, Jutah, Vermont dhe Uashington, për të dërguar automatikisht fletëvotime për zgjedhjet të gjithë banorëve të shtetit.

Benjamin Ginsberg, një avokat i njohur për çështjet zgjedhore i cili ka përfaqësuar katër kandidatë republikanë për president, është cituar këtë muaj duke thënë se parashikimi i Presidentit Trump për mashtrim me këto vota nuk ka prova.

“Fjalët e presidentit e bëjnë retorikën e tij dhe të Partisë Republikane të duket më pak si një shqetësim i sinqertë – dhe më shumë si hipokrizi për të siguruar një avantazh elektoral”, shkruajti zoti Ginsberg në një artikull në gazetën Washington Post. “Dhe ata dalin ndërsa republikanët që përpiqen të fitojnë çështjet e tyre në gjykata duhet të përballen me të vërtetën themelore se katër dekada hetimi të dedikuar kanë prodhuar vetëm incidente të izoluara të manipulimit të zgjedhjeve”./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Asnjë viktimë në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve me Covid në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Asnjë viktimë në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve me Covid në Kosovë

Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 592 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 63 prej tyre.



Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump flet për marrëdhenien me yllin e pornografisë

LEXO EDHE:  Flet për herë të parë “pacienti zero”/ Rrëfen historinë e infektimit dhe simptomat

Deri më tani në Kosovë 616 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.333./CNA.al

LEXO TE PLOTE