Connect with Us

COVID-19/ Gati ilaçi i parë për ta neutralizuar atë! Kërkon më pak kohë se një vaksinë

Bota

COVID-19/ Gati ilaçi i parë për ta neutralizuar atë! Kërkon më pak kohë se një vaksinë

Publikuar

-

Është zhvilluar  ilaçi i parë i specializuar për t’iu kundërpërgjigjur koronavirusit  Sars-CoV2 apo COVID-19 si njihet ndryshe.

Ai është një antikorp monoclonal, i specializuar për të njohur proteinat që virusi përdor për të sulmuar qelizat respiratore njerëzore.

Kërkimi është publikuar në “ BioRxiv” nga grupi i universitetit holandez të Utrecht i udhëhequr nga Chunyan Wang. Në artikull  evidentohet se kërkuesit kanë deklaruar se do të duhen disa muaj që ilaçi të jetë i disponueshëm sepse do të duhet të eksperimentohet për të pasur sigurinë për efikasitetin e tij.

Duke u lidhur me proteinën që gjendet në sipërfaqen e virusit, antikorpi monoklonal e ndalon që të lidhet me qelizat dhe në këtë mënyrë e bën të pamundur për virusin që të penetrojë në brendinë e tyre për t’u shumuar. Për këtë motiv, kërkuesit janë të bindur se antikorpi ka potenciale të rëndësishme  “për trajtimin dhe parandalimin e COVID-19”.

Kërkuesit po punonin prej kohësh për një antikorp kundër SARS kur shpërthehu epidemia e Covid-19 ose e  Sars2 dhe kuptuan se antikorpet efikase kundër sëmundjes së parë arrinin të bllokonin edhe të dytën.

LEXO EDHE:  Deklarata e Bashës për numrin e viktimave/ Pampuri: Informacioni ka ardhur nga ekspertë brenda spitalit

Studimet vijojmë akoma dhe antikorpi duhet t’i nënshtrohet testeve shumë rigoroze por kërkuesit shpresojnë që të bindin një kompani farmaceutike që ta prodhojë.

E gjithë kjo, sipas shkencëtarëve të Utrecht, do të marrë shumë më pak kohë sesa po të zhvillohej një vaksinë për koronavirusin e ri, shkruan agjencia e lajmeve ANSA .

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Regjimi iranian merr vendimin/ Do bombardojë takimin vjetor të opozitës

Publikuar

-

Nga

Rregjimi iranian merr vendimin/ Do bombardojë takimin vjetor të opozitës

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare në iran ka vendosur të bombardojë takimin vjetor të opozitës.

Lajmi është bërë i dituar nga Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo deklaron se ky vendim është miratuar edhe nga Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei.

LEXO EDHE:  Deklarata e Bashës për numrin e viktimave/ Pampuri: Informacioni ka ardhur nga ekspertë brenda spitalit

LEXO EDHE:  Deklarata e Bashës për numrin e viktimave/ Pampuri: Informacioni ka ardhur nga ekspertë brenda spitalit

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare, i kryesuar nga Hassan Rouhani mori vendimin për të bombarduar takimin vjetor të Rezistencës Iraniane në Villepinte dhe Udhëheqësi Suprem i regjimit Ali Khamenei e miratoi atë”, shkruan Rajavi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidenti Trump paralajmëron Biden/ Do hysh në Shtëpinë e Bardhë vetëm nëse…

Publikuar

-

Nga

Donald Trump e ka ndryshuar përgjithmonë politikën amerikane

Presidenti në detyrë i SHBA Donald Trump, ka paralajmëruar ish-nënpresidentin e SHBA Joe Biden, se nuk do ta lirojë Shtëpinë e Bardhë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Trump deklaron se do ta lërë Biden të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse provon se nuk ka manipuluar votat.

Biden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse mund të provojë se “80,000,000 votat” e tij qesharake nuk ishin marrë në mënyrë mashtruese ose ilegale. Kur sheh se çfarë ndodhi në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milëaukee, mashtrim masiv i votuesve, ai ka një problem të madh të pazgjidhshëm!”, shkruan presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Aleksei Navalni thirrje BE-së/ Godit me sanksione oligarkët rusë

Publikuar

-

Nga

Aleksei Navalni thirrje BE-së/ Godit me sanksione oligarkët rusë

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalni i bëri thirrje Bashkimit Evropian të godasë me sanksione ekonomike oligarkët që kanë lidhje të ngushta me Presidentin Vladimir Putin.

“Nuk ka kuptim t’u vësh sanksione gjeneralëve e kolonelëve apo individëve të tjerë që nuk udhëtojnë shumë,” tha zoti Navalny në komente përmes lidhjes me videokonferencë.

Aktivisti rus argumentoi para anëtarëve të komisionieve të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me jashtë nevojën për një strategji të re, duke folur nga Gjermania ku vazhdon të mjekohet pas problemeve shëndetësore që mendohet se u shkaktuan nga helmimi i urdhëruar nga Kremlini.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe oficerët ushtarakë, të cilët tradicionalisht shenjestrohen me sanksione “nuk kanë prona të shumta apo llogari bankare në Evropë”.

Brukseli, thekson ai, duhet të godasë individë të rrethit të ngushtë të Presidentit Putin, ndër ta manjatët me jahte e investime në BE.

Qeveritë perëndimore kanë arritur në përfundimin se Navalni u helmua me noviçok, një lëndë helmuese e përdorur nga ushtria që nuk është e lehtë të sigurohet nga individë pa lidhje me shtetin.

Aleksei Navalni u mjekua në një spital të Berlinit dhe vazhdon trajtimin shëndetësor në Gjermani. Helmimi i tij ka acaruar marrëdhëniet mes Moskës dhe qeverive evropiane, sidomos autoriteteve gjermane.

LEXO EDHE:  Deklarata e Bashës për numrin e viktimave/ Pampuri: Informacioni ka ardhur nga ekspertë brenda spitalit

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin e mirë/ Edhe 4 mjekë dhe infermierë të shëruar sot nga COVID-19

BE-ja ka vendosur masa për të ndaluar hyrjen në vendet e saj si dhe ka ngrirë llogaritë e gjashtë personave që dyshohen se ishin përgjegjës në helmimin e Navalnit, ndër ta edhe kreun e agjencisë ruse të zbulimit, FSB.

Por zoti Navalni tha se do të ishte gabim të identifikohej një motiv politik në veprimet e Moskës, duke shtuar se elita e Moskës është thjesht e interesuar për përfitime ekonomike.

“Shteti rus duhet të trajtohet si një grup kriminelësh, të cilët përkohësisht kanë marrë pushtetin,” tha ai, duke u bërë thirrje politikanëve evropianë të mbështesin popullin rus.

Ai paralajmëroi Bruksesin të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Rusi, duke thënë se pa diskutim që do të jenë të manipuluara./ VOA

LEXO TE PLOTE