LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cilat janë efektet negative të ndryshimit të orës mbi shëndetin e njeriut

14 Mars 2020, 07:28, Blog CNA
Cilat janë efektet negative të ndryshimit të orës mbi

* Një tren doli nga shinat teksa po ecte me 130 km/h në orë, duke vrarë 4 pasagjerë. Dekada më parë, një vendimmarrje e gabuar solli vdekjen e 7 astronautëve të anijes kozmike ?Challenger?. Në secilin prej këtyre rasteve, gjumi i dobët ose jo në sasinë e duhur, ishte një nga faktorët që kontribuoi në këto katastrofa.

Edhe nëse nuk jeni inxhinier që të punoni në një nga këto fusha, ka shumë shanse që herë pas here të keni një gjumë të dobët gjatë natës. Në fakt, mbi një të treta e të rriturve amerikanë flenë më pak se minimumi i sugjeruar 7 orë në natë, dhe dy të tretat e adoleshentëve, flenë më pak se 8 orë minimale që rekomandohen.

Por edhe ata që kanë një regjim të mirë të gjumit, kanë një periudhë të vitit kur ka të ngjarë të flenë më pak gjumë: ndryshimi i orës në pranverë. Amerikanët, kanë pasur një marrëdhënie dashurie-urrejtje me këtë ndryshim, që nga koha kur ai u bë ligj në vitin 1918. Në thelb të kostos nga ky ndryshim, është efekti që ka mbi modelet tona të gjumit.

Kur vjen pranvera, ora shtyhet me 1 orë, por ora e trupit tonë nuk ndryshon dhe aq lehtë. Në përgjithësi, duhen disa ditë që ne t?i përshtatemi ndryshimit të orës. Shumë njerëz, flenë afro 40 minuta më pak se zakonisht natën e së dielës duke u gdhirë e hëna e parë pas ndryshimit të orës.

Një studim i bazuar mbi një bazë të dhënash nga Instituti Kombëtar i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në SHBA, zbuloi se ndryshimi i orës në pranverë, shoqërohet me një rritje prej 6 përqind të plagosjeve në miniera, dhe një rritje prej 67 përqind të ditëve të punës të humbura për shkak të këtyre dëmtimeve.

Ndërkohë një studim tjetër, tregon se ndryshimi i orës, lidhet me një shpeshtësi të rritur prej 5 përqind të sulmeve në zemër. Për këtë arsye, ekonomistët vlerësojnë se ndryshimi vjetor i kohës pranverore, i kushton çdo vit ekonomisë amerikane 434 milionë dollarë. Megjithatë, kostot nuk mbarojnë këtu.

Gjithshtu, studimet kanë zbuluar gjithashtu se ndryshimi i orës ndikon në aftësinë tonë për të perceptuar tiparet morale të një situate të caktuar. Në një nga eksperimentet, gjysma e pjesëmarrësve u mbajtën zgjuar gjatë gjithë natës, ndërsa gjysma u lejua të flejë plotësisht.

Të nesërmen të dyja grupeve iu treguan histori që përmbanin nivele të ndryshme të sjelljes morale. U zbulua se një ditë pas ndryshimit të ores, apo pas një nate pa gjumë, njerëzit ishin më pak të aftë të dallonin se kur një situatë përfshinte çështje me rëndësi morale, sesa kur flinin normalisht.

Ndryshimi i orës, ndikon dhe në gjykimin tonë në mjediset zyrtare. Një studim i kohëve të fundit, zbuloi se gjyqtarët japin dënime më të ashpra të hënën e parë pas ndryshimit të orës, në krahasim me ditët e tjera të vitit. Kjo do të thotë që gjumi dhe politikat publike në lidhje me gjumin, mund të ndikojnë në vendimet të rëndësishme, që duhet të jenë si rregullt të paanshme.

Këto studime janë vetëm ?maja e ajsbergut?, teksa pasojat negative variojnë nga rezultatet e dobëta të studentëve në provime, deri tek ecuria negative e bursave.

Prandaj ka ardhur koha që në vend se të ndryshojmë orën zyrtare, ne duhet të ndryshojmë politikën publike. Shumë shtete në SHBA, kanë kërkuar rishikimin e kësaj praktike. Një debat i ngjashëm ekziston edhe në Evropë, teksa shumë vende anëtare janë në prag të shfuqizimit të kësaj praktike, që synonte dikur kursimin e energjisë elektrike./ TheconversationPërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga