Connect with Us

Biznesmeni apel të fortë qytetarëve/ “Mos lejoni panikun e stimuluar nga politika t’ju shkatërojë jetën”

Lajme

Biznesmeni apel të fortë qytetarëve/ “Mos lejoni panikun e stimuluar nga politika t’ju shkatërojë jetën”

Publikuar

-

Biznesmeni shqiptar në industrinë e transportit detar Aleksandër Kalivopulli ka bërë një apel të fortë lidhur me koronavirusin e ri që ka marrë mijëra jetë njerëzish.

Kalivopulli thotë se jetën e tij e ndan mes Shqipërisë dhe Greqisë, por biznesi e ka lidhur me miq e bashkëpunëtorë në të gjithë botën, por thekson se askush nuk njeh ndonjë person të sëmurë.

Biznesmeni thotë se nuk ka arsye për të pasur panik dhe i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e interesave politike.

“Kam 10 ditë që ju bëj të gjithëve një pyetje te thjeshtë:

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj gazetarit/ Manjani apel prokurorëve dhe gjyqtarëve

– A keni ndonjë të njohur që është prekur nga ky koronavirus???

Përgjigjia është vetëm negative: Jo… nuk njoh asnjë…

Dhe logjikisht i pyes përsëri: Atëherë nga kush trembemi?

Me përgjigjen: Ouuuu… se dimë? Pa dashur të jem i bezdisshëm…

A ka mundësi të pyesni edhe ju miqtë tuaj kudo që janë dhe të krijoni një ide më reale se ccfarë është kjo që po na ndryshon jetën… A është diku në jetën tonë? Mos lejoni që paniku i stimuluar për interesa politike të shkatërojë jetën tonë!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

6 Komente

6 Comments

  1. Tea

    16 Mars, 2020 at 10:08 am

    Qe kur qarkullon me alkoliken ZHanina Dapin do
    Te jene djegur telat e trurit mor çun…

  2. Majlinda

    16 Mars, 2020 at 10:14 am

    Merru me Kurven qe ke Zhanina Dapin leri te tjerat ti se te qenkan djegur telat e trurit…

  3. Bona

    16 Mars, 2020 at 6:49 pm

    Po pse nuk merreni me hallet tuaja,o njerëz..po pergojoni dynjan..pak me respekt për veten po të keni s’do dilni me adresa fals..sa për komentet që bëni e keni nga cmira dhe zilija,as te maja thoit si vini..është vajzë e përkryer me gjithë vlerat që meriton një njeri..

  4. Alma

    16 Mars, 2020 at 7:16 pm

    Uaa sa mire e njihkeni jeten private te saj.. Apo me fal e ngatrroni me veten tuaj.. Jeni dhe femra ju skeni respekte ne radh te par per vete..eshte e nderuar dhe e respekuar

  5. Ina

    16 Mars, 2020 at 7:40 pm

    Majlinda,tea, si sju vjen turp apo e ngatrroni me veten tuaj

  6. Gerta

    16 Mars, 2020 at 10:22 pm

    Une e njoh kete per te cilen shkruani dhe eshte vajze e perkryer, nuk ju vjen turp qe hidhni dhe germoni ne jetet private te njerezve qe as i njihni dhe as e dini si jane.
    Dy gjera jane; o jeni vete ashtu si shkruani o keni xhelozi!!!!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Dosja Top Channel”, pjesa e dytë/ Gjyqet, paditë në prokurori dhe përplasjet vazhdojnë

Publikuar

-

Nga

Një rrugë e gjatë e pandalshme, padi penale, çështje në gjykim, prokuroria në lojë dhe palët janë në përplasje të plotë. Në Gjykatën e Faktit ka disa kërkesa, përjashtim gjyqtarësh, më pas kallëzime në prokurorinë e Tiranës. Vendime pro njërës palë që rrëzohen në favor të palës tjetër. Beteja e aksioneve vazhdon me proçedurat e gjykatave të Shqipërisë. Strukturë e akuzuar shpesh si një sekt i korrupruar, që tashmë është përfshirë në vetting.

Më poshtë po sjellim pjesën e dytë të “dosjes Top Channel”, e cila i është dorëzuar ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, pak kohë më parë, një fakt që CNA.al e raportoi disa ditë më parë. (Lexo ketu)

Më 15 shkurt 2016, kërkuesit i janë drejtuar sërish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Teuta Hoxha nga gjykimi i mëtejshëm i çështjes civile me nr. 5059 Akti.

Me vendimin Nr.232, datë 01.03.2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur “pranimin e kësaj kërkese dhe përjashtimin e gjyqtares Teuta Hoxha nga gjykimi i kësaj çështje civile.”

Gjthashtu, me anë të një kallëzimi penal datë 18.02.2016, drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Z. Albert Sino dhe Z. Aurel Baçi, kërkojnë kryerjen e hetimeve dhe ushtrimin e ndjekjes penale ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Teuta Hoxha për krimet e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumentave” nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre.

Gjithashtu, në mbrojtje të të drejtave ligjore të cënuara dhe të shkelura në mënyrë flagrante në kundërshtim me të gjithë legjislacionin përkatës në fuqi në Republikën e Shqipërisë, Pala e Paditur ju drejtohet nëpërmjet shkresave zyrtare shumë institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të tilla si Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Kyreministrisë, Kuvendit, Këshillit të Europës, Delegacionit Europian, Diplomacive të huaja si Ambasadës Amerikane, Britanike, Hollandeze etj.

Më datë 17.02.2016, Albert Sino dhe Aurel Baçi kundrejt masës së sigurisë kanë paraqitur ankim duke iu drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë, ku kërkojnë ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Nr. 5059, datë  05.02.2016 dhe heqjen e masës së sigurimit të padisë.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj gazetarit/ Manjani apel prokurorëve dhe gjyqtarëve

LEXO EDHE:  "Janë heronjtë e vërtetë të betejës"/ Berisha urime dhe mirënjohje për punonjësit e shëndetësisë

Gjykata e Apelit pas analizimit të çështjes vendosi “lënien në fuqi të Vendimit Nr. 5059, datë 05.02.2016.”

Ndërkohë, në lidhje me padinë e themelit kundrejt të paditurve Albert Sino dhe Aurel Baçi me detyrimin për t’i njohur paditësit pronar edhe mbi 60% të aksioneve të shoqërisë “Top Channel” sh.a, duke kërkuar edhe “ligjërimin” e masës së sigurimit të vendosur me Vendimin Nr. 5059, datë 05.02.2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.3873 datë 09.05.2016, pas shqyrtimit dhe gjykimit në themel të çështjes nga gjyqtarja Marinela Osmani, vendos “rrëzimin e padisë së palëve paditëse Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha si dhe heqjen e masës së sigurimit të padisë.”

Ndaj këtij vendimi është ushtruar ankim nga pala paditëse në Gjykatën e Apelit Tiranë. Kjo e fundit, me vendimin nr.436, datë 10.06.2016, vendosi “lënien në fuqi të vendimit nr. 5059 Akti, datë 05.02.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Palët Albert Sino dhe Aurel Baçi, paraqitën rekurs pranë Gjykatës së Lartë kundër vendimit nr.436, datë 10.06.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 5059 akti datë 05.02.2016 “për sigurimin e padisë” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë./ CNA.al

Vijon

Ekskluzive/ Dosja Top-Channel, përfundon në ambasadën Amerikane

“Dosja Top Channel”, pjesa e parë/ Si u themelua dhe filluan përplasjet në gjykata

Si do të zgjidhen gjyqet e Top Channel në Gjykatën e Lartë?!

Dosja “Top Channel”/ Skandalet nga aksionet tek gjyqet dhe shantazhet

Vjollca Hoxha humb betejën me bosët e mëdhenj për Digitalb/ Bie “monopoli” i vendimmarrjes

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Si i “vrau” Vjollca të gjithë shokët dhe bashkëpunëtorët e Tanit të Top-it

Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

‘Vetingu’/ “Top Channel” vë në shënjestër gjyqtarët që nuk i përulen Vjollca-Blushit

Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

Top Channel i shpall “luftë” gjyqtarit/ Vjollca Hoxha dërgon nipin në protestë

Top Channel sulmon Gjykatën e Lartë në prag të gjyqit për aksionet e pronësisë

Si do të zgjidhen gjyqet e Top Channel në Gjykatën e Lartë?!

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Mos përdorni Ibuprofen dhe barna kortizonikë”/ Mjeku: Jo panik, ul sistemin imunitar

Publikuar

-

Nga

Mjeku Genc Sulçebe tha se shpreson që para dimrit të ardhshëm të zbulohet një vaksinë kundër COVID-19.

Doktori deklaron se rreth 34% e popullatës e kalojnë këtë virus pa asnjë shenjë, 80% në mënyrë shumë të lehtë dhe vetëm 4 % do të kërkojnë hospitalizim.

Ai foli në emisionin “Opinion” edhe për efektet e Ibuprofenit, për të cilin thuhet se ka pasur ndikim negativ, ndërsa i kërkoi qytetarëve të mos e përdorin ashtu sikurse kortizonikët.

LEXO EDHE:  Në panik nga hetimi mbi pasurinë/ Kryemadhi me fjalor rruge, del jashtë kontrollit

LEXO EDHE:  Komuniteti Musliman, apel per te votuar: Nuk mbajme anen e asnje partie

“Ibuprofeni është anti – ifnflamtor dhe pengon reaksionin imunitar. Inflamacioni dhe temperatura janë reagim imuntar. Po kështu edhe kortizonikët nuk duhen përdorur. Pa panik, të gjithë ne mund ta kemi marrë virusin. Të rrimë në shtëpi, të kontollojmë veten tonë. Qetësia ushqimi i ekuilibruar janë faktorë shumë të rëndësishëm për sistemin imunitar. Paniku e ul sistemin imunitar dhe pengon reagimin e sistemit për të luftuar virusin”, nënvizoi mjeku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pipero apel qytetarëve/ “Mos shihni shifrat, gjithësecili nga ne mund të jetë i infektuar”

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero deklaron se në vend mund të ketë 500 persona të infektuar por që nuk kanë shenja dhe nuk e dinë që janë me koronavirus.

Pipero thotë se gjithësecili nga ne mund të jetë i infektuar, ndërsa kërkoi që qytetarët të zbatojnë këshillat që i janë dhënë.

“Nga eksperienca e mëparshme e marrë nga Kina dhe Itali, për çdo rast ka 1-2 të infektuar të tjerë të fshehur. Janë 51 të infektuar por në total mund ta kenë virusin 500 persona. Po ashtu mësua nga eksperienca me Kinën dhe Italinë bumi është nga fundi i javës së 3 apo të 4.  Duhet theksuar se shumë mund të jenë të infektuar por nuk manifestojnë sëmundje. Gjithësecili nga ne mund të jetë i infektuar, por shqiparët nuk duhet të shohin shifrat, nuk duhet të shofin statistikat, ato t’ia lemë shkencëtarëve. Qytetarët duhet të zbatojnë të gjitha këshillat”, u shpreh mjeku në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE