Connect with Us

“6 ushtarakë të kthyer nga Gjermania me temperaturë”/ Kollçaku zbulon përgjjigjen e analizave

Lajme

“6 ushtarakë të kthyer nga Gjermania me temperaturë”/ Kollçaku zbulon përgjjigjen e analizave

Publikuar

-

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku ka treguar se 6 ushtarakë të Forcave të Armatosura të kthyer nga një stërvitje në Gjermani kanë pasur temperaturë.

Kollçaku tha se për këtë arsye ata i janë nënshtruar testimit për koronavirus, por që fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

“Ne disa masa i morëm para se të jepej alarmi nga Ministria. Ne kishim një kontigjent që u kthye nga Gjermania. Gjashtë prej tyre kishin temperaturë dhe u morën tamponë ku u testuan. Ata dolën negativë por sapo erdhën u vetëkarantinuan të gjithë. Te Forcat e Armatosura ka shumë grumbullim sepse stërvitjet bëhen në grup dhe ne krijuam hapësira për stërvitje. Vetëm personeli esencial qëndroi nëpër godina. Megjithatë gadishmëria e Forcave të Armatosura nuk është prekur dhe fatmirësisht asnjë personel nuk rezulton i prekur”, tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA në emisionin “Kjo Javë”./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Edhe Korça në “shtetrrethim”/ Nga e diela ndalohet qarkullimi i automjeteve

Publikuar

-

Nga

Duke filluar nga ora 6 e mëngjesit e ditës së nesërme, edhe në qytetin e Korçës nuk do të lejohet më lëvizja me makina.

Të vetmit që do të qarkullojnë janë mjetet që shpërndajnë mallra ushqimore; urgjencat spitalore, farmacitë, telefonia dhe interneti, shpërndarja e gazit.

Ndërsa është njoftuar se kush e shkel ndalimin e qarkullimit pezullohet leja e drejtimit per 3 vjet.

Njoftimi i plotë i policisë

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, njofton se ditën e dielë, datë 15.03.2020, duke filluar që prej orës 06:00, deri në një njoftim të dytë në të gjithë qarkun e Korçës, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke përjashtuar ato mjete që janë të autorizuara nga Policia si autoambulanca, mjeteve që kryejnë funksione shtetërore, mjeteve që transportojnë mallra apo që ofrojnë shërbime.
Do të lejohet qarkullimi i automjeteve të mediave të loguara, nëse ato do të pajisen me autorizimin përkatës pranë strukturave të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Korçë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Çfarë po bëjnë ndërmarrjet italiane për të luftuar virusin

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Çfarë po bëjnë ndërmarrjet italiane për të luftuar virusin

Kontrollet nga patrullat policore të kësaj strukture, do të jenë të pandërprera dhe prezente përgjatë akseve kryesore të qarkut, si edhe në zonat e brendshme, ku vlen të theksohet që në rast se nga ana e drejtuesve të mjeteve do të konstatohen shkelje të këtyre masave, sanksionet do të jenë të rrepta, në masa administrative, pezullime të lejeve të drejtimit si dhe bllokime të mjeteve.

Policia kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të respektojnë këto kufizime, me qëllim sigurimin e jetës dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në adresën e emailit [email protected] ose numrin 129 pa pagesë dhe ne do të jemi pranë jush!

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Thyhet urdhëri”/ Autobuzi me 30 udhëtarë hyn përmes Kakavijës në tokën shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama urdhëroi dje mbylljen e kufinjve me Greqinë, si një ndër masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por duket se ky urdhër është shkelur.

Në pikën kufitare të Kakavijës, mësohet se sot është future sërish një autobus i linjës Kretë-Tiranë me 30 udhëtarë.

Pasi ka qëndruar për rreth dy orë në doganë, autobusi është lejuar nga policia e Kakavijës që të futet në territorin shqiptar, por me kushtin që pasagjerët të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Sipas të dhënave, nuk konfirmohet se ndonjë prej pasagjerëve të jetë i prekur me Covid 19 , ndërsa të gjithë kanë firmosur ku marrin përgjegjësinë që të vetkarantinohen sapo të shkojnë në banesat e tyre, raporton Shqiptarja.com.

LEXO EDHE:  FA, Nishani: Duhet buxhet i nevojshëm për t’u përballur me sfidat

LEXO EDHE:  Ushtria blindon Rinasin/ Meta i kërkon llogari Qeverisë

Autoritetet Policore Kufitare të Kakavijes kanë kërkuar ndërkohë nga kompanitë e transportit të udhëtarëve të mos qarkullojnë drejt Greqisë pasi nuk do t’u lejohet hyrja në shtetin fqinj duke pasur në konsideratë edhe aprovimin e palës greke për të mos lejuar hyrjen e asnjë autobusi apo furgoni me udhëtarë.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Si gjyqtarë pa vetting do të kapin Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen

Publikuar

-

Nga

Dje në Presidencë u betuan anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, tre emra të cilët shpesh CNA.al i ka komentuar, i ka analizuar, ka dhënë edhe raporte që nga shkrimet e para për tre “Sokolat” e Edi Ramës, si personazhe kryesore politike deri tek baxhanaku i Ben Blushit, Ervin Pupe, i cili bëri dje betimin në Presidencë.

Por, çfarë ndodh dhe si funksionin skema e Vettingut me anëtarët e Gjykatës së Lartë?!

Të tre anëtarët e zgjedhur nga KLGJ-ja dhe të betuar dje tek Presidenti, do të shkojnë në Gjykatën e Lartë dhe Vettingun do ua bëjë Ardian Dvorani, si drejtuesi i vetëm i atij institucioni dhe më pas do të jenë këta të tre që do ti bëjnë Vettingun Ardian Dvoranit.

Pra, është qesharake pa limit, dhe e pabesueshme. Një njeri do të bëjë Vettingun për ata të tre që do shkojnë aty dhe më pas do të jenë këta të tre që do t’i bëjnë Vettingun atij.

Por, pse këta të tre do ti bëjnë Vettingun Ardian Dvoranit. Sepse Dvorani, sic ka paralajmëruar CNA.al do të kandidojë për në Gjykatën Kushtetuese. Janë tre vendet vakante që do të kalojnë nëpërmjet Gjykatës së Lartë dhe dhe shumë shpejt pritet që Gjykata e Lartë, e cila e ka treshen e plotë, ligjërisht mund të hapë vakancat për Gjykatën Kushtetuese, për tre vende që nuk i zgjedh as parlamenti dhe as presidenti.

                     Sokol Sadushi, Ervin Pupe, Ilir Panda

Dhe për të shkuar atje duhet të kalosh Vettingun nëpërmjet baxhanakut të Ben Blushit, Sokol Sadushit dhe Ilir Pandës.

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Çfarë po bëjnë ndërmarrjet italiane për të luftuar virusin

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Çfarë po bëjnë ndërmarrjet italiane për të luftuar virusin

Çka do të thotë se Ardian Dvorani e ka rrugën e hapur për në Gjykatën Kushtetuese dhe këta të tre e kanë të mbyllur proçesin e Vettingut. Duket se instrumentat e zgjdhur për të shkuar në Gjykatën e Lartë dhe më pas Kushtetuese apo për të bërë Vettingun brenda Gjykatës së Lartë janë krejtësisht qesharakë, të pavlefshëm dhe që tregojnë një hallkë të dështuar të Reformës në Drejtësi.

Pa folur më tej për skandalet politike, për “Sokolat” e Edi Ramës, për Ardian Dvoranin, për baxhanakun e Ben Blushit, e të tjera si këto. Por vetëm për procedurën sesi këtyre të treve do tiu bëhet Vettingu nga Ardian Dvorani, e si më pas këta të tre do t’ia bëjnë Vettingun Ardian Dvoranit për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo është një nga hallkat më skandaloze të Reformës në Drejtësi, që po del pastër dhe qartë në një moment mjaft delikat të Reformës, kur dhjetëra gjyqtarë e prokurorë, profesionistë, janë larguar nga detyra për një qime floku, miliarderë po kapin Gjykatat e Larta dhe po shkojnë në Gjykatën Kushtetuese, pa bërë Vetting. Pra, pa kaluar në një proçes të mirëfilltë Vettingu. Por thjeshtë dhe vetëm zgjidhen dhe zëvëndësojnë njëri-tjetrin në institucione./ CNA.al

Profecia në CNA/ Ja si u zbuluan tre Sokolat e Edi Ramës

Reforma ne drejtësi/ Ja kush janë 3 Sokolat nën mëngën e kryeministrit që shkojnë ne krye të gjykatave

Baxhanaku i Ben Blushit anëtar i Gjykatës së Lartë

LEXO TE PLOTE