LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

5 deputetë të PS i bashkohen stafit shëndetësor/ Balla thirrje mjekëve e infermierëve të licensuar

14 Mars 2020, 21:36, Politikë CNA
5 deputetë të PS i bashkohen stafit shëndetësor/ Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është bashkuar thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për të gjithë mjekët dhe infermierët e licensuar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës, por krahas kësaj thekson se çdo ndihmë shtesë që mund t?i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë.

Numri 2 i PS-së bën me dije se deri më tani aplikuesit e parë që janë përgjigjur pozitivisht janë pesë deputetët socialistë Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho.

“Kush është i të gatshëm të kontribuojë në menaxhimin e situatës, sot është pikërisht dita për ta dhënë atë kontribut dhe ky kontribut mund të jepet me veprime konkrete. Për llafe dihet kë kemi.

Situata e krijuar nga COVID-19 është padiskutim një sfidë e një natyre të veçantë, që ka në zemër të saj bashkëpunimin e shumëanshëm me çdo individ. Në këtë çast, sistemi shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë situatë të pazakontë.

Çdokush që mendon se mund t?i japë një dorë sistemit shëndetësor është i lutur të aplikojë sa më parë sepse sa më parë ta fitojmë këtë betejë, aq më shpejt do mund t?i rikthehemi rutinës dhe normalitetit të jetëve tona”, deklaron Balla./ CNA.al

Lajmet e fundit nga