Connect with Us

‘Zemrat përqafohen edhe në distancë’/ Meta mesazh të veçantë shqiptarëve

Politikë

‘Zemrat përqafohen edhe në distancë’/ Meta mesazh të veçantë shqiptarëve

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh sensibilizues lidhur me situatën nga koronavirusi, ku qytetarët duhet të qëndrojnë të izoluar.

Teksa ka shpërndarë dhe foton e një banderole të varur në kangjellat e Katedrales së Rrëshenit mbi të cilën shkruhet: Zemrat përqafohen edhe në distancë, Presidenti shprehet se ky mesazh i bukur na ndihmon të besojmë se bashkë mund të mposhtim çdo të keqe.

“Zemrat përqafohen edhe në distancë! #RriNëShtëpi FORCA SHQIPE! ????????
Një mesazh i bukur këtë mbrëmje nga Katedralja e Rrëshenit!
Së bashku mund të mposhtim çdo të keqe!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ????????

LEXO EDHE:  Takimi i bujshëm me Çilin dhe konflikti i ashpër me presidentin/ Pse nuk po hesht Dvorani?!

No photo description available.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare ka njoftuar mbylljen e kufirit drejt Malit të Zi ne Muriqan dhe Vermosh pas situatës së krijaur nga përhapja e koronavirusit.

Në njofim thuhet se “të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora 21:00 e datës, 13.03.2020) deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19.

Kurse në PKK Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet.

LEXO EDHE:  Koronavirusi mund t’i shkaktojë dëme të mëdha ekonomisë botërore

LEXO EDHE:  Takimi i bujshëm me Çilin dhe konflikti i ashpër me presidentin/ Pse nuk po hesht Dvorani?!

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk kemi parë gjë akoma”/ Rama zbulon se çfarë pritet të ndodhë dy javët e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, ka dalë sërish në një lidhje live ku u shpreh se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të treguar nivelin e prekjes së Shqipërisë nga koronavirusi.

“Unë jam në shtëpi, por xixat do të fillojnë nesër, do ta marrim me qetësi dhe kokfortësi, stërvitemi me një luftë që nuk do të jetë e shkurtër, nuk kemi parë gjë akoma, dhe kjo pa asnjë shaka, dy javët e ardhshme janë ato që do të tregojnë shkallën e agresivitetit. Rritja e numrave do të vijojë dhe nuk e kemi përgjigjen sa lart do të ngjitet kurba. Por kjo që po bëjmë është e vetmja rrugë për ta penguar rritjen.

Ndjesë atyre që kanë qenë të vëmendshëm, por janë akoma shumë ata që duhet ti ngulisnin mirë në mëndje disa parime themelore. Shumëkush i bie me ngulm 127 se ka ardhur nga Italia apo ka takuar dikë që ka ardhur, ky nuk është kriter për t’u shqetësuar.

Secili duhet të sillet sikur ta ketë virusin dhe të mbrojë të tjerët. Nuk mjaftojnë disa shenja gripi për t’u alarmuar nëse nuk kemi shenja të tjera. Shpallja e pandemisë përcakton edhe kriteret e marrjes së testit.

Shumë kush shqetësohet se deri kur do të u nënshtrohemi masave shtrëgnuese, për qarkullimin sidomos, por këtë nuk e dimë. Ajo që dimë është që sa më shumë të shtrëngohemi sot aq më shumë e kemi bërë tonën përballë këtij armiku. Durim, durim dhe aspak frikë. Kemi vendosur të ndërpresim fluturimet, transportin detar dhe me autobus me Greqinë, autoveteturat do të vijojnë, transporti i mallarave asnjëherë nuk do të ketë ndërprerje.

LEXO EDHE:  Një parti e re në horizont/ Meta “uzurpon” opozitën, “zhduk” Bashën dhe Kryemadhin

LEXO EDHE:  Ristani: Rama-Meta, presion ndaj prokurorisë për të fshehur të vërtetën

Maqedonia mbylli doganën e Bllatës, Turqia mbylli portën e fluturimeve nga Europa. Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë ndalohen aktivitet tregtare nga nesër, lokalet dhe mjediset e mbyllura. Nga dita e dielë do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe nacioanle Vlorë-Fier-Lushnje dhe Shkodrën me Lezhën dhe do ndalohet qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës.

Do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara në perimetrin Tiranë-Durrës. Kompanitë ditën e hënë duhet të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre të akredituar apo mjetet e punonjësve. Edhe punonjësit e administratës duhet të sigurohen që të pajisjen me kartelën identifikuese”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Alo, Edi jam”/ PD nxjerr videon: Dikur na akuzonte për panik, tani bërtet se jemi në luftë!

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka publikuar nje video te kryeministrit Rama me qëndrime të ndryshme të tij lidhur me situatën nga koronavirusi.

PD i kujton kryeministrit masat që i ka kërkuar të marrë para se koronavirusi të shfaqej në Shqipëri por që kreu i qeverisë i injoroi.

PD thotë se i vetmi që nuk e kuptonte në kohë situatën ishte Edi Rama dhe vonesa në këtë situatë do të jetë fatale.

Po! Është ai “Alo, Edi jam”! Ndryshe tha në 27 Shkurt, ndryshe në 2 Mars, ndryshe në 12 Mars!

Kur i kërkonim të merrte masa, na akuzonte se po përhapnim panik dhe se koronavirusi nuk na kërcënonte. Tani që kërcënimi është realitet, bërtet se jemi në luftë!

Në luftë ishim edhe në 27 Shkurt, edhe në 2 Mars, edhe në 12 Mars. I vetmi që nuk e kuptonte në kohë situatën dhe nuk jetonte me realitetin ishte Edi Rama!

Përgjegjshmëria kërkon që të jesh i përgatitur dhe të marrësh masat në kohë. Vonesa në këtë situatë është fatale!

Po! Është ai “Alo, Edi jam”! Ndryshe tha në 27 Shkurt, ndryshe në 2 Mars, ndryshe në 12 Mars! Kur i kërkonim të merrte masa, na akuzonte se po përhapnim panik dhe se koronavirusi nuk na kërcënonte. Tani që kërcënimi është realitet, bërtet se jemi në luftë! Në luftë ishim edhe në 27 Shkurt, edhe në 2 Mars, edhe në 12 Mars. I vetmi që nuk e kuptonte në kohë situatën dhe nuk jetonte me realitetin ishte Edi Rama! Përgjegjshmëria kërkon që të jesh i përgatitur dhe të marrësh masat në kohë. Vonesa në këtë situatë është fatale!

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Freitag, 13. März 2020

LEXO TE PLOTE