Connect with Us

Video/ Laboratori amerikan zbulon vaksinën ndaj Covid-19 brenda 3 orësh

Bota

Video/ Laboratori amerikan zbulon vaksinën ndaj Covid-19 brenda 3 orësh

Publikuar

-

Një laborator në San Diego, pretendon se ka krijuar vaksinën ndaj koronavirusit, tre orë pas hyrjes në sekuencën gjenetike të virusit më 9 janar, dhe tani shkencëtarët po garojnë për të nxjerrë vaksinën në treg në kohë rekord.

Inovio Pharmaceuticals është e vendosur në Pensilvani, por zbulimin e bënë shkencëtarët në laboratorin e saj në San Diego.

Inovio Pharmaceuticals, ka krijuar gjithashtu më herët dhe vaksinë për virusin Zika dhe Ebola.

 “Kemi një algoritëm të cilin e kemi dizenjuar, dhe ne e vendosëm sekuencën e ADN-së në algoritmin tonë dhe dolëm me vaksinën në një kohë të shkurtër”, ishprehet Dr Trevor Smith, drejtori i kërkimeve dhe zhvillimit i Inovio-s.

Vaksina e Inovio-s për COVID-19 ,siç e kanë quajtur zyrtarët e shëndetësisë virusin, mund të ishte e gatshme gjatë kësaj vere.

Stoku i Inovio-s u rrit në 5.32 dollarë për aksion disa ditë pasi kompania njoftoi se ishte zgjedhur për të punuar në një vaksinë te koronavirusit.

LEXO EDHE:  Si të zbuloni alergjitë

Aksionet tani janë me 3.34 dollarë, përsëri atje ku ishin një muaj më parë.

Kompania amerikane është duke u partnerizuar me Pekin Advaccine, një kompani kineze, për të punuar për vaksinën.

“Pjesëmarrja e Inovio-s në këtë përpjekje në zhvillim bazohet në përshtatshmërinë ideale të platformës mjeksore të ADN-së se saj për të zhvilluar me shpejtësi vaksinat kundër viruseve në zhvillim me potencial pandemik, aftësi e provuar në zhvillimin e vaksinave dhe një rekord të fortë të gjenerimit të shpejtë të masave premtuese kundër kërcënimeve pandemike të mëparshme”, tha kompania në një deklaratë në 30 janar.

Një kompani tjetër amerikane Novavax, me bazë në Maryland, po synon të bëjë një vaksinë koronavirusi në me pak sesa tre muaj, megjithëse vaksina te tilla mund të duhen vite për tu zhvilluar, shkruan Fox News.

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rezultoi me koronavirus pas kthimit nga Italia/ Izolohet një fshat i tërë në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Kosova ka konfirmuar sot dy rastet e para me koronavirus.

Njëri prej të prekurve, 77-vjeçari kishte 8 ditë që kishte ardhur nga Italia.

Ai është nga fshati Stubëll i Vitisë dhe kryetari i Komunsës Sokol Haliti ka bërë me dije se 15 persona të stafit mjekësor që mjekuan fillimisht të moshuarin janë futur në karantinë.

Më vonë pritet që të futet në karantinë i gjithë fshati Stubëll.

LEXO EDHE:  Covid 19, rrezikon të krijojë një emergjencë ushqimore tek të varfërit

LEXO EDHE:  Cilat janë fustanet më të kërkuara në Google? Zbulimi do t'ju befasojë

“Aktualisht në karantinë janë 15 punëtorë të shëndetësisë. Kam kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët te shëndetësisë me maska, dorëza e pajisje tjera, pasi që nuk kanë”, ka thënë Haliti për Gazetën Express.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Italia në panik/ Shkon në 1266 numri i viktimave, 250 më shumë se dje

Publikuar

-

Nga

Vazhdon të thellohet bilanci i viktimavë në Itali sipasojë e virusit vdekjeprurës.

Sipas “Corriere della Sera” numri i viktimave ka shkuar në 1266, pra 250 viktima brenda 24 orëve.

Ndërkaq, numri i të infektuarve ka shkuar në 17 660,  2547 më shumë se dje.

Prej tyre 1328 janë në terapi intensive, 7426 po kurohen në spitale e 6201 të tjerë në kushte shtëpiake./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Të gjitha arsyet e anomalisë italiane

Publikuar

-

Nga

Mijëra italianë kanë ndërruar jetë prej koronavirusit. Tani viktimat vazhdojnë me katër shifra: 1016 të vdekurit deri dje, komunikuar nga Mbrojtja Civile, 188 më shumë në krahasiim me të mërkurën. Vdekshmëria është shumë më e lartë në Itali, në krahasim me Kinën: 6.7% në Itali dhe 2.4% në Pekin. Një faktor është mosha më e madhe e popullsisë së Italisë. Dhe për këtë gjë, nuk ke shumë çfarë të bësh. Por një tjetër detaj i rëndësishëm, i fshehur mes reshtave të statistikave, na kërkon që të reflektojmë më mirë mbi prioritetet tona. Përqindja e vdekshmërisë në fakt është raporti mes të vdekurve dhe rasteve pozitive të hasur me tamponë. Shtohet nëse reduktohet numri i pozitivëve. Dhe pikërisht këtë po vërejmë – për arsye të qarta organizative – në Lombardi, ku përqindja e vdekshmërisë është 8.7. Në Veneto, ku numri i tamponëve është pak më i vogël se sa i Lombardisë (24 mijë, kundrejt 29 mijë), përballë një epidemie me një shtrirje sa një e pesta (1300 të infektuar kundrejt 6900), përqindja e vdekshmërisë është sa e Kinës: 2.4%.

Grykëshishja e tamponëve

Të bësh më pak tamponë – një nevojë në një fazë kaq të vështirë – nuk do të thotë vetëm që t’i bësh të dhënat më përfaqësuese. “Do të thotë që individë pozitivë, por me pak simptoma, dalin pa ditur gjë nga shtëpia dhe vazhdojnë të përhapin epideminë”, shpjegon Susana Esposito, presidente e Shoqatës Botërore të Sëmundjeve Infektive, dhe mjeke në pediatrinë e Universitetit të Parmës.

“Një studim në The Lancet shpjegon që secili i infektuar e përhap virusin për një periudhë mes 8 dhe 37 ditë. Mesatarja është tre javë”. Graziano Onder, mjek në Institutin e Lartë të Shëndetit shpjegon se çfarë ndodh sot në rajonin më të goditur. “Rastet e rëndë në spital i nënshtrohen natyrisht diagnostikimit me tampon. Por rastet e lehtë që janë në shtëpi nuk e bëjnë testin”.

Do të ishte e pamundur sot për një sistem shëndetësor në limitet e veta, që një ekip me veshje antikontaminim të shkojë në shtëpinë e cilitdo që thotë se ka ethe apo temperaturë. “Do të duhej më shumë personel, më shumë kite diagnostikuese, më shumë laboratorë për të analizuar kampionët”, shpjegon Paolo D’Ancona, epidemiolog në ILSH.

Edhe Kina në 13 shkurt hoqi dorë nga testimi i të gjithë pacientëve të vet, duke u besuar të dhënave të Tac atje ku nuk kishte më tamponë. Por Pekini ndryshe nga Italia, përfshinte të sëmurët empirikë në totalin e pozitivëve. Për këtë arsye e mbajti normën e vdekshmërisë relativisht të ulët. Në Vuhan, në fazën më të rëndë ishte 3.4%.

LEXO EDHE:  Fotot/ Modelja drejt perfeksionit, zbuloni arsyen pse buzëqesh

LEXO EDHE:  Fotot/ Modelja drejt perfeksionit, zbuloni arsyen pse buzëqesh

Të moshuarit ia dalin

Përsërisim se të moshuarit po paguajnë çmimin më të lartë për epideminë. “Por është një e dhënë që duhet pranuar”, thotë punonjësi i ILSH. “85% e atyre mbi moshën 80 vjeç shërohen”. Mbetet fakti që mosha mesatare në Itali është 44 dhe në Kinë 37. Kjo gjë ndikon në vdekshmërinë e një sëmundje, e cila është e lidhur ngushtë me moshën sa i përket pasojave. Mesatarja e të prekurve në Itali është 65 vjeç, ajo e viktimave 82.

9% e viktimave është më shumë se 90 vjeç, 41% është mes 80 dhe 89, 33% mes 70 dhe 79, 8% mes 60 dhe 69, dhe 2 % mes 50 dhe 59 vjeç.

“Nuk kemi viktima nën moshën 50 vjeç”, shpjegon Onder, “me përjashtim të dy 39 vjeçarëve që ndërruan jetë dje, por që vuanin tashmë nga sëmundje të rënda”. Pjesa më e madhe e pacientëve e shtyn lart vdekshmërinë tërësore të Italisë. “Por nëse i ndajmë të vdekurit sipas moshës, statistikat tona nuk janë më keq se sa kinezët”, vazhdon Onder. “Vdekshmëria nën 70 vjeç është 0.5% tek ne dhe 1.3 % në Kinë”.

Një tjetër vend i goditur rëndë nga koronavirusi dhe me strukturë demografike të ngjashme me Italinë është Korea e Jugut. Seuli reagoi ndaj epidemisë me një sasi të madhe tamponësh: më shumë se 200 mijë, edhe për ata që ankohen nga një kollë e lehtë, apo kanë qenë në kontakt me një të sëmurë. Duke identifikuar një sasi shumë të madhe të të prekurve, Korea gjendet me një vdekshmëri në 0.8%: jo shumë në krahasim me gripin.

“Rindërtimi i kontakteve të çdo të sëmuri – thotë D’Antona – për ne është pengues në këtë fazë dhe në zonat më të goditura. Synojmë ta bëjmë shpejt në rajonet me raste të kufizuara, edhe për të kuptuar se cilat janë shkaqet më të rëndësishme të transmetimit”.

Në ILSH po vijnë edhe kartelat e para klinike të të vdekurve.

Hendeku i gjinisë i koronavirusit

Vihej re që në të dhënat kineze: koronavirusi godet më fort mes burrave. Por shifrat në Itali janë më domethënëse. “Tek ne, gratë janë 25-26% të viktimave”, thotë Onder. “Nuk e dimë saktësisht përsenë. Gratë normalisht kanë jetëgjatësi më të madhe: 86 vjeç kundrejt 80 të meshkujve. Në përgjithësi janë më rezistente ndaj sëmundjeve dhe mosha mesatare e viktimave të epidemisë është 81 vjeç për meshkujt dhe 85 vjeç për femrat. Por ajo që e mbron seksin femër nga koronavirusi mbetet ende e panjohur”.La Repubblica – Bota.al

LEXO TE PLOTE