Connect with Us

Video/ Heshtje “varri” në kryeqytet, banorët mbyllen në shtëpi nga frika e koronavirusit

Sociale

Video/ Heshtje “varri” në kryeqytet, banorët mbyllen në shtëpi nga frika e koronavirusit

Publikuar

-

Tirana e zhurmshme, e trafikut të rënduar dhe jetës së natës, prej dy ditësh ka marrë pamjen e një qyteti thuajse të “vdekur”.

Ndonëse është e premte mbrëma, ku zakonisht lokalet gëlojnë nga muzika e lartë, pamjet e mëposhtme nga blloku, Sheshi Sëndërbej, e Ushtari i Panjohur, tregojnë një Tiranë krejt tjetër.

Qytetarët duket se janë ndërgjegjësuar duke u “ngujuar” nëpër banesa, dhe bindur kështu udhëzimeve të qeverisë në kuadër të masave për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Shkon në 11 numri i viktimave në Itali

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Situata me koronavirusin/ Policia, dy numra shtesë për tu ardhur në ndihmë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka vendosur dy numra shtesë me qëllim për tu ardhur në ndihmë qytetarëve për nevojat që mund të dalin si pasojë e masave të marrë për parandalimin e Covid-19.

Numrat 069 41 22 223 dhe 069 41 22 224 do të jenë funksional duke filluar nga mesnata e sotme.

“Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, në raste të problematikave të ndryshme që mund të lindin si pasojë e zbatimit të masave shtesë, të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilët kërkojnë zgjidhje apo konfirmim nga ana e Policisë, si dhe duke marrë në konsideratë fluksin e madh të kërkesave të adresuara nëpërmjet email-it zyrtar të Policisë Rrugore apo telefonatat e pafundme në numrin e emergjencës, ju informojmë se:
Drejtoria e Policisë Rrugore, duke filluar prej orës 22:00 të datës 13.03.2020 deri në përfundim të situatës emergjente, do vendosë dy numra shtesë 24/24, në dispozicion të qytetarëve për të telefonuar dhe konkretisht numrat:
069 41 22 223 dhe 069 41 22 224.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që në këto numra të telefonojnë vetëm ata që kanë emergjencë dhe problematikë që kërkon zgjidhje dhe jo të bllokojnë linjat duke telefonuar thjesht për informacion.
Edhe njëherë Policia e Shtetit gjen rastin të apelojë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë në vijimësi çdo masë aktuale dhe masat shtesë që merren në varësi të zhvillimit të situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Pezullohet aplikimi për karta identiteti dhe pasaporta

LEXO EDHE:  Paris Hilton tregon linjat e saj sensuale në videon e ‘Love’

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video/ Ndizen zjarret e Ditës së Verës në Korçë

Publikuar

-

Nga

Ndonëse Shqipëria ndodhet në një situatë aspak të zakontë sipasojë e pandemisë së koronavirusit që ka përfshirë shumë vende të botës, duket se as kjo nuk i ka ndalur qytetarët korçarë të kryejnë ritalet tradicionale që simbolizojnë ardhjen e stinës së verës.

Megjithsë më të paktë në numër, ashtu si çdo vit, në lagjet e qytetit banorët kanë festuar mes zjarreve duke përciellë urime me njëri-tjetrin për një verë të mbarë dhe të begatë.

Kjo festë është një traditë e vjetër, e ruajtur nga populli qysh në kohërat e paganizmit dhe gjithmonë është shoqëruar me përgatitje të ëmbëlsirave prej brumi, që simbolizojnë bujarinë dhe mbarësinë që sjell pranvera.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Paralizohet” e gjithë Shqipëria/ Të gjitha lokalet, baret dhe restorantet të mbyllur deri në 3 prill

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve, lokaleve dhe fast food-eve, në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, dëri më 3 prill.

Ndërkohë, është vendosur që përjashtim do të bëjnë disa kategori ku përfshihen shërbimi në banesë por konform rregullave higjenike, shërbimi vetëm për qytetarët e akomoduar ndërsa ndalohet shërbimi për qytetarët që nuk janë klientë.

LEXO TE PLOTE