Connect with Us

Thyen urdhërin e kryeministrit/ ISHSH mbyll e gjobit fasonerinë dhe disa biznese

Kronika

Thyen urdhërin e kryeministrit/ ISHSH mbyll e gjobit fasonerinë dhe disa biznese

Publikuar

-

Një fasoneri në Vlorë është mbyllur dhe gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, pasi vazhdonte punën, në kundërshtim me urdhrin e kryeministrit Rama për masat ndaj koronavirusit.

Ndërkaq, sipas njoftimit të ISHSH, shkelje janë bërë dhe në qytetin e Pukës, ku u mbyllën 5 bilardo dhe një ambient, kënd lojrash për fëmijë.

“Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të masave për përballimin e COVID – 19 ka kryer inspektime të pandërprera në terren për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend.

Në datat 12 dhe 13 mars 2020 janë kryer 43 inspektime dhe 1625 monitorime.

Gjatë inspektimeve u konstatua se pjesa më e madhe e subjekteve në qytetet e Tiranës dhe Durrësit kishin vetëmbyllur aktivitetin. Në qytetet e tjera, subjektet të cilat vazhdonin aktivitetin respektonin masat e posaçme për situatën.

Në qytetin e Pukës u mbyllën 5 bilardo dhe një ambient, kënd lojrash për fëmijë.

LEXO EDHE:  Shpërthim eksplozivi në Vlorë

Në qytetin e Vlorës, më datë 13 mars 2020, është kapur në shkelje një subjekt fasonerie i cili vazhdonte aktivitetin pavarësisht Urdhrit të Kryeministrit për ndërprerje në kushtet e emergjencës. ISHSH, dega rajonale Vlorë, bllokoi menjëherë aktivitetin e subjektit me përfaqësues A. S. NIPT L66412202O dhe gjithashtu vendosi dhe gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Jemi në terren gjatë gjithë kohës për të kontrolluar respektimin e rregullave për parandalimin e COVID-19.

FRIKË ASPAK. KUJDES PO.”

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nuk justifikoi pasurinë/ KPA shkarkon prokurorin Adnan Kosova

Publikuar

-

Nga

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnand Kosova, duke rrëzuar kështu vendimin e KPK, që e konfirmoi në detyrë rreth një vit e gjysmë më parë.

Vendimi u mor nga komisioni i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anetare.

Ankimi për prokurorin Kosova u bë nga Komisioneri Publik. Sipas komisionerit, prokurori Kosova nuk justifikon një apartament dhe nuk ka paguar tatimet për dy pasuri, ndërsa ka denoncime ndaj tij për lidhje familjare me persona të dënuar.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 90 datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova“, njoftoi KPA.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia sqaron qytetarët/ Të gjitha pikat e kalimit me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, janë funksionale

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare ka reagur në lidhje me disa lajme që qarkullojnë në media online në Shqipëri e Kosovë, se janë mbyllur pikat e kalimit me Kosovën.

Në një deklaratë për mediat, Policia Kufitare bën të ditur se të gjitha pikat e kalimit me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, janë funksionale dhe vijon përpunimi i dokumentacionit të qytetarëve dhe automjeteve, duke respektuar dhe zbatuar masat e marra për mbrojtjen nga COVID-2019, si dhe për parandalimin e përhapjes së tij.

Pika e Kalimit Kufitar në Qafë Botë, Sarandë, është funksionale. Për momentin, pika nga pala greke është e mbyllur sepse po kryejnë dizinfektimin dhe menjëherë në përfundim të dizinfektimit, edhe nga pala greke do jetë e hapur.

LEXO EDHE:  Vlorë/Vetvaret Llazi Nasi, nuk paguante dot faturën e energjisë

LEXO EDHE:  Vlorë/ Asgjësohen 6 parcela me 358 rrënjë kanabis

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e medias. Para se të publikojnë lajme të marrin konfirmim zyrtar, për të mos krijuar panik apo dizinformim tek qytetarët.

Policia e Shtetit këshillon që qytetarët të minimizojnë lëvizjen me mjete në qytetet ku është ndaluar qarkullimi apo në drejtim të qyteteve ku ka Pika Kufitare.

Policia Kufitare po plotëson të gjitha detyrimet për intervistimin e plotësimin e formularëve në të gjitha PKK-të, për të bërë të mundur ndjekjen në vijim të rasteve të dyshuara për shtetas shqiptarë apo të huaj që hyjnë në Shqipëri dhe mund të jenë të infektuar potencialë me COVID-19.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kush thyen rregullin, përballet me ligjin”/ Ndëshkohen 509 drejtues mjetesh

Publikuar

-

Nga

509 drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga policia për moszbatimin e rregullave, kundër koronavirusit.

Policia e shtetit bën të ditur se në zbatim të masave shtesë për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me ato të ushtrisë, vijojnë kontrollin e zbatimit të këtyre masave shtesë.

Në këtë kuadër, prej orës 06:00, deri në orën 12:00, janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm drejtuesish të mjeteve, të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve, në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Lezhë e Shkodër.

Konkretisht, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë:

– në DVP Tiranë 171 drejtues mjetesh
– në DVP Durrës 77 drejtues mjetesh
– në DVP Fier 54 drejtues mjetesh
– në DVP Vlorë 53 drejtues mjetesh
– në DVP Lezhë 61 drejtues mjetesh
– në DVP Shkodër 45 drejtues mjetesh
– në DVP Elbasan 48 drejtues mjetesh.

Ndaj këtyre drejtuesve është vendosur kufizimi i lëvizjes, si dhe po kryhen veprimet administrative sipas parashikimeve të nenit 7, paragrafi 12 i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar).

LEXO EDHE:  Tinka Kurti i përlot të gjithë/Çfarë thotë për tetovarin e mbytur në Vlorë (Video)

LEXO EDHE:  Shpërthim eksplozivi në Vlorë

76 drejtues mjetesh janë të shoqëruar në ambientet e Komisariateve të DVP-ve, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për masën administrative, për thyerjen e urdhrit për ndalim qarkullimi të automjeteve dhe po këtyre drejtueseve u janë bllokuar edhe automjetet.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të respektuar kufizimin e lëvizjes sipas njoftimit, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi në të kundërt cilido që do shkelë këto urdhra, do përballet me sanksionet ligjore.

LEXO TE PLOTE