LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria në “shtetrrethim” nga koronavirusi/ Policia vijon kontrollet, ndëshkohen 50 persona

13 Mars 2020, 09:27, Kronika CNA
Shqipëria në “shtetrrethim” nga koronavirusi/ Policia

Policia e Shtetit vijon kontrollet për zbatimin e urdhërave të qeverisë, për ndalimin e qarkullimit, masë kjo kundër përhapjes së koronavirusit.

Por edhe pse ndërgjegjësimi i qytetarëve ka qënë i madh ka edhe të tjerë që nuk i janë bindur shtetrrethimit.

Kështu, policia bën të ditur se ka shoqëruar mbi 50 persona, të cilët nuk i janë bindur urdhërit për të mos lëvizur me automjetet e tyre private.

Me gjithë thyerjet e vendimit, shumica e shqiptarëve i janë bindur masave, duke qëndruar në shtëpi për t?u mbrojtur nga koronavirusi.

Lajmet e fundit nga