Connect with Us

Shpresë për Italinë në betejën me koronavirusin/ Mbërrin ekipi i ekspertëve kinezë dhe ndihma mjekësore

Bota

Shpresë për Italinë në betejën me koronavirusin/ Mbërrin ekipi i ekspertëve kinezë dhe ndihma mjekësore

Publikuar

-

Kina, e cila ishte vendi i parë ku u shfaq koronavirusi, duket se tashmë po del nga kthetrat e virusit të rrezikshëm.

Por, ndërkohë tashmë është Italia e cila po përballet me një situatë mjaft të rëndë ku numri i personave të prekur dhe i atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi është rritur në mënyrë të frikshme.

Ndërkohë, Kina e cila u përball e para me virusin e panjohur, do të ndihmojë Italinë. Mediat raportojnë se një avion Airbus A-350 nga Kina,i nisur nga Shangai me një ngarkesë me ndihma mjekësore në bord ka zbarkuar në aeroportin e Fiumicino në Itali mbrëmjen e 12 marsit. Ky fluturim ishte njoftuar nga qeveritë e të dyja vendeve ditët e fundit.

LEXO EDHE:  Kina mbyll platformën e tregtimit të Bitcoin/ Ekspertët: “Është një flluskë”

Ndërkohë, media kineze njofton se avioni me një ekip kinez të ndihmës mjekësore prej 9 vetash ka mbërritur në Romë, si pjesë e përpjekjeve të Kinës për ta ndihmuar Italinë në parandalimin e shpërthimit të koronavirusit të ri.

Ekipi kinez është organizuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe Kryqi i Kuq i Kinës. Ky është ekipi i tretë i ekspertëve i dërguar nga qeveria kineze, pas atyre që kanë shkuar përkatësisht në Iran dhe Irak.

Ekipi ka sjellë mbi 700 pajisje mjekësore, si ventilatorë, monitorë dhe defibrilatorë.

Ekspertët dhe pajisjet mjekësore kineze mbërritën në Itali, teksa numri i konfirmuar i rasteve të COVID-19 në këtë vend ka arritur mbi 10 mijë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kina drejt daljes nga “kthetrat” e koronavirusit/ Bie në mënyrë të ndjeshme numri i të prekurve

Publikuar

-

Nga

Ndonëse është vendi i parë ku u shfaq Covid-19, Kina tashmë duket se është drejt daljes nga kthetrat të këtij virusi.

Kështu, mediat raportojnë se çdo ditë ka ulje të nurmit të rasteve dhe të personave që ndërrojnë jetë si pasojë e koronavirusit të ri.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 7 persona.

Po ashtu, të enjten u regjistruan vetëm 8 raste të reja me virusin, pesë prej të cilave ishin në Wuhan, epiqendrën e pandemisë.

Numri i rasteve të reja apo vdekjeje po ulet në mënyrë të ndjeshme nëse e krahasojmë situatën me një ose dy muaj më parë kur vendi po regjistronte mijëra raste në ditë.

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Mustafaj: I druhem faktit se …  

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Mjekët braktisin punën për të mbushur sallën ku do fliste Rama

Deri më tani, Kina rezulton si vendi më i prekur nga Covid-19 me 80,814 persona të prekur dhe 3,177 që kanë humbur jetën.

Që prej fillimit të pandemisë, prej koronavirusit në Kinë janë shëruar 64,119 persona.

LEXO TE PLOTE

Bota

Ish mjeku i NHS i bllokuar në Itali paralajmëron Anglinë/ “Merrni masa, s’janë vetëm të moshuarit që po vdesin”

Publikuar

-

Nga

Një ish-mjek i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Angli ka mbetur i bllokuar në Itali për shkak të rritjes së numrit të shpejtë të të infektuarve me koronavirus në këtë vend dhe izolimit të shtetit.

Nga Italia ai i është lutur qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të mbyllë gjithçka në kuadër të luftës kundër këtij virusi.

Profesori Mohamed Abu Hilal, i cili tani punon në Brescia, në veri të Italisë, u bëri thirrje zyrtarëve që të përgatisin më shumë shtretër, mjekë dhe infermierë në NHS.

Ai paralajmëroi se nuk janë vetëm të moshuarit që vdesin nga COVID-19, megjithëse shifrat sugjerojnë se janë më të prekurit.

“COVID-19 është serioz, ndihet të jetë në një luftë! Njerëzit po vdesin, jo vetëm të moshuarit. Shtretërit janë plot. Duhet të mbyllni gjithçka, të përgatisni shtretër, ventilatorë, antiviralë, mjekë dhe infermierë. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi!”, deklaroi ai.

LEXO EDHE:  “Ka 7-fishuar votat në një dekadë”/ Matteo Salvini leksion politikës shqiptare

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Mjekët braktisin punën për të mbushur sallën ku do fliste Rama

Qeveria e shtetit fqinj ka shpallur zonë të kuqe gjithë Italinë, ka mbyllur shkollat, kafenetë, parukierët dhe restorantet, ndërsa banorët janë urdhëruar të izolohen nëpër banesa.

Rritja e presionit ka vënë qeverinë në lëvizje për të imponuar rregulla të ngjashme sepse ka frikë se Mbretëria e Bashkuar po shkon në të njëjtin drejtim si Italia, ku janë konfirmuar 15.111 raste dhe 1.016 vdekje. Kryeministri Boris Johnson do të zhvillojë sot një takim urgjent dhe pritet të marrë masa të rrepta.

Mjekët kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar tashmë kanë shprehur shqetësimin e tyre se NHS do të dëmtojë nën presionin e një shpërthimi të koronavirusit në shkallë të plotë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Qasja ndryshe e Koresë së Jugut ndaj koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Koreja e Jugut po i tregon botës se përhapja e koronavirusit mund të ngadalësohet pa përdorur masa strikte në bllokimet e lëvizjeve, siç shihet në Kinë, Itali dhe gjetkë.

Edhe pse Koreja e Jugut ka raportuar një ulje në numrin e infeksioneve të reja të koronavirusit gjatë javës së kaluar, askush këtu nuk po shpall fitoren.

Një nga pyetjet kryesore është nëse zona e Seulit, ku jeton gati gjysma e popullsisë së Koresë së Jugut, mund të shmangë një shpërthim të madh të virusit.

Në një zhvillim shqetësues, autoritetet këtë javë zbuluan më shumë se 100 infeksione të reja të lidhura me një kompani call center për sigurime në jugperëndim të Seulit – deri tani grupi më i madh i rasteve të shfaqura në kryeqytetin shumë të dendur me njerëz.

Edhe pse hetuesit po përpiqen të gjejnë hapat e të gjithë personave të lidhur me qendrën, burimi origjinal i infeksionit nuk është gjetur ende.

Koreja e Jugut ka raportuar rreth 8,000 raste të koronavirusit. Rreth 60 njerëz, kryesisht individë të moshuar me shqetësime të tjera mjekësore, kanë vdekur. Pothuajse të gjitha rastet kanë qenë në pjesën juglindore të vendit. Shumica janë të lidhur me një grup fetar.

Sidoqoftë, një “super tshpërndarje” në zonën e Seulit mbetet një kërcënim i madh, paralajmëroi të enjten Kryeministri i Koresë së Jugut Chung Sye-kyun.

Një shqetësim tjetër i madh janë 30,000 studentë kinezë që do të kthehen nga Kina, origjina e virusit.

Universitetet kanë vonuar fillimin e semestrit të pranverës dhe tani po krijojnë qendra shqyrtimi dhe lehtësira karantine ku shumë prej studentëve kinezë do të strehohen përkohësisht.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in ka hedhur poshtë thirrjet e konservatorëve dhe kritikëve të tjerë për të ndaluar kinezët të hyjnë në vend.

Qasje më e butë

Në vend të ndalimeve të imigracionit dhe kufizimeve të lëvizjes së brendshme, Koreja e Jugut ka ndërmarrë një qasje më të butë ndaj kontrollit të virusit.

Banorët zgjohen në mëngjes me mesazhe të personalizuar me tekst që tregojnë raste të reja të koronavirusëve pranë tyre. Ata mund të klikojnë në një lidhje që ofron informacion të detajuar se ku kanë udhëtuar pacientët e infektuar.

Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka krijuar një linjë telefonike për koronavirusin, me përkthim për të huajt. Ajo jep dy herë përditësime, në anglisht dhe gjuhën koreane, në lidhje me rastet më të fundit të infektimit.

LEXO EDHE:  Mjekët në protestë: Do t’i dorëzojmë peticion Metës dhe Ramës

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Mjekët braktisin punën për të mbushur sallën ku do fliste Rama

Nuk ka shenja paniku, por shumë koreano-jugorë, si shumë të tjerë në të gjithë botën, janë qartësisht të shqetësuar – provoni të kolliteni në një stacion autobusi dhe tdo ë shihni se çfarë ndodh.

Sidoqoftë, koreano-jugorët kanë më pak arsye për t’u shqetësuar, në pjesën më të madhe për shkak të një sistemi kombëtar të përballueshëm dhe efikas të kujdesit shëndetësor kombëtar, i cili ka lejuar një nga fushatat më agresive të testimit të koronavirusit në botë.

Koreja e Jugut ka testuar më shumë se 222,000 njerëz, dhe ka aftësinë për të testuar 15,000 njerëz në ditë. Nëse mjekët dyshojnë për një infeksion koronavirus, testi është falas.

Testimi është gjithashtu pa telashe. Rreth 50 klinika të testimit të koronavirusit janë ngritur në të gjithë vendin. Prova zgjat rreth 10 minuta; pacienti nuk ka nevojë as të dalë nga makina. Shumica e rezultateve kthehen brenda 24 orësh.

Duke testuar në mënyrë agresive, shpërthimi i koronavirusit në Korenë e Jugut mund të jetë shfaqur agresiv në fillim, por përfundimisht ndihmoi autoritetet të shpërndanin burimet në zonat më të goditura dhe të sigurojnë trajtim të hershëm për individët e infektuar.

Frika në Seul

Sidoqoftë, në Seul, shumë janë akoma duke u përgatitur për më të keqen.

“Ky është një qytet zyrash, kështu që është shumë i ndjeshëm ndaj infeksionit në grup,” tha Lee Sam-hwa, një prej rreth 200 personave që prisnin jashtë një farmacie për rreth një orë në lagjen qendrore të Gwanghwamun për të blerë dy maska një-përdorimëshe si pjesë e një programi qeveritar për racionimin e maskave.

“Do të përpiqem të blej sa më shumë maska,” tha Lee. “Sepse thjesht nuk e dimë kur do të përfundojnë të gjitha”.

Kjo, nga ana tjetër, ka ndihmuar të çojë në një nga nivelet më të ulët të vdekshmërisë së koronavirusit në botë. Nga afro 8,000 infeksione të konfirmuara në Korenë e Jugut, vetëm 60 njerëz kanë vdekur./VOA

 

LEXO TE PLOTE