Connect with Us

Shkon në 33 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Politikë

Shkon në 33 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 33 .

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19, për të cilët ju kemi informuar në daljet e mëparshme.

Mira Rakacolli, deklaroi se në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.

“Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste, nga të cilat:

8 prej të cilëve janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina)

25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 19 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 1 rast

Elbasan 2 raste

Fier 4 raste

Rrogozhinë 2 raste

Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.

Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.

Nga numri total i të prekurve nga COVID-19 janë 25 persona të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore dhe 177 të vetëkarantinuar.

Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!”-tha zv.inistrja.

Nderkohë, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se tashmë që OBSH ka shpallur pandeminë na koronaviriusi masat që janë marrë duhet të merren seriozisht.

“OBSH ka shpallur pandeminë nga koronavirusi i ri që do të thotë se bota ka transmetim komunitar në më shumë se 2 kontinente. Kjo është një situatë që duhet vlerësuar me seriozitet dhe masat që janë marrë për distancimin social duhet të merren me seriozitet. Ne do të vazhdojmë me gjurmimin e rasteve në terren dhe nuk është e nevojshme që çdo person të testohet”, tha Bino./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Krenarë për të gjithë ju”/ Meta falenderon personelin mjekësor: Ju jeni heronjtë tanë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohje dhe falenderim për të gjithë personelin mjekësor, i cili po përballet me luftën kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ata janë heronjtë tanë, ndërsa shton se ndihet krenar për të gjithë.

“Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë 🔴 #COVID19.😷
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre.🙏
Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit!
Krenarë për të gjithë ju!”-shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama iu kërkon falje qytetarëve/ Ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë qeveria mori masa drastike duke kufizuar qarkullimin e mjeteve deri mesnatën e së dielës, kundër përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë, sot kreu i qeverisë, Edi Rama iu ka drejtuar një mesazh qytetarëve, ku kërkon ndjesë për masat, por thekson se kjo luftë nuk fitohet ndryshe.

“ Super start i kësaj dite të parë në mbrojtje të vetes, familjes dhe njëri-tjetrit në një luftë të paparë nervash, ku të vetmet armë që kemi janë mirëkuptimi, solidariteti dhe durimi, durimi, durimi

-Policia e Shtetit vijon të sigurojë regjimin e mosqarkullimit së bashku me policinë ushtarake

– Ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe

#respekt” –shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “bojkoton” Ramën/ Nuk pranon të përgjigjet për ftesën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është pyetur për ftesën e kryeministrit, Edi Rama, dhe ka folur për kritikat e këtij të fundit.

Basha refuzoi të japë një përgjigje dhe dha një mesazh solidariteti për qytetarët. Lideri i demokratëve vuri theksin tek shqetësimi që opozita ka e që, sipas tij, është shëndeti i qytetarëve.

“Është rast unik ta nisim me sulmin e kryetarit të qeverisë dhe fajësimi nga kryetari i qeverisë për opozitën, kur në fakt përgjegjësia kryesore për përballimin e krizës, është e qeverisë. Por më lejoni ta nis ashtu siç duhet duke i shprehur bashkëqytetarëve të mi kudo që janë gjithë solidaritetin tim personal dhe duke iu falenderuar për të gjithë masat që keni marrë këto ditë dhe duke shprehur mbështetjen time dhe shqetësimin tim që këtë kohë ta kalojnë me sa më pak pasoja. Jam i vetëdijshëm që Shqipëria ka mangësi të mëdha, të pakrahasueshme me Italinë, siç është mungesa e ujit të rrjedhshëm, i donosdoshëm për higjenën personale, pamundësia e mbi 50 përqind të shqiptarëve për të siguruar ushqimet bazë. Shqetësimi kryesor i yni, shqetësimi kryesor i opozitës është shëndeti, siguria dhe mirëqenia në tërësi e shqiptarëve”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.

Basha kritikoi qeverinë se nuk ka reaguar në kohë dhe e fajësoi për ardhjen e koronavirusit në vendin tonë.

“Kriza kërkon jo vetëm t’i përgjigjesh, por të ecësh një hap përpara. Intestiteti i masave nuk mund të fillojë pas shfaqjes së krizës sepse shfaqja e virusit në Kinë na dha 45 ditë kohë. Këtë ka kërkuar opozita, këtë kam kërkuar unë prej datës 2 shkurt, prej datës 7 shkurt. Personalisht prej datës 24 shkurt që të marrë masa. Ndoshta edhe nga kompleksi që shfaqi zoti Rama edhe tani, pse ia kërkoj publikisht, nuk i ka ndërmarrë këto masa”, tha kryedemokrati, ndërsa u pyet nëse do të ulej në tryezë me Ramën.

“Mendoj që duhet të kalojmë përtej fasadës. Tani na duhen mendje esëll, këmbë në tokë, vendime të forta, na duhet një plan dhe transparenca, ku të gjithë të dinë se çfarë do bëjnë dhe çfarë pritet prej gjithsecilit. Mjekët të kenë pajisjet e mjaftueshme për t’i kuruar pacientët  kur të shtohet vala, dhe sigurisht që do të shtohet të kenë pajisjet e nevojshme për t’i kuruar. Kemi vetëm 120 njësi respiratore, do të presim derisa të mbushen korridoret? Duhet të ishin marrë masat para 2 javësh, tre javësh, dhe nëse nuk marrim masat sot, do t’i kemi njerëzit pa pajisjet bazë për t’i trajtuar. Mjekët duhet të ketë pajisje mbrojtëse, tamponë testimi “, nënvizoi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE