LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rezultoi me koronavirus pas kthimit nga Italia/ Izolohet një fshat i tërë në Kosovë

13 Mars 2020, 18:58, Kosova & Bota CNA
Rezultoi me koronavirus pas kthimit nga Italia/ Izolohet një fshat i

Kosova ka konfirmuar sot dy rastet e para me koronavirus.

Njëri prej të prekurve, 77-vjeçari kishte 8 ditë që kishte ardhur nga Italia.

Ai është nga fshati Stubëll i Vitisë dhe kryetari i Komunsës Sokol Haliti ka bërë me dije se 15 persona të stafit mjekësor që mjekuan fillimisht të moshuarin janë futur në karantinë.

Më vonë pritet që të futet në karantinë i gjithë fshati Stubëll.

?Aktualisht në karantinë janë 15 punëtorë të shëndetësisë. Kam kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët te shëndetësisë me maska, dorëza e pajisje tjera, pasi që nuk kanë?, ka thënë Haliti për Gazetën Express.

 

Lajmet e fundit nga