LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përkujtim në 55 vjetorin e fjetjes në Zotin të Imzot Theofan Nolit

13 Mars 2020, 10:03, Sociale CNA
Përkujtim në 55 vjetorin e fjetjes në Zotin të Imzot Theofan

Më 13 mars të vitit 1965 ndërroi jetë një ndër personalitetet e ndritura për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Theofan S. Noli.

Luajti një rol të rëndësishëm në fillim shekullin e XX për adhurimin e Perëndisë në gjuhën shqipe, ve?anërisht pas dorëzimit të tij si klerik për komunitetin shqiptar në Amerikë. Dorëzimi i tij nuk ishte një rastësi. Kjo vërtetohet prej origjinës së familjes me tradita kishtare, formimit të tij arsimor, angazhimeve si psalt, si mësues i fesë dhe i muzikës kishtare bizantine. Kishte një ndërgjegje të thellë për shërbesën e klerikut, për sakrificat e kësaj shërbese. Hirësia e Tij Theofani shërbeu me dashuri dhe devotshmëri për shumë vite deri në fund të jetës si Kryepeshkop (Mitropolit) i Dioqezës së Diasporës shqiptare në Amerikë.

Imzot Theofani dhe pse në thelb mbetet njeriu i fesë, nuk izolohet brenda tempullit. Veshja klerikale nuk do të bëhej pengesë për të folur dhe shkruar për situata të ndryshme, duke iu përgjigjur nevojave të kohës. Veprimtaria e tij është dinamike, e një personaliteti me vlera të shquara intelektuale. Ato shfaqen në prozë, poezi, publicistikë, në ligjërata oratorike të sferave fetare, shoqërore, politike, kulturore si dhe në tregime biografike me plot argumente historike. Ai nxirrte në pah vlerat shpirtërore të këtij populli, duke synuar të mishërohej Ungjilli në gjuhën e tij.

Edhe pse jetoi shumë pak në Shqipëri, ai punoi me shumë energji dhe dinamizëm, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për Autoqefalinë e Kishës Orthodhoksë Autoqefale të Shqipërisë. Jeta e tij është e mbushur me mundime dhe privime, duke ofruar veten për rilindjen shpirtërore të popullit dhe ridimensionimit të shoqërisë shqiptare në tërësi në periudhën e lindjes dhe ngritjes së shtetit shqiptar.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në traditën e saj liturgjike dhe historike, vazhdimisht i kujton hierarkët e saj si dhe gjithë sa kanë kontribuar për Të.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

————
Këtu paraqesim një pasqyrë të shkurtër të disa librave kryesorë liturgjikë të përkthyera nga Hirësia e Tij, Imzot Theofan Noli.
Janë libra që përbëjnë bazën e teksteve liturgjike në shqip, që këndohen deri më sot në të gjitha kishat orthodhokse të Shqipërisë./ Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Lajmet e fundit nga