Connect with Us

Pandemia e koronavirusit/ SHBA shpall emergjencën kombëtare

Bota

Pandemia e koronavirusit/ SHBA shpall emergjencën kombëtare

Publikuar

-

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka shpallur pak më parë emergjencën kombëtare në kuadër të masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Trump tha se “brenda një kohe të shkurtër do të kryhen shumë teste për koronavirusin për të kuptuar përhapjen  dhe mundësuar frenimin”.

Ndërkaq, Trump bëri me dije dhe se do akordohet  një fondi prej 50 miliardë dollarësh, në ndihmë të autoriteteve qëndrore dhe lokale mjekësore për të marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

LEXO EDHE:  Basha thirret në Prokurori/ Hetim i trefishtë për pagesat ndaj lobuesve në SHBA

Deri tani në gjithë Amerikën janë prekur nga koronavirusi 1,701 shtetas dhe kanë humbur jetën 40 të tjerë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rezultoi me koronavirus pas kthimit nga Italia/ Izolohet një fshat i tërë në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Kosova ka konfirmuar sot dy rastet e para me koronavirus.

Njëri prej të prekurve, 77-vjeçari kishte 8 ditë që kishte ardhur nga Italia.

Ai është nga fshati Stubëll i Vitisë dhe kryetari i Komunsës Sokol Haliti ka bërë me dije se 15 persona të stafit mjekësor që mjekuan fillimisht të moshuarin janë futur në karantinë.

Më vonë pritet që të futet në karantinë i gjithë fshati Stubëll.

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Shumë vende ndalojnë hyrjen e të huajve nga Kina

LEXO EDHE:  Rama për koronavirusin/ Kujdes nga mendjet e shthurura

“Aktualisht në karantinë janë 15 punëtorë të shëndetësisë. Kam kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët te shëndetësisë me maska, dorëza e pajisje tjera, pasi që nuk kanë”, ka thënë Haliti për Gazetën Express.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Video/ Laboratori amerikan zbulon vaksinën ndaj Covid-19 brenda 3 orësh

Publikuar

-

Nga

Një laborator në San Diego, pretendon se ka krijuar vaksinën ndaj koronavirusit, tre orë pas hyrjes në sekuencën gjenetike të virusit më 9 janar, dhe tani shkencëtarët po garojnë për të nxjerrë vaksinën në treg në kohë rekord.

Inovio Pharmaceuticals është e vendosur në Pensilvani, por zbulimin e bënë shkencëtarët në laboratorin e saj në San Diego.

Inovio Pharmaceuticals, ka krijuar gjithashtu më herët dhe vaksinë për virusin Zika dhe Ebola.

 “Kemi një algoritëm të cilin e kemi dizenjuar, dhe ne e vendosëm sekuencën e ADN-së në algoritmin tonë dhe dolëm me vaksinën në një kohë të shkurtër”, ishprehet Dr Trevor Smith, drejtori i kërkimeve dhe zhvillimit i Inovio-s.

Vaksina e Inovio-s për COVID-19 ,siç e kanë quajtur zyrtarët e shëndetësisë virusin, mund të ishte e gatshme gjatë kësaj vere.

Stoku i Inovio-s u rrit në 5.32 dollarë për aksion disa ditë pasi kompania njoftoi se ishte zgjedhur për të punuar në një vaksinë te koronavirusit.

LEXO EDHE:  Përplasja me regjimin terrorist/ 6 hapa për të ndihmuar SHBA-në dhe popullin iranian

LEXO EDHE:  Koronavirusi “trondit” ekonominë/ “Turizmi, brenda ditës në kolaps”

Aksionet tani janë me 3.34 dollarë, përsëri atje ku ishin një muaj më parë.

Kompania amerikane është duke u partnerizuar me Pekin Advaccine, një kompani kineze, për të punuar për vaksinën.

“Pjesëmarrja e Inovio-s në këtë përpjekje në zhvillim bazohet në përshtatshmërinë ideale të platformës mjeksore të ADN-së se saj për të zhvilluar me shpejtësi vaksinat kundër viruseve në zhvillim me potencial pandemik, aftësi e provuar në zhvillimin e vaksinave dhe një rekord të fortë të gjenerimit të shpejtë të masave premtuese kundër kërcënimeve pandemike të mëparshme”, tha kompania në një deklaratë në 30 janar.

Një kompani tjetër amerikane Novavax, me bazë në Maryland, po synon të bëjë një vaksinë koronavirusi në me pak sesa tre muaj, megjithëse vaksina te tilla mund të duhen vite për tu zhvilluar, shkruan Fox News.

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Italia në panik/ Shkon në 1266 numri i viktimave, 250 më shumë se dje

Publikuar

-

Nga

Vazhdon të thellohet bilanci i viktimavë në Itali sipasojë e virusit vdekjeprurës.

Sipas “Corriere della Sera” numri i viktimave ka shkuar në 1266, pra 250 viktima brenda 24 orëve.

Ndërkaq, numri i të infektuarve ka shkuar në 17 660,  2547 më shumë se dje.

Prej tyre 1328 janë në terapi intensive, 7426 po kurohen në spitale e 6201 të tjerë në kushte shtëpiake./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE