LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pandemia e koronavirusit/ Epiqendra ‘zhvendoset’ në Evropë

13 Mars 2020, 16:40, Kosova & Bota CNA
Pandemia e koronavirusit/ Epiqendra ‘zhvendoset’ në Evropë

Epiqendra e pandemisë COVID-19, tashmë është Evropa thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

?Tani më shumë raste raportohen në Evropë. Cdo ditë raportohen më shumë sesa në Kinë në kulmin e epidemisë së saj,? tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom në një konferencë për shtyp në selinë e organizatës në Gjenevë.

Zyrtarët e OBSH-së shpallën COVID-19 një pandemi globale të Mërkurën pasi virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Italia aktualisht ka shumicën e rasteve jashtë Kinës me të paktën 15 113 infeksione, e ndjekur nga Spanja në 4,334, Gjermania në 3,156 dhe Franca në 2,882.

Zvicra aktualisht ka 1.125 raste, e ndjekur nga Suedia në 809, Hollanda në 804 dhe Danimarka në 788.

Shtetet e Bashkuara kanë të paktën 1.701 raste.

OBSH rekomandon që të gjithë personat që ndihen keq të qëndrojnë në banesë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Distancimi shoqëror sipas OBSH është frenimi më i mirë për përhapjen e koronavirusit.

 

Lajmet e fundit nga