Connect with Us

“Nuk kemi parë gjë akoma”/ Rama zbulon se çfarë pritet të ndodhë dy javët e ardhshme

Politikë

“Nuk kemi parë gjë akoma”/ Rama zbulon se çfarë pritet të ndodhë dy javët e ardhshme

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, ka dalë sërish në një lidhje live ku u shpreh se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të treguar nivelin e prekjes së Shqipërisë nga koronavirusi.

“Unë jam në shtëpi, por xixat do të fillojnë nesër, do ta marrim me qetësi dhe kokfortësi, stërvitemi me një luftë që nuk do të jetë e shkurtër, nuk kemi parë gjë akoma, dhe kjo pa asnjë shaka, dy javët e ardhshme janë ato që do të tregojnë shkallën e agresivitetit. Rritja e numrave do të vijojë dhe nuk e kemi përgjigjen sa lart do të ngjitet kurba. Por kjo që po bëjmë është e vetmja rrugë për ta penguar rritjen.

Ndjesë atyre që kanë qenë të vëmendshëm, por janë akoma shumë ata që duhet ti ngulisnin mirë në mëndje disa parime themelore. Shumëkush i bie me ngulm 127 se ka ardhur nga Italia apo ka takuar dikë që ka ardhur, ky nuk është kriter për t’u shqetësuar.

Secili duhet të sillet sikur ta ketë virusin dhe të mbrojë të tjerët. Nuk mjaftojnë disa shenja gripi për t’u alarmuar nëse nuk kemi shenja të tjera. Shpallja e pandemisë përcakton edhe kriteret e marrjes së testit.

Shumë kush shqetësohet se deri kur do të u nënshtrohemi masave shtrëgnuese, për qarkullimin sidomos, por këtë nuk e dimë. Ajo që dimë është që sa më shumë të shtrëngohemi sot aq më shumë e kemi bërë tonën përballë këtij armiku. Durim, durim dhe aspak frikë. Kemi vendosur të ndërpresim fluturimet, transportin detar dhe me autobus me Greqinë, autoveteturat do të vijojnë, transporti i mallarave asnjëherë nuk do të ketë ndërprerje.

LEXO EDHE:  “Arritja” më e fundit e Edi Ramës/ Shqipëria vendi i dytë më i keq në botë për punësimin e të rinjve!

Maqedonia mbylli doganën e Bllatës, Turqia mbylli portën e fluturimeve nga Europa. Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë ndalohen aktivitet tregtare nga nesër, lokalet dhe mjediset e mbyllura. Nga dita e dielë do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe nacioanle Vlorë-Fier-Lushnje dhe Shkodrën me Lezhën dhe do ndalohet qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës.

Do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara në perimetrin Tiranë-Durrës. Kompanitë ditën e hënë duhet të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre të akredituar apo mjetet e punonjësve. Edhe punonjësit e administratës duhet të sigurohen që të pajisjen me kartelën identifikuese”.

Mirëmbrëma😊🔴 TË GJITHË DO TË DALIM MË TË MIRË NGA KJO LUFTË!

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 13. März 2020

1 Koment

1 Koment

  1. arqile

    14 Mars, 2020 at 8:48 am

    Edhe ju cna pse e nxirni kete rugac ku mizerje te ndihmoj me para e ushqime mijera familje qe i detyroi koronavirusi te qendrojne ne shtepi pa kafshaten e gojes mos te dali ky rugac per propagande edhe ju mizerje mos i kushtoni rendesi ketij kafshe.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Është koha për solidaritet”/ Ministria e Ekonomisë apel qytetarëve: Denonconi abuzimet me çmimet

Publikuar

-

Nga

Pas kryeministrit Edi Rama edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar në lidhje me rritjen abuzive të çmimeve gjatë këtyre diteve që vendi po përballet me betejën me koronavirusin.

Kreu i qeverisë paralajmëroi sot masa të forta ndeshkuese për abuzimet me çmimet, ndërsa tashmë edhe Ministria e Ekonomisë apelon qytetarët të denoncojnë abuzimet.

Në një njoftim në faqen zyrtare shkruhet se “kjo nuk është koha për të abuzuar por koha për solidaritet dhe bashkëpunim.”

LEXO EDHE:  Shkullaku “shpërthen” live në emision/ “Edi Rama ja ka marrë ko*et gjithë burrave dhe ja ka shtrydhur”

LEXO EDHE:  Rama thërret në selinë e PS-së deputetët e veriut

Ndërsa janë vendosur dhe numrat e kontaktit ku qytetarët mund të telefonojnë pa pagesë për të denoncuar abuzimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela ngre dyshime të forta/ “Pse u vonuan masat për parandalimin e koronavirusit!”

Publikuar

-

Nga

ngjela deputetet e opozites deshmore

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka hedhur dyshime të forta lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend.

Ngjela ngre pikpyetje se pse Rama nuk i mori deri në datën 12 mars këto masa dhe pse nuk i karantinoi shqiptarët që erdhën nga Italia dhe sollën virusin në familjet e tyre.

“More ç’është ky kryeministër i çmendur në Tiranë që del dhe iu tregon njerëzve nga tetevizioni e nga telefonët ato që tani i dinë dhe pulat? Pse nuk i mori deri në datën 12 mars këto masa? !!!!

Çfarë lidhje ka ky i fantaksur me mjeksinë e nivelit të lartë dhe me epidemiologjinë specifike të koronavirusit? Pse nuk nxjerr ekspertët, por del vetë tre herë në orë për të thënë gjëra që nuk kanë lidhje me vizatimin.

LEXO EDHE:  Letra e hapur/ Berisha: Rama i shpalli luftë popullit opozitar

LEXO EDHE:  Nga Koço Kokëdhima/ Partia Socialiste, prona personale e Edi Ramës

E ka një hall: pse nuk i karantinoi shqiptarët e çmendur që erdhën nga Italia të infektuar e sollën virusin në familjet e tyre dhe në Shqipëri? Kjo është pyetja që do përgjigje…“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Zemrat përqafohen edhe në distancë’/ Meta mesazh të veçantë shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh sensibilizues lidhur me situatën nga koronavirusi, ku qytetarët duhet të qëndrojnë të izoluar.

Teksa ka shpërndarë dhe foton e një banderole të varur në kangjellat e Katedrales së Rrëshenit mbi të cilën shkruhet: Zemrat përqafohen edhe në distancë, Presidenti shprehet se ky mesazh i bukur na ndihmon të besojmë se bashkë mund të mposhtim çdo të keqe.

“Zemrat përqafohen edhe në distancë! #RriNëShtëpi FORCA SHQIPE! ????????
Një mesazh i bukur këtë mbrëmje nga Katedralja e Rrëshenit!
Së bashku mund të mposhtim çdo të keqe!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ????????

LEXO TE PLOTE