Politikë
Ngjela ngre dyshime të forta/ “Pse u vonuan masat për parandalimin e koronavirusit!”

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka hedhur dyshime të forta lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend.
Ngjela ngre pikpyetje se pse Rama nuk i mori deri në datën 12 mars këto masa dhe pse nuk i karantinoi shqiptarët që erdhën nga Italia dhe sollën virusin në familjet e tyre.
“More ç’është ky kryeministër i çmendur në Tiranë që del dhe iu tregon njerëzve nga tetevizioni e nga telefonët ato që tani i dinë dhe pulat? Pse nuk i mori deri në datën 12 mars këto masa? !!!!
Çfarë lidhje ka ky i fantaksur me mjeksinë e nivelit të lartë dhe me epidemiologjinë specifike të koronavirusit? Pse nuk nxjerr ekspertët, por del vetë tre herë në orë për të thënë gjëra që nuk kanë lidhje me vizatimin.
E ka një hall: pse nuk i karantinoi shqiptarët e çmendur që erdhën nga Italia të infektuar e sollën virusin në familjet e tyre dhe në Shqipëri? Kjo është pyetja që do përgjigje…“/CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...
2 Comments