Connect with Us

Mjeku Isuf Kalo këshillon të sëmurët me diabet/ Si duhet të veproni gjatë vetizolimit

Sociale

Mjeku Isuf Kalo këshillon të sëmurët me diabet/ Si duhet të veproni gjatë vetizolimit

Publikuar

-

Nga Prof. Dr. Isuf Kalo

Në periudhën kur edhe vendi ynë është tashmë i përfshirë në pandeminë vrastare të koronavirusit një nga kontingjentët më lehtë të prekur dhe potencialisht më të rrezikuar nga ana shëndetësore prej tij jeni ju veçanërisht ata më të moshuar ndër jush, me sëmundje të tjera shoqëruese dhe aktualisht me çrregullim të ekuilibrit te diabetit.

Paniku, ankthi, izolimi në shtëpi, çrregullimet e dietës e kufizimet jo të zakonshme dhe atmosfera stresante e jetës në kuadrin e masave të domosdoshme kundra kësaj fatkeqësie mund që të kontribuojnë në përkeqësimin e Diabetit dhe të dëmtojnë imunitetin e organizmit tuaj në kundërvënien ndaj virusit.

Në këtë kontekst si një ndër specialistët veteran në trajtimin e kësaj sëmundje ju bëj apel ti përkushtoni kujdes të veçantë, zbatimit rigoroz me zell si kurrë ndonjëherë tjetër, udhëzimeve dhe mjekimeve që ju kanë dhënë kolegët endokrinolog në të gjithë territorin e vendit.

Mos hezitoni t’i kontaktoni ata ose mjekun tuaj të familjes për t’ju ndihmuar të arrini ekuilibrimin e dëshiruar të sëmundjes si një nga masat paraprake të forcimit të organizmit në përballje me virusin.

Jam i sigurt që ata do të jenë në dispozicionin tuaj nën shembullin frymëzues të kolegëve tanë infeksionist që po luftojnë në frontin e parë me coronavirusin, këtë përbindësh mikroskopik të ri.

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Rama sulmon mediat dhe politikanët: Nuk luftohet me gjithollogji

Rini gjatë kësaj periudhe të vet izoluar në shtëpi…Pini ujë shpesh edhe pa patur etje, Kryeni lëvizje brenda banesës apo në shkallët brenda pallatit dhe kontrolloni sipas udhëzimeve me aparatet që dispononi nivelin e sheqerit në gjak.

Është plotësisht e mundur që Diabeti të stabilizohet në nivelet e dëshiruara . Ne do të jemi të përkushtuar krahë jush.

Në se gjatë periudhës së vetizolimit çdo njeri nga ju do të ketë ndonjë çështje a problemë për të sqaruar mund pa ngurim të konsultohet në telefon edhe direkt me mua në numrat ;069 20 62 005,- 068 208 99 11 ose 067 20 67 453. Coronavirusin do e mposhtim së bashku. Me siguri

Faleminderit paraprakisht për besimin dhe bashkëpunimin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Koronavirusi” rrit çmimet e fruta perimeve

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi vijon të mbajë në alarm botën. Pas Kinës dhe Italisë, situata duket se po bëhet problematike edhe në shumë vende të tjera. Në Europë virusi i njohur si Covid-19, vijon të përhapet në mënyrë të frikshme, ndërsa në Itali tashmë ka shënuar me mijëra viktima.

Ndërkohë edhe në vendin tonë janë konfirmuar 33 rastet e para me Covid-19, ndërsa qeveria ka ndërmarrë masa drastike kundër përhapjes së koronavirusit.

Frika nga koronavirusi ka bërë që qytetarët të dynden  nëpër dyqane, markete, supermarkete për të blerë ushqime të ndryshme, por janë përballur merritje të çmimeve të tyre.

Sipas qytetarëve çmimet e produkteve bazë të shportës janë shtrenjtuar me 20-30 lekë.

Monitor raporton se rritja më e lartë e çmimeve është reflektuar tek frutat e kryesisht tek portokallet, të cilat sot tregtohen mbi 120 lekë, nga 90 deri 100 lekë që ishte pak ditë më parë.

Jo vetëm në Tiranë ka pasur një rritje abuzive të çmimeve, por edhe në qytetet e tjera.

LEXO EDHE:  Ti ke fatin e madh të qendrosh në shtëpi

LEXO EDHE:  Mjeku që zbuloi i pari koronavirusin u censurua/ Përfundon në spital i infektuar

CNA.al mëson se në Korçë, një kg limon nga 1200 lek që ishtë më parë, tashmë ka shkuar deri në 3500 lek për kg.

Nga ana tjetër në lidhje me rritjen abuzive të çmimeve sot ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit, në një lidhje live në rrjetet sociale ka paralajmëruar ndëshkime të forta për të gjithë ata që rrisin në mënyrë abuzive çmimet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mjeku i njohur iu vjen në ndihmë qytetarëve/ Përgjigje pyetjeve më të shpeshta rreth Covid-19

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur Arben Beqiri iu ka ardhur në ndihmë qytetarëve duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve më të shpeshta që bëhen në lidhje me Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku Arben Beqiri, krahas përgjigjeve që jep rreth koronavirusit, shkruan se higjena e mire sic eshte larja e rregullt e duarve dhe patjeter para se te prekni fytyren eshte mjaft me efektive se maskat.

Postimi i plotë:

Pergjigje pyetjeve me te shpeshta rreth Covid 19

1-Sa kohe i duhet virusit nga momenti infektimit deri tek momenti i shfaqjes se semundjes?

Duhen rreth 5 dite nga infektimi deri ne shfaqjen e shenjave te semundjes por ndonjehere mund te zgjase edhe 14 dite

2- Pasi sheroheni a fitoni mbrojtje?

Eksperienca me virusit e tjera na mson qe organizmi krijon mbrojtje por me kete virus te to, eshte akoma heret per ta thene kete me siguri. Ajo qe mund te thuhet me siguri dhe qe ka sh rendesi ; eshte qe njerezit e sheruar nuk jane me perhapes te semundjes.

3- Ku ndryshon Covid 19 nga gripi stinor

Ne fakt eshte veshtire ti dallosh pa bere testin por simptoma kryesore e Covid 19 eshte temperatura dhe kolla. Ndersa gripi ka edhe dhimbje fyti, rrjedhje hundesh apo teshtima, por pothuajse asnjehere veshtiresi ne frynemarrje. Kjo shenje e ben shume te mundur diagnozen e Covid 19. Nese e keni nje ankese te tille, kjo perben nje arsye te forte per te telefonuar ne numrin e emergjences te vene per kete qellim.

4- Cfare do te thote “te veteizolohesh”

LEXO EDHE:  Përfundon në kohë rekord spitali i parë në Kinë/ Gati për pacientët me koronavirus

LEXO EDHE:  Ti ke fatin e madh të qendrosh në shtëpi

Te veteizolohesh do te thote te qendrosh ne shtepi per 14 dite, duke evituar jo vetem transportin publik ne raste te domosdoshme por edhe taksite. Ne varesi te mundesive, duke ruajtur distancen me pjesetaret e tjere te familjes

5- A transmetohet virusi nga doreza e dyerve dhe sa gjate mbijeton

Dorezat e dyerve mund te ndoten nga duart qe mbaron virusin dhe aty virusi mund te jetoje per disa dite, prandaj eshte sh e rerendesishme larja e shpeshte e duarve per mbrojtjen nga kjo semundjeje dhe mosperhapjen e saj.

6- A eshte e parrezikshme larja ne nje pishine publike?

Klori ne ujin e pishines I vret virusit, por kjo nuk do te thote qe nuk do ta merrnit virusin ne dhomat e zhveshjes apo ne dorezat e dyerve te ambjenteve pishines

7- A duhet te mbaj nje maske per te pakesuar mundesine e marrjes apo perhapjes se virusit?

Megjithëse mjeket dhe kirurget perdorin shpesh maska edhe para kesaj pandemie, dhe sot me shume se kurre jane te detyruar te perdorin maska te nje cilesie te larte, ka pak prova qe perdorimi i maskave prej publikut te beje ndonje ndryshim, per mire apo per keq.

Ne fakt direktivat e NHS nuk rekomandojne mbajtjen e maskave nga publiku i zakonshem jashte spitaleve dhe dhe klinikave. Ekspertet thone qe higjena e mire sic eshte larja e rregullt e duarve dhe patjeter para se te prekni fytyren eshte mjaft me efektive se maskat.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Veliaj apel qytetarëve/ Të bashkuar do t’ia dalim, qëndroni në shtëpitë tuaja për të mirën e familjes

Publikuar

-

Nga

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu ka drejtuar mesazhe sensibilizimi qytetarëve të zbatojnë rregullat dhe të respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Veliaj thekson se bashkë mund tia dalim, por secili prej nesh duhet të respektojë masat.

“Kemi kaluar shumë sfida këto 5 vjet së bashku! Të lutem kushtoji 5 minuta këtij mesazhi rreth sfidës më të vështirë të këtyre 100 viteve të Tiranës Kryeqytet. Por, të BASHKUAR mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim! Faleminderit të gjithëve, që sot po qëndroni në shtëpitë tuaja për të mirën e familjes, fëmijëve dhe qytetit. Ju dua të gjithëve me zemër!”-shkruan Veliaj.

LEXO EDHE:  Ti ke fatin e madh të qendrosh në shtëpi

LEXO EDHE:  Ndërron jetë e moshuara në spitalin e Kurbinit/ Dyshimet e para

LEXO TE PLOTE