Connect with Us

Mesazhet personale në telefonat e qytetarëve/ PD kundër Ramës: Është propagandë

Politikë

Mesazhet personale në telefonat e qytetarëve/ PD kundër Ramës: Është propagandë

Publikuar

-

PD ka reaguar në lidhje me mesazhet që kryeministri Edi Rama iu ka drejtuar qytetarëve për tu sensibilizuar në lidhje me masat kundër përhapjes së koronavirusir.

Në një deklaratë për mediat, PD dënon ndërhyrjen nga Edi Rama në mundësinë për komunikim normal të qytetarëve me telefon.

Sipas PD-së, në vend të shërbimit ndaj propagandës, kompanitë celulare të ofrojnë internet falas për të ndihmuar fëmijët që po mësojnë online.

“Partia Demokratike ka marrë me mijëra ankesa dhe mesazhe nga qytetarët të shqetësuar për vonesa dhe anomali në lidhjet telefonike me familjarët apo miqtë, për shkak të një mesazhi pengues zanor personal të Edi Ramës, që i paraprin telefonatave të tyre.

Në çdo vend, ku Kryeministri shqetësohet për qytetarët dhe jo për propagandën e tij, mesazhet sensibilizuese për shëndetin dërgohen nga institucionet e shëndetit publik, jo nga politikanët.

Partia Demokratike e dënon këtë akt flagrant të ndërhyrjes në privatësinë dhe mundësinë për komunikim normal të qytetarëve  nga Edi Rama, që përdor AKEP-in si zyrë propagande të PS.

PD apelon kompanitë celulare që të ndërpresin menjëherë shkeljen e ligjit dhe kushteve të kontratës me klientët dhe të rikthejnë komunikimin e shpejtë dhe normal mes qytetarëve.

Kompanitë celulare, në vend që t’i shërbejnë një individi dhe propagandës personale të tij, mund të luajnë një rol të dobishëm në këto momente kritike për bashkëqytetarët tanë.

Mijëra fëmijë janë duke marrë mësim online dhe kanë nevojë për internet. Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare e kanë të pamundur të përballojnë faturën e internetit.

LEXO EDHE:  Tentoi të fshehë vrasjen e shoferit/ Kërkohet dorëheqja e ministrit Xhafaj

Një masë e dobishme nga kompanitë celulare është të mundësojnë internet falas gjatë krizës për të gjithë njerëzit në nevojë dhe për prindërit e fëmijëve në shkollë, duke siguruar akses të plotë në mësimin online.

Partia Demokratike dënon thirrjen e papërgjegjshme të Edi Ramës për të bojkotuar mediat. Në një vend demokratik, media e lirë është mjeti më i besueshëm i marrjes së informacionit nga qytetarët.

Përmes medias dhe çdo forme tjetër komunikimi, qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë zërin e mjekëve dhe të specialistëve, jo zërin e propagandës apo të kryeministrit në hall për pikët në rënie të pushtetit të tij.

Në vend që të politizojë gjithçka, duke shqetësuar qytetarët dhe duke sulmuar opozitën, Edi Rama duhet të kryejë detyrat e kryeministrit për t’ua lehtësuar qytetarëve dhe personelit shëndetësor këtë moment të vështirë.

Kryeministri ka detyrë që të rrisë buxhetin e nevojshëm për përballimin e kësaj situate. 3 milionë euro janë krejt të pamjaftueshme!

Në vend të mesazheve telefonike, qytetarët duan që Kryeministri të marrë masa për të mbrojtur biznesin nga mbyllja e përkohshme e detyrueshme, duke e lehtësuar nga detyrimet tatimore. Qytetarët duan siguri nga profesionistët, jo propagandë nga pushtetarët!”-thuhet në deklaratën e PD.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Pamjet me dron/ Si duket Tirana në “shtetrrethim” dhe më rrugët e boshatisura

Publikuar

-

Nga

Pamjet që sjellim më poshtë nuk i ngjajnë aspak Tiranës të cilën jemi mësuar të shohim çdo ditë.

Ndërkohë që kryeqyteti ndodhet në ‘shtetrrethim’, në kuadër të forcimit të masave kundër koronavirusit, rrugët janë bosh dhe vetëm tek tuk të shikon syri ndonjë makinë.

Kujtojmë këtu se një ditë më parë, qeveria ashpërsoi masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Qeveria urdhëroi që duke nisur nga ora 6:00 e mëngjesit të sotëm, deri të dielën në mesnatë. Urdhri në fjalë përcakton se asnjë mjet privat, nuk do të lëvizte, por vetëm automjetet e autorizuara nga Policia e Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja amerikane mbështet masat kundër koronavirusit/ Anulon vizitën në Shkollën e Magjistraturës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka anuluar takimin në shkollën e Magjistraturës, duke konfirmuar kështu mbështetjen ndaj masave drastike të qeverisë, kundër përhapjes së koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ambasada e SHBA, e cila në një postim në rrjetet sociale, ka shpërndarë mesazhin e Yuri Kim, ku thekson se mbështet rregullat për Covid-19.

“Nuk mund të vizitoj Shkollë e Magjistraturës ashtu si ishte paracaktuar – Ambasada e SHBA mbështet rregullat e qeverisë për COVID-19, por doja të falënderoja drejtorin Sokol Sadushi dhe ekipin e tij për punën e tyre të shkëlqyer me programin Drejtësi për të gjithë të USAID/Albania dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, në zbatimin e reformës në drejtësi.

Lajm i mirë që Shkolla e Magjistraturës ka një kurrikulë të plotë për Administrimin e Gjykatave dhe një model modern të sallës së gjyqit për trajnimin e gjykatësve të rinj. “ – thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

LEXO EDHE:  PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Bulqizës

LEXO EDHE:  Tentoi të fshehë vrasjen e shoferit/ Kërkohet dorëheqja e ministrit Xhafaj

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkon në 33 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 33 .

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19, për të cilët ju kemi informuar në daljet e mëparshme.

Mira Rakacolli, deklaroi se në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.

“Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste, nga të cilat:

8 prej të cilëve janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina)

25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 19 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 1 rast

Elbasan 2 raste

Fier 4 raste

Rrogozhinë 2 raste

Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.

LEXO EDHE:  Ndihma ekonomike/ Rama: Është trefishuar, s’ka më për qëllime elektorale  

LEXO EDHE:  Ndihma ekonomike/ Rama: Është trefishuar, s’ka më për qëllime elektorale  

Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.

Nga numri total i të prekurve nga COVID-19 janë 25 persona të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore dhe 177 të vetëkarantinuar.

Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!”-tha zv.inistrja.

Nderkohë, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se tashmë që OBSH ka shpallur pandeminë na koronaviriusi masat që janë marrë duhet të merren seriozisht.

“OBSH ka shpallur pandeminë nga koronavirusi i ri që do të thotë se bota ka transmetim komunitar në më shumë se 2 kontinente. Kjo është një situatë që duhet vlerësuar me seriozitet dhe masat që janë marrë për distancimin social duhet të merren me seriozitet. Ne do të vazhdojmë me gjurmimin e rasteve në terren dhe nuk është e nevojshme që çdo person të testohet”, tha Bino./ CNA.al

LEXO TE PLOTE