LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i qytetarëve drejt Korçës/ Pëllumb Pipero bën thirrjen e fortë

12 Mars 2020, 23:25, Aktualitet CNA
Largimi i qytetarëve drejt Korçës/ Pëllumb Pipero bën

CNA.al raportoi mbrëmjen e sotme se qytetarët kryesisht nga Tirana, kanë filluar të zhvendosen, menjëherë pasi qeveria vendosi masa drastike dhe janë nisur drejt Korçës.

Për këtë papërgjegjshmëri të qytetarëve ka folur edhe mjeku Pëllump Pipero mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.

Mjeku tha se dhe ai kishte informacione për këtë që po ndodh, duke konfimuar lajmin e cna.al.

Ai e cilësoi si një gabim shumë të madh të qytetarëve dhe bëri një thirrje të fortë.

?Me qindra automjete apo shqiptarë kanë udhëtuar nga Tirana  në drejtim të Korçës apo Shkodrës dhe Lezhës për fundjavë. Besoj se po bëjnë një gabim shumë të rëndë dhe është gabimi që bëri dhe Italia që në fazat e parë të kësaj epidemie, duke lejuar që veriun të ikte në jug. Përmes jush bëj një thirrje tjetër. Mirë që kanë vajtur po të paktën të jepet një urdhër i prerë që nesër të mos hapet asnjë shërbim. Është një gabim shumë i madh në këtë situatë. Gjysma e Tiranës mund të jetë në Pogradec nesër, është shumë gabim?, deklaroi Pipero./ CNA.al

Papërgjegjshmëri shqiptare/ Tirana “vërsulet” në Korçë

Lajmet e fundit nga