LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koronavirusi” rrit çmimet e fruta perimeve

13 Mars 2020, 14:34, Sociale CNA
“Koronavirusi” rrit çmimet e fruta perimeve

Koronavirusi vijon të mbajë në alarm botën. Pas Kinës dhe Italisë, situata duket se po bëhet problematike edhe në shumë vende të tjera. Në Europë virusi i njohur si Covid-19, vijon të përhapet në mënyrë të frikshme, ndërsa në Itali tashmë ka shënuar me mijëra viktima.

Ndërkohë edhe në vendin tonë janë konfirmuar 33 rastet e para me Covid-19, ndërsa qeveria ka ndërmarrë masa drastike kundër përhapjes së koronavirusit.

Frika nga koronavirusi ka bërë që qytetarët të dynden  nëpër dyqane, markete, supermarkete për të blerë ushqime të ndryshme, por janë përballur merritje të çmimeve të tyre.

Sipas qytetarëve çmimet e produkteve bazë të shportës janë shtrenjtuar me 20-30 lekë.

Monitor raporton se rritja më e lartë e çmimeve është reflektuar tek frutat e kryesisht tek portokallet, të cilat sot tregtohen mbi 120 lekë, nga 90 deri 100 lekë që ishte pak ditë më parë.

Jo vetëm në Tiranë ka pasur një rritje abuzive të çmimeve, por edhe në qytetet e tjera.

CNA.al mëson se në Korçë, një kg limon nga 1200 lek që ishtë më parë, tashmë ka shkuar deri në 3500 lek për kg.

Nga ana tjetër në lidhje me rritjen abuzive të çmimeve sot ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit, në një lidhje live në rrjetet sociale ka paralajmëruar ndëshkime të forta për të gjithë ata që rrisin në mënyrë abuzive çmimet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga