Connect with Us

Koronavirusi godet rëndë ekonominë shqiptare

Ekonomi

Koronavirusi godet rëndë ekonominë shqiptare

Publikuar

-

Kriza e koronavirusit në Shqipëri ka prekur thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.

Të parat që po dëmtohen janë sektorët që lidhen me udhëtimet, tregtinë dhe shërbimet për shkak të masave të njëpasnjëshme të qeverisë për bllokimin e kufijve, të fluturimeve por dhe të lëvizjeve brenda territorit të vendit.

Ekspertët thonë se çfarë po ndodh tani është vetëm maja e ajsbergut dhe parashikojnë skenarë pesimistë për ekonominë, e cila është e goditur edhe nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Ata i sugjerojnë qeverisë të ndjekë shembullin e Italisë dhe t’i vijë në ndihmë bizneseve me paketa lehtësuese.

Kriza e koronavirusit në Shqipëri po jep efektet e para negative në ekonomi.

Industritë e prekura direkt janë fasoneria, industria përpunuese, turizmi, sektori i tregtisë dhe shërbimeve dhe sektori i fluturimeve. Industria e turizmit është prekur e para, pasi në thelb ka lëvizjen.

Kontributi i turizmit në PBB bashkë me sektorët që varen prej tij ka një vlerë prej 26,2% si dhe mbi 291 mijë të punësuar në total dhe mban peshë të rëndësishme të punësimeve në vend. Përfaqësues të kësaj industrie thonë se tashmë kriza ka trokitur në derë.

“Partnerët evropianë po anulojnë të gjitha turet, sepse dhe në Evropë askush nuk po lëviz. Një grup turistësh në një javë ne i çojmë në 7 hotele në 14 restorante, pra janë gati 20 biznese familjare, të vogla dhe të mëdha, që ushqehen prej kësaj lëvizje, prej një turi të vetëm. Nëse anulohen 10 ture nga një kompani e vetme, do të thotë që janë 200 biznese që dëmtohen. Po nëse janë 10 kompani që sjellin po kaq ture, kjo bëhet 2 mijë. Efekti negativ është shumë i madh” – thotë Kliton Gërxhani, Përfaqësues i Turoperatorëve shqiptarë.

Edhe eksperti i turizimit Auron Tare shpjegon efektin zinxhir të dëmit në turizëm nga përhapja e virusit të ri.

“Dëmtimi i turizmit sjell problematika edhe në skaljonin e dytë, nëse do ta përshkruajmë në këto terma. Dëmtohet industria e hotelerisë, dëmtohet bujqësia. Është një efekt zinxhir. Pakësohet numri i njerëzve, i hoteleve, pakësohen taksitë, shërbimet e guidave, numri i hyrjeve në muze. Pra është një zinxhir i tërë, i cili merr goditje me reduktimin e numrit të vizitorëve” – tha zoti Tare.

Përfaqësues të industrisë së turizmit në një shkresë zyrtare drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, kërkojnë të ndiqet shembulli i Italisë, duke rishikuar disa taksa, si dhe duke ofruar lehtësi në kushtet e mungesës së likuiditetit.

Goditja e fortë që kanë marrë nga kriza e koronavirusit Kina dhe Italia është ndjerë dhe në ekonominë shqiptare pasi Kina zë 7.4% të totalit të importeve dhe është partneri i tretë tregtar i vendit, dhe aktualisht është bllokuar importi i makinerive dhe pajisjeve, të cilat, sipas INSTAT kishin një vlerë mbi 100 milion euro në vitin 2019.

Ndërsa Italia është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë në sektorin e fluturimeve dhe ndalimi i fluturimeve pritet të ketë pasoja të rënda, thonë ekspertët.

“Duke patur parasysh se 1.7 milion pasagjerë udhëtojnë me Italinë çdo vit, që është gjysma e totalit dhe nëse do marrim një mesatare bilete që është 150 euro, mesatarja e Italisë, atëherë jemi diku tek 300 milion euro që është vetëm industria e fluturimeve. Kjo industri është e prekur. Se sa do jetë dëmi, këtë nuk e thotë asnjë sot për sot, sepse nuk dihet sa do të vazhdojë”, – shprehet Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës “Monitor”.

LEXO EDHE:  Lufta me koronavirusin/ Pipero: Ende s’dimë origjinën, duhen vite për një medikament

Italia mban një peshë prej 33% edhe në volumin tregtar dhe është partneri i parë tregtar i Shqipërisë. 47% e eskporteve shkon drejt Italisë dhe një prej sektorëve, që ka filluar të ndjejë efektet e para të krizës së koronavirusit, është ai fason që zë 64% të eksporteve me Italinë. Ky sektor ka mbi 55 mijë të punësuar në të gjithë vendin.

“Edhe biznesi fason nuk mund të kishte një përjashtim nga kriza globale e koronavirusit. Normalisht ndërmarrjet e fasonëve në Shqipëri kanë një rezervë nga 1 deri në 2 javë. Mbyllja e kufijve do të sjellë disa vështirësi. Kemi një problematikë, që është e veçantë këtë vit, e cila lidhet me marrjen në punë të punëtorëve nga Pakistani dhe Bangladeshi. Normalisht duhej të ishin në Shqipëri, dhe për shkak të krizës së koronavirusit nuk kanë ardhur ende. Ne duhet të rrimë të gatshëm dhe të shohim se si do shkojë situata”, – thotë Florian Zekja, përfaqësues i biznesit fason.

Gazetarja Ornela Liperi, thotë se më mbërritjen e koronavirusit në Shqipëri do të marrë goditje dhe ekonomia e brendshme, që është e varur nga shërbimet dhe tregëtia. Masat drastike të qeverisë për të mbyllur baret, restorantet, për të ndaluar trasnportin, parashikohet të ulin ndjshem konsumin e brendshëm.

“Ne jemi një ekonomi mikro; 99% e bizneseve janë të vogla, të cilat besoj nuk do të kenë asnjë ndihmë për ta përballuar këtë presion, sepse do të kemi parasysh që klientët nuk do të shkojnë në lokale, nuk do të blejnë më në dyqane rroba. Do të blejnë vetëm gjërat e domosdoshme. Domethënë do të preken sektorët që janë zemra e ekonomisë” – tha ajo.

Ekspertët nuk mund t’i parashikojnë me saktësi dëmet në ekonomi në këtë moment, por gjithsesi mendojnë, se ajo që po ndodh tani është vetëm maja e ajsbergut.

“Kjo goditje vjen pas tërmetit, i cili dëmtoi fuqinë blerëse. Duke u nisur edhe nga çfarë ndodhi me tërmetin, qeveria është shumë e ngadaltë për t’ju përgjigjur këtyre zhvillimeve. E para ishte shumë e ngadaltë në marrjen e masave për të bërë parandalimin e coronavirusit, sepse mbylli kufijtë vetëm kur kishte raste konkrete. Dhe e dyta, qeveria duhet të reagojë shumë më shpejt në mënyrë që të nxisë ekonominë që është e sëmurë, dhe që ishte e goditur edhe nga tërmeti i 26 nëntorit” – thotë Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës “Monitor”.

Zëri i Amerikës ju drejtua edhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë për një reagim lidhur me krizën që po shkakton koronavirusi në ekonomi dhe masat që po merren në këtë drejtim. Por edhe pse në fillim u ra dakort për një intervistë, papritur ajo u shty pa afat./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

PD: Borxhi publik ka shkuar 97 %

Publikuar

-

Nga

PD: Borxhi publik ka shkuar 97 %

Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti deklaron se borxhi real publik është 97% e Produktit të Brendshëm Bruto duke përfshirë kontratat koncesionare dhe detyrimet e prapambetura.

Sipas ekspertit të PD-së, asnjëherë në historikun tonë 30-vjeçar nuk kemi pasur këto nivele të borxhit publik. Ai tha se për qytetarët shqiptarë, në gjithë menaxhimin e pandemisë qeveria shqiptare nxori nga paratë e taksapaguesve, nga buxheti i shtetit vetëm 100 mln euro, ndërsa nga ana tjetër ka një rritje të stokut të borxhit publik prej mbi 1 mld eurosh.

Teliti i ka nxjerrë këto të dhëna në rubrikën “Opinion” në News24, ku ka folur më gjerësisht edhe për keqmenaxhimin, sipas tij, nga ana e qeverisë me financat publike.

Dorian Teliti

Qeveria deklaron shifrën 80% por nuk përfshin këtu kontratat koncesionare 13% dhe nuk përfshin këtu detyrimet e prapambetura, afërsisht në masën 3-4% të PBB-së. Pra, borxhi që qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare që operojnë në Shqipëri që kemi detyrim për ta paguar gjatë javëve, muajve dhe viteve të ardhshme është afërsisht në masën 97% e PBB-së. Ky është borxhi publik real. Nëse qeveria vendos të mos i kontabilizojë ato dhe të mos i deklarojë ato është zgjidhje e vetë qeverisë shqiptare. Është shkelje e rregullave dhe parimeve të menaxhimit të financave publike, megjithatë opozita këtë detyrë ka, të bëjë transparencë dhe transparenca bëhet në bazë të shifrave. Këto janë shifra që bazohen në vetë deklarimet e qeverisë shqiptare”, tha Teliti.



LEXO EDHE:  A na shpëtoi vaksina e turbekulozit nga Covid-19?/ Ja si përgjigjet biologu

I pyetur se si po ndikon ky borxh në menaxhimin situatës së pandemisë, eksperti ekonomik në PD tha:

LEXO EDHE:  A tremben nga koronavirusi?/ Ja si përgjigjen Rama dhe Basha

“Instrumentet e huamarrjes janë instrumente që përdoren nga qeveritë për të financuar nevojat që ka. Është normale, në momentin që pandemia arriti në vendin tonë, ashtu siç arriti dhe në vende të tjera të Europës dhe Ballkanit, në momentin që ti ke reduktim të të ardhurave buxhetore si pasojë e faktit që u bllokuan ekonomitë, do vijnë më pak të ardhura në arkën e shtetit. Është gjithashtu normale që qeveria ka nevojë për para për të kryer funksionet e saj, për arsimin, për shëndetësinë, për bujqësinë dhe gjithashtu lind dhe sfida shtesë, sfida ekonomiko-sociale për t’i dhënë një ndihmë shtresave në nevojë dhe bizneseve në nevojë”. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Rritja e deficitit buxhetor/ Buxhuku: Manovër elektorale

Publikuar

-

Nga

Rritja e deficitit buxhetor/ Buxhuku: Manovër elektorale

Deficiti buxhetor në vitin 2021 parashikohet të rritet me afro 580 milionë euro borxh të ri. Administratori i Konfindustrisë,  Gjergj Buxhuku, tha në TVT se motivi i kësaj lëvizjeje financiare nga ana e qeverisë është afrimi i vitit zgjedhor.

“Është e pranueshme rritja e deficitit. Kushtet e Shqipërisë një bazë e tillë arsyetimi nuk qëndron sepse të gjithë jemi të ndërgjegjësuar për situatën e vështirë ekonomike. Ekonomia shqiptare është në gjendje të vështirë. Këtë vit pritet të ketë një rënie prej 6-9% të PBB.



LEXO EDHE:  Lufta me koronavirusin/ Pipero: Ende s’dimë origjinën, duhen vite për një medikament

Të ardhurat buxhetore janë edhe më të mëdha. E gjithë kjo e vë në pikëpyëtje faktin se kjo rritje e deficitit buxhetor do të jetë një rritje borxhi. Tashmë kemi hyrë në një vit zgjedhor. Siç duket, ky ka qenë motivi që qeveria shqiptare të bënte këtë manovër financiare, që do t’i japë mundësi të ketë më shumë mundësi për huamarrje dhe investime në projekte”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Qeveria Rama dështoi në menaxhimin e pandemisë Covid 19

Publikuar

-

Nga

Rritja ekonomike sipas Përparim Spahiut/ Qeveria të ndërrojë kursin me investimet publike

Nga Përparim Spahiu

Pavarësisht rishikimit që i është bërë buxhetit të shtetit për herë të tretë nga qeveria, prarashikimi i rënies së të ardhurave me 4% krahasuar me një vit më parë ngelet më shumë një dëshirë e qeverisë sesa një realitet ekonomik.

Realizimi i të ardhurave për buxhetin e shtetit nuk mund të bazohet mbi dëshirat apo orekset e Ministres së Financave. Sado të përpiqen të manipulojnë treguesit kryesor të ekonomisë, faktet flasin qartë.

Deficiti në buxhetin e shtetit për vitin 2020 ka shkuar duke u thelluar në 1.1 miliard euro, pasi tkurrja e të ardhurave pritet të jenë me -17%, ndërkohë që shpenzimet priten të rriten me 18% më shumë se një vit më parë.



Qeveria jo vetëm që nuk bën asnjë përpjekje për të frenuar rënien drastike të të ardhurave në buxhetin e shtetit, nuk merr as mundimin për të diskutuar, rishikuar apo negociuar ndryshime të mundëshme të kontratave të PPP-ve.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Luftën do ta fitojmë me këto që na ndodhen

LEXO EDHE:  A ka shpëtuar Koreja e Veriut nga virusi Corona?

Pra shpenzimet rriten me 18% për kontrata, në shumicën e rasteve të panevojme, për momentet që po kalojmë. Si do ta zgjidhi defiçitin e krijuar qeveria, kur të ardhurat ulen e shpenzimet rriten?

Sigurisht duke rritur borxhin, barrën financiare të çdo shpitari. Borxhi për frymë që shqiptarët duhet të paguajnë pas 7 viteve ka arritur në 4492 euro/frymë.

Paaftësia dhe klientelizmi i kësaj qeverie e kanë çuar ekonominë e vendit në përmasat e krizës ekonomike të vitit ’97. Zgjidhja në këto kushte do të ishte mbështetja serioze e bizneseve, investimeve të reja të munguara prej kohësh, kjo për të ndaluar rritjen e papunësisë, rënien e konsumit dhe falimentimin e tyre. Çlirimi ekonomisë nga tentakulat e qeverisë për të kontrolluar dhe orientuar tregun si dhe heqja dorë nga shantazhet, kërcënimet dhe gjobvënjet ndaj çdo biznesi.

LEXO TE PLOTE