Connect with Us

Koronavirusi “gjunjëzon” ekonominë/ Eksperti apel qeverisë: Njerëzit duan ndihmë

Ekonomi

Koronavirusi “gjunjëzon” ekonominë/ Eksperti apel qeverisë: Njerëzit duan ndihmë

Publikuar

-

Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano paralajmëron se koronavirusi do të ketë efekte të ndjeshme në ekonomi.

I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, Dritan Shano u shpreh se akordimi prej 3.5 milion eurosh nga qeveria për situatën nga koronavirusi është i pamjaftueshëm.

Po ashtu a ii drejtoi një apel të fortë qeverisë, ndërsa theksoi se njerëzit duan ndimë dhe jo batuta në televizion.

“Qeveria insitson në një pikë në PPP-të, këto nuk preken qoftë edhe kur bie tërmet. lnteresi i pak njerëzve po ruhet në mënyrë të ashpër nga qeveria dhe kryeministri.  Alokimi prej 3.5 milion eurosh për të blerë pajisje është qesharak. Vetë Kosova që është një shtet i ri akordoi 10 milion euro. Nuk po flas për Italinë. Ne kemi një qeveri e cila endet se duke dalë në tv dhe duke bërë nga këto skemat do ikë koronavirusi. Ekipet tona duan para, ndihmë. Njerëzit nuk mund të marrin siguri me dy batuta në tv, apo kur merr mamanë në telefn të del tjetër zë. Këtu kemi një situatë të rëndë, jo aq për shkak të koronvirusit por sepse kapacitetet tona janë të pamjaftueshme, janë primitive. Nuk mjaftojnë 3.5 milion euro. Këtu qeverisë i duhet të dorëzojë atë lodrën e vet të qytetarëve”, tha ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Covid 19, rrezikon të krijojë një emergjencë ushqimore tek të varfërit

Publikuar

-

Nga

Bardha, një nënë e re me dy fëmijë të mitur, burrin e papunë dhe shtëpinë me qira ka si të ardhur të vetme rrogën nga puna në një fabrikë fasoni, që në rastin më të mirë shkon në 25,000 lekë në muaj.

Ajo edhe tani është në borxhe për shkak të pamjaftueshmërisë së të ardhurave, por ndërkohë e ka krejt të pamundur për të përballur karantinën pa punë dhe pa ushqime. Rasti i saj është rasti i të paktën 600 mijë shqiptarëve që sipas INSTAT janë në kufirin relativ të varfërisë.

Shqipëria ofron pagat më të ulta nëEuropë dhe ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë. Më shumë se 60 për qind e popullsisë nuk akses në banka e për pasojë, gjasat për kursime të pjesës së varfër të popullsisë nuk ekziston.

Por teksa masat po bëhen gjithnjë e më ekstreme për lëvizjen e popullsisë, familjet e varfra rrezikojnë të përjetojnë një emergjencë ushqimore.  Ministria e Shëndetësisë qëdrejton edhe funksionet publike të mirëqenies sociale në të periudhë i ka tëperqendruara energjitë në lutën kundër Covid 19, ndërkohë që burimet financiare dhe ato njerëzore për një emergjence sociale duke të pamundura në këto kushte.

Deri tani as qeveria dhe as shoqatat jo qeveritare nuk janë ofruar për furnizime ushqimore ndaj të varfërve në karantinë.

Në vendet e tjera, qëkaluan përvoja të tilla si Kina dhe Italia pati një organizim të qartë në këtë drejtim. Individëve të pamundur u shërbyen me ushqime dhe shërbime të tjera. Një pjesë e e këtyre shërbimeve u kryen në mënyrë vullnetare  nën koordinimin e pushtetit lokal.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Ramës/ Gjobë ata që thyejnë rregullat e vetëkarantinimit

LEXO EDHE:  Qeveria pranon akuzat e PD-së për avionë me drogë/ Nuk janë ulur në Shqipëri

Ndërkohë shumë fabrika fason  dhe call center kanë reduktuar punën, për shkak se shumë punonjës kanë refuzuar të punojnë këto ditë. Të tjerët që nuk mundësi financiare do të duhet të ikin në punë megjithë frikën nga COVID, por punët me grumbullime kolektive po shkojnë drejt mbylljes dita ditës, edhe pas urdhrit të fundit të kryeministrit.

Dhoma e Tregtisë së Durrësit dhe Tiranës propozoi dje që punonjësit që do të rrinë në shtëpi për arsye të mbylljes së aktiviteteve, si dhe ato që do të vetekarantinohen, të trajtohen si të sëmurë dhe të paguhen nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore, për një periudhë të paktën 1 mujore dhe pastaj sipas situatës.

Burimet nga Ministria e Financave pohuan se qeveria do të marrë vendimet për trajtime financiare në varësi të situatës./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Bizneset në kolaps nga koronavirusi/ Shoqatat e turizmit kërkesë Ramës, Klosit, Denajt e Veliajt

Publikuar

-

Nga

Pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, Shoqatat e Turizmit në vendin tonë ATA, ATU dhe ATOA i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Turizmit Blendi Klosit, ministres së Financave Anila Denajt dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn.

Ata ngrejnë alarmin se industria e Turizmit është në kolaps për shkak të anullimeve të udhëtimeve dhe se bizneset që mbahen nga turizmi janë drejt falimentimit.

Shoqatat e turizmit kërkojnë që qeveria të mbulojë 50% të rrogave të punonjësve, të falen pagesat e dritave, ujit, sigurimet, tatim fitimi, taksas e pronës, taksa vendore, etj, për një periudhë 3 deri 6 mujore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Koronavirusi “trondit” ekonominë/ “Turizmi, brenda ditës në kolaps”

Publikuar

-

Nga

Shfaqja e rasteve me koronavirus në Shqipëri ka ndikuar edhe në ecurinë e një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë, turizmit.

Zak Topuzi nga Shoqata e Industrisë së Turizmit  i ftuar në emisionin “Përballë” tha se që prej të hënës situata e këtij sektori ka ndryshuar.

“Industria shkoi brenda ditës në kolaps. Ka patur anulime kontratash, bllokime, pa diskutuar anulimin e rezervimeve të muajit.

Ndikimi në turizëm do të jetë më i ndjeshëm edhe në pjesën e mbetur të vitit. Partnerët ndërkombëtar kërkojnë që këstet e dhëna për prenotimet e këtij viti t’i kalojnë për vitin tjetër. Pra, kanë një mendje të mbyllur që për këtë vit që Shqipëria të mos jetë treg për ta. Edhe të punësuarit në sektorin e turizmit do ta ndjejnë tkurrjen e kësaj indistrie. “Çdo turist fut në punë 8 veta dhe çdo turist që nuk vjen, lë pa punë 8 veta” , theksoi Topuzi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Qeveria pranon akuzat e PD-së për avionë me drogë/ Nuk janë ulur në Shqipëri

LEXO EDHE:  Ligji për Arsimin e Lartë/ Marku: Qeveria kishte parashikuar dështimin, gjendja është në nivelin e Piramidave

 

LEXO TE PLOTE