Connect with Us

Kontrolle në banesa për të ardhurit nga Italia/ Paralajmëron Rama: Vetë-karantinohuni, po ju monitorojmë

Politikë

Kontrolle në banesa për të ardhurit nga Italia/ Paralajmëron Rama: Vetë-karantinohuni, po ju monitorojmë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka paralamëruar masa të forta ndëshkuese për të ardhurit nga Italia që nuk respektojnë urdhërin për tu vetë-karantinuar.

Rama, thotë se autoritetet kanë numrat e telefonit dhe adresat dhe se tashmë iu është dërguar mesazhi paralajmërues. Rama shton se të gjithë qytetarëve të kthyer nga ky vend, do t’ju bëhet verifikimi nga Policia për të parë nëse janë vetë-karantinuar.

Policia e shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga italia në 14 ditët e fundit. Pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyre

Bashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor. Të gjithë ata nuk duhet të harrojnë se në rast se kapen në rrugë, ndëshkohen me 5 mijë euro dhe do të ndalohen të dalin nga Shqipëria pa paguar gjobën!

Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe ndryshe nuk fitohet!

Frikë aspak, kujdes po!” shkruan Rama

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vetëizolohu menjëherë!”/ Bashkia e Fierit thirrje urgjente shoferit që transportoi familjen me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Fierit i ka bërë thirrje urgjente shoferit që ka transportuar nga Zogu i Zi në Tiranë në drejtim të fshatit Dërmenas në Fier familjen e prekur me koronavirus që të vetëizolohet menjëherë.

Sipas njoftimit, transporti i anëtarëve të kësaj familjeje, tre prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, është bërë më datë 3 mars 2020 në orën 07.00 nga Zogu i Zi në Dërmenas.

Ndërkohë, janë marr masat menjëherë nga Njësia Administrative Dërmënas, duke njoftuar mbylljen dhe izolimin për arsye sigurie edhe të dyqanit ku kjo familje ka kryer pazaret gjatë kësaj kohe.

Policia po punon edhe për gjetjen e vajzës së familjes, banuese në Qenas, e cila u ka ka sherbyer gjatë kësaj kohe prindërve.”
Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19,
i bëjmë thirrje shoferit që ka transportuar familjen e Eduart Sulo nga Zogu i zi në Dërmënas që të vetë-izolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi kjo familje është e prekur nga virusi. Transporti i kësaj familjeje është bërë në datën 3 mars, rreth orës 7:00.
Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë:
Qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.

LEXO EDHE:  Ky Robin Hud po na befason me gjetjen e re/ Profesori i njohur degjeneron Ramën

LEXO EDHE:  Rama shpërndan certifikatat e legalizimeve falas në Durrës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçe paralajmëron të ardhurit nga Italia/ “Kush del nga shtëpia do ketë 5000 euro gjobë”

Publikuar

-

Nga

Ndërsa në Shqipëri tashmë ka shkuar në 33 numri i personave të infektuar nga koronavirusi, Zv/ kryeministri Erion Braçe u ka drejtuar një apel të fortë shtetasve të ardhur nga Italia.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkrun se policia ka emrat e të gjithë personave që janë kthyer nga Italia 3 javët e fundit dhe do i trokasë në derë për të parë nëse po vetëkarantinohen apo jo, ndërsa paralajmëron gjoba për ata që thyjenë urdhërin.

Fier është për Braçen qarku që e shqetëson më shumë pasi sot sipas tij ishte neglizhent dhe shpërfillës ndaj masave dhe rrezikut.

“Keshtu e pashe 1/3 shqiperise, nga tirana ne fier, nga mengjesi ne mesdite! Pas nje rrugetimi me shume se kater ore, dua te them disa gjera;

Shume faleminderit miliona njerezve ne tre qarqet me te medha te vendit per bindjen ndaj rregullave, sakrificen per ti dhene nje stop jetes aktive e per te qendruar ne shtepi;

Shume faleminderit disa mijera sherbyesve te shtetit ne rruge, qendra shendetesore, spitale e urgjenca, burra e gra, police, ushtarake, mjeke, infermiere, shofere e sanitare, ne vijen e pare e ne gadishmeri per te garantuar rregullat, perballur me perhapjen e korona virusit, shpetuar jete njerezish;

Jam i shqetesuar per disa mijera te ardhur tre javet e fundit nga Italia kryesisht, kthyer ne shtepite e tyre ne qytet e vecanerisht ne fshat; na mirekuptoni, ju nuk mund te dilni nga shtepite ne rruge, ne sheshe qyteti apo fshati, kafene ende te pambyllura! Cdonjeri nga rastet e egzaminuara deri tani ka histori udhetimi me italine apo kontaktesh me njerez te kthyer nga italia!

LEXO EDHE:  Rama shpërndan certifikatat e legalizimeve falas në Durrës

LEXO EDHE:  Ky Robin Hud po na befason me gjetjen e re/ Profesori i njohur degjeneron Ramën

Ne nuk mund te lejojme te infektohen te tjere njerez; ju duhet te rrini ne shtepi per 14 dite me rradhe! Policia e shtetit tani ka emrat, bashke me zyrtaret vendore do trokase ne dyert tuaja e do garantoje qendrimin tuaj ne shtepi! Kush del do kete 5000 euro gjobe, kush del serish do ndalohet nga policia!

Me shqeteson shume Fieri; e pashe sot neglizhent, shperfilles, relativizues te rrezikut qe eshte kudo! Duhet te ndryshoje; Fieri eshte qarku i dyte i shqiperise nga popullsia e ekonomia, i pari per eksportet, eshte jetik per kete vend! Fieri duhet te vleresoje realisht rrezikun, duhet te zbatoje rregullat, duhet te rrije ne shtepi! Kafenete u mbyllen sot, mbyllur do te rrine!

Po aq shqetesim kam per zonat rurale ku ka shume pune e pak vemendje tek lajmet, njoftimet, regullat, ndalimi! Nje pjese e te kthyerve nga Italia jane ne fshtra; duhet te rrine per 14 dite ne shtepi! Policia do te garantoje me cdo kusht vetekarantikimin e tyre!

Mijera bujq po punojne sot ne toka e sera, po prodhojne, furnizojne me perime te fresketa qytetet, tregjet tona, po eksportojne; po mbjellin serish pa pushim! Shume mirenjohje punetoreve te bujqesise kudo ne Myzeqe”.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria shtrëngon masat/ Nga nesër mbyllen të gjitha hyrje-daljet me Greqinë

Publikuar

-

Nga

Pas pezullimit të fluturimeve me Italinë, duke nisur nga nesër do të mbyllen dhe të gjitha hyrje-daljet me Greqinë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë  kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Duke nisur nga dita e nesërme në orën 10.00 mbyllen hyrje – daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus! Frikë aspak, kujdes po!” shkruan Rama./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE