Connect with Us

Foto-Rrugët të zbrazura/ Shqipëria në “shtetrrethim” nga koronavirusi

Sociale

Foto-Rrugët të zbrazura/ Shqipëria në “shtetrrethim” nga koronavirusi

Publikuar

-

Rrugët e qyteteve kryesore në Shqipëri janë zgjuar sot të zbrazura si asnjëherë më parë. Në rrugë nuk shikon as automjete, por as qytetarë, gjë që duket se ka një ndërgjegjësim nga ana tyre, për vetëizolimin, një masë kjo kundër përhapjes së koronavirusit.

Shqiptarët që dhe për në kafe marrin makinën, duket se i janë dorëzuar masave të qeverisë kundër koronavirusit.

Nga Tirana, në Fier, në Lezhë e Dibër, rrugët e vendit janë të zbrazura.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ministria e Shëndetësisë mesazh banorëve të Korçës/ Nëse keni qënë në Greqi vetëkarantinohuni

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu ka drejtuar një mesazh banorëve të Korçës, të cilët mund të kenë vizituar së fundi Greqinë.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Ministria iu bën thirrje qytetarëve që kanë qënë në Greqi, të vetëkarantinohen, një masë kjo kundër përhapjes së koronavirusit.

“Të dashur banorë të Korçës!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon që edhe qytetaret që vijnë nga Greqia duhet të vetëkarantinohen!

LEXO EDHE:  Nuk është Tirana/ Zbuloni qytetin me më shumë shofere gra në Shqipëri

LEXO EDHE:  Nuk është Tirana/ Zbuloni qytetin me më shumë shofere gra në Shqipëri

Kjo masë e marë për të gjithë vendin ka rëndësi edhe më të madhe për Korçën si qytet kufitar me Greqinë e ku për rrjedhojë lëvizja e qarkullimi i njerëzve me këtë shtet është më i madh.

Nëse keni qënë në Greqi VETËKARANTINOHUNI!!”-thekson Ministria e Shëndetësisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

23 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri/ Tirana në “shtetrrethim”

Publikuar

-

Nga

Si asnjëherë më parë, rrugët e kryeqytetit janë zgjuar të zbrazura mëngjesin e sotëm. Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm deri të dielen në mesnatë Tirana do të vijojë të jetë në shtetrrethim.

Të vetmit që lëvizin janë automjetet që kanë marrë leje. Një masë e tillë u mor dje nga pasi u konfirmuan 23 të prekur nga koronavirusi në vend.

Ndërkaq, që prej mbrëmjes së djeshme, në rrugë janë postblloqet e policisë, të cilë vijojnë me kontrollet.

Po ashtu vijojnë të jenë të mbyllura baret dhe restorantetet, palestrat, lokalet e natës, etj. E njëjta situata mbizotëron edhe në qytetet e tjera të vendit.

LEXO EDHE:  Tirana pret Vitin e Ri në sheshin ‘Skënderbej’

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Opinioni publik në kohë epidemish

Policia ka bërë me dije se do të ketë një masë shtrënguese për personat që marrin në automjetë edhe persona të tjerë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lezha në karantinë/ Të hapura vetëm karburantet, furrat e bukës dhe farmacitë

Publikuar

-

Nga

Edhe qyteti i Lezhës i është bindur masave drastike të ndërmarra nga qeveria, undër përhapjes së koronavirusit.

Kështu mëngjesin e sotëm në rrugët e këtij qyteti shikohen vetëm automjetet e policisë.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BË” se edhe mjetet që do lëvizin do kenë një kontroll të rreptë nga ana e policisë dhe forcave të ushtrisë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi trondit bursat/ Aksionet në Wall Street bien në 7 %, nafta 22 %

LEXO EDHE:  Italia në panik/ Shkon në 366 numri i viktimave nga koronavirusi, 133 të vdekur vetëm sot

Njësitë tregtare janë mbyllur dhe të hapura janë vetëm karburantet, furrat e bukës dhe farmacitë.

LEXO TE PLOTE