Politikë
“Është koha për solidaritet”/ Ministria e Ekonomisë apel qytetarëve: Denonconi abuzimet me çmimet

Pas kryeministrit Edi Rama edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar në lidhje me rritjen abuzive të çmimeve gjatë këtyre diteve që vendi po përballet me betejën me koronavirusin.
Kreu i qeverisë paralajmëroi sot masa të forta ndeshkuese për abuzimet me çmimet, ndërsa tashmë edhe Ministria e Ekonomisë apelon qytetarët të denoncojnë abuzimet.
Në një njoftim në faqen zyrtare shkruhet se “kjo nuk është koha për të abuzuar por koha për solidaritet dhe bashkëpunim.”
Ndërsa janë vendosur dhe numrat e kontaktit ku qytetarët mund të telefonojnë pa pagesë për të denoncuar abuzimet./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...