Connect with Us

Braçe paralajmëron të ardhurit nga Italia/ “Kush del nga shtëpia do ketë 5000 euro gjobë”

Politikë

Braçe paralajmëron të ardhurit nga Italia/ “Kush del nga shtëpia do ketë 5000 euro gjobë”

Publikuar

-

Ndërsa në Shqipëri tashmë ka shkuar në 33 numri i personave të infektuar nga koronavirusi, Zv/ kryeministri Erion Braçe u ka drejtuar një apel të fortë shtetasve të ardhur nga Italia.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkrun se policia ka emrat e të gjithë personave që janë kthyer nga Italia 3 javët e fundit dhe do i trokasë në derë për të parë nëse po vetëkarantinohen apo jo, ndërsa paralajmëron gjoba për ata që thyjenë urdhërin.

Fier është për Braçen qarku që e shqetëson më shumë pasi sot sipas tij ishte neglizhent dhe shpërfillës ndaj masave dhe rrezikut.

“Keshtu e pashe 1/3 shqiperise, nga tirana ne fier, nga mengjesi ne mesdite! Pas nje rrugetimi me shume se kater ore, dua te them disa gjera;

Shume faleminderit miliona njerezve ne tre qarqet me te medha te vendit per bindjen ndaj rregullave, sakrificen per ti dhene nje stop jetes aktive e per te qendruar ne shtepi;

Shume faleminderit disa mijera sherbyesve te shtetit ne rruge, qendra shendetesore, spitale e urgjenca, burra e gra, police, ushtarake, mjeke, infermiere, shofere e sanitare, ne vijen e pare e ne gadishmeri per te garantuar rregullat, perballur me perhapjen e korona virusit, shpetuar jete njerezish;

Jam i shqetesuar per disa mijera te ardhur tre javet e fundit nga Italia kryesisht, kthyer ne shtepite e tyre ne qytet e vecanerisht ne fshat; na mirekuptoni, ju nuk mund te dilni nga shtepite ne rruge, ne sheshe qyteti apo fshati, kafene ende te pambyllura! Cdonjeri nga rastet e egzaminuara deri tani ka histori udhetimi me italine apo kontaktesh me njerez te kthyer nga italia!

LEXO EDHE:  Ndodhej në “vatrën” e koronavirusit/ Studentja shqiptare mbërrin në Turqi

Ne nuk mund te lejojme te infektohen te tjere njerez; ju duhet te rrini ne shtepi per 14 dite me rradhe! Policia e shtetit tani ka emrat, bashke me zyrtaret vendore do trokase ne dyert tuaja e do garantoje qendrimin tuaj ne shtepi! Kush del do kete 5000 euro gjobe, kush del serish do ndalohet nga policia!

Me shqeteson shume Fieri; e pashe sot neglizhent, shperfilles, relativizues te rrezikut qe eshte kudo! Duhet te ndryshoje; Fieri eshte qarku i dyte i shqiperise nga popullsia e ekonomia, i pari per eksportet, eshte jetik per kete vend! Fieri duhet te vleresoje realisht rrezikun, duhet te zbatoje rregullat, duhet te rrije ne shtepi! Kafenete u mbyllen sot, mbyllur do te rrine!

Po aq shqetesim kam per zonat rurale ku ka shume pune e pak vemendje tek lajmet, njoftimet, regullat, ndalimi! Nje pjese e te kthyerve nga Italia jane ne fshtra; duhet te rrine per 14 dite ne shtepi! Policia do te garantoje me cdo kusht vetekarantikimin e tyre!

Mijera bujq po punojne sot ne toka e sera, po prodhojne, furnizojne me perime te fresketa qytetet, tregjet tona, po eksportojne; po mbjellin serish pa pushim! Shume mirenjohje punetoreve te bujqesise kudo ne Myzeqe”.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qeveria shtrëngon masat/ Nga nesër mbyllen të gjitha hyrje-daljet me Greqinë

Publikuar

-

Nga

Pas pezullimit të fluturimeve me Italinë, duke nisur nga nesër do të mbyllen dhe të gjitha hyrje-daljet me Greqinë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë  kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Duke nisur nga dita e nesërme në orën 10.00 mbyllen hyrje – daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus! Frikë aspak, kujdes po!” shkruan Rama./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi në BE/ Qeveria holandeze propozon çeljen e negociatave me kusht

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Holandës i ka dorëzuar sot parlamentit, opinionin me propozimin konkret në lidhje me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Top Channel duke iu referuar burimeve diplomatike ka mundur të sigurojë detaje nga ky propozim.

“Qeveria holandeze propozon hapjen e negociatave me kusht”, citohet nga një burim diplomatik.

Kushtet lidhen me Gjykatën Kushtetuese, Gykatën e Lartë, Vettingun, Ligjin për Median dhe Reformën Zgjedhore.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Rama pa trasparencë dhe pa strategji, mbledhja e qeverisë fasadë

LEXO EDHE:  Bastardët e politikës së inkriminuar detyrojnë popullin ta braktisë Republikën

Kështu më datë 17 mars, kjo letër do të diskutohet në parlament. Mund të ketë kushte shtesë, mund të ketë mocione nga partitë. Me rastin më të mirë, parlamenti do i japë viston ministrit Blok të shkojë në Këshill më 24 mars me këto kushte.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama ultimatum qytetarëve të “arratisur”/ “Kush ka ikur, të kthehet deri të hënën para orës tetë”

Publikuar

-

Nga

CNA.al, paralajmëroi mbrëmjen e djeshme, se shumë qytetarë nga Tirana dhe Durrësi janë “vërsulur”, drejt qyteteve juglindore sipasojë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Pas këtij lajmi dhe papërgjegjshmërie qytetare, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili ka paralajmëruar blindimin e dy qyteteve kryesore, duke paralajmëruar dhe të larguarit që të kthehen deri të hënën para orës 8.

“Kush banon në tiranë/durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse, pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit.

Kush banon në tiranë/durrës dhe është aktualisht brenda perimetrit, të sigurohet që të mos planifikojë lëvizje jashtë perimetrit në fillimjavën e ardhshme (duke shfrytëzuar hapjen e rrugëve nga e diela ne mesnatë deri të hënën në 08.00) sepse mund të mos rihyjë dot!

Sipas të gjitha gjasave perimetri tr/dr do të mbyllet përsëri!

Frikë jo, kujdes po!”, shkruan kryeministri./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE