23 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri/ Tirana në “shtetrrethim”

13 Mars 2020, 07:59, Sociale CNA
23 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri/ Tirana në

Si asnjëherë më parë, rrugët e kryeqytetit janë zgjuar të zbrazura mëngjesin e sotëm. Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm deri të dielen në mesnatë Tirana do të vijojë të jetë në shtetrrethim.

Të vetmit që lëvizin janë automjetet që kanë marrë leje. Një masë e tillë u mor dje nga pasi u konfirmuan 23 të prekur nga koronavirusi në vend.

Ndërkaq, që prej mbrëmjes së djeshme, në rrugë janë postblloqet e policisë, të cilë vijojnë me kontrollet.

Po ashtu vijojnë të jenë të mbyllura baret dhe restorantetet, palestrat, lokalet e natës, etj. E njëjta situata mbizotëron edhe në qytetet e tjera të vendit.

Policia ka bërë me dije se do të ketë një masë shtrënguese për personat që marrin në automjetë edhe persona të tjerë.

Lajmet e fundit nga