Connect with Us

190 të prekur nga koronavirusi në Greqi/ Mbyllen bare e resorante

Bota

190 të prekur nga koronavirusi në Greqi/ Mbyllen bare e resorante

Publikuar

-

Ka shkuar në 190 numri i të infektuarve nga koronavirusit në Greqi, nga 133 që ishte dje.

Nisur nga përhapja e shpejtë e virusit, edhe autoritetet greke kanë marrë masa duke mbyllur restorantet, kafenetë, baret dhe qendrat tregëtare.

Kujtojmë se mes personave të prekur në Greqi janë dhe 4 shqiptarë, motër e vëlla, me bashkëshortët e tyre./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77  vjeçe, nga Komuna e Vitisë.

Ndërkaq, numri i prekurve në Shqipëri ka arritur në 33.

LEXO EDHE:  Raportonin të vërtetën për koronavirusin/ Zhduken dy gazetarët kinezë

LEXO EDHE:  Denoncimet për koronavirusin/ Komisioni i Shëndetësisë padit Sali Berishën

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Pandemia e koronavirusit/ Epiqendra ‘zhvendoset’ në Evropë

Publikuar

-

Nga

Epiqendra e pandemisë COVID-19, tashmë është Evropa thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Tani më shumë raste raportohen në Evropë. Cdo ditë raportohen më shumë sesa në Kinë në kulmin e epidemisë së saj,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom në një konferencë për shtyp në selinë e organizatës në Gjenevë.

Zyrtarët e OBSH-së shpallën COVID-19 një pandemi globale të Mërkurën pasi virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Italia aktualisht ka shumicën e rasteve jashtë Kinës me të paktën 15 113 infeksione, e ndjekur nga Spanja në 4,334, Gjermania në 3,156 dhe Franca në 2,882.

Zvicra aktualisht ka 1.125 raste, e ndjekur nga Suedia në 809, Hollanda në 804 dhe Danimarka në 788.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Greqi/ Një i vdekur, tetë të plagosur

LEXO EDHE:  Raportonin të vërtetën për koronavirusin/ Zhduken dy gazetarët kinezë

Shtetet e Bashkuara kanë të paktën 1.701 raste.

OBSH rekomandon që të gjithë personat që ndihen keq të qëndrojnë në banesë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Distancimi shoqëror sipas OBSH është frenimi më i mirë për përhapjen e koronavirusit.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Masat kundër koronavirusit/ Gjermania mbyll shkollat

Publikuar

-

Nga

Qeveria gjermane ka vendosur të mbyllë të gjitha shkollat deri të mërkurën e javës që vjen, masë kjo kundër përhapjes së koronavirusit.

Kujtojmë këtu se disa dite më parë kancelarja Merkel u shpreh gjerësisht mbi krizën e virusit Corona. Ajo tha se kryesorja është të ngadalësohet përhapja e virusit. Merkeli gjithashtu bëri thirrje për përgjegjësi nga të gjithë.

“Virusi ka mbërritur në Evropë, ka ardhur. Të gjithë duhet ta kuptojmë këtë”, tha Angela Merkeli në fillim të konferencës së saj të shtypit. Për aq kohë që nuk është gjetur një vaksinë ose mundësi tjetër terapeutike, një përqindje e lartë e popullsisë do të infektohet me virusin Corona. Ekspertët thonë se nga kjo mund të preken rreth 60 deri në 70 përqind e njerëzve në vend, tha Merkel.

LEXO EDHE:  Greqi: Në burg se kanë ndihmuar refugjatët

LEXO EDHE:  Alarm për bombë/ Panik në redaksinë e televizionit ANT1

 

LEXO TE PLOTE