Connect with Us

Zbulohet strategjia/ Si e ka mbajtur Tajvani normën e infektimit nga koronavirusi të ulët

Bota

Zbulohet strategjia/ Si e ka mbajtur Tajvani normën e infektimit nga koronavirusi të ulët

Publikuar

-

Koronavirusi ka prekur mijëra persona në disa shtete të botës dhe prej disa muajsh është duke vijuar beteja që u shfaq fillimisht në Whan të Kinës.

Por pavarësisht se shumë shtete janë prekur, ajo që bie në sy është se virusi ka kursyer Tajvanin, ndonëse ekspertët parashikuan se  Tajvani do të kishte numrin më të madh të çështjeve jashtë Kinës.

Deri më tani numri i rasteve të konfirmuara nga Tajvani është nën 50 dhe besohet se kjo vjen si shkak i përgatitjes së shpejtë dhe ndërhyrjes së hershme për tu përballur me virusin.

Doktor Jason Wang, një ekspert i politikave të shëndetit publik në Universitetin Stanford në SHBA., tha se Tajvani e njohu shkallën e mundshme të krizës në fillim dhe ishte në gjendje të qëndronte e fortë përpara shpërthimit.

Qeveria e Tajvanit që në fillim ndaloi udhëtimet për vizitorët nga Kina, Hong Kongu dhe Macau, si dhe zbatoi një urdhër ndalimi për eksportimin e maskave ​​kirurgjikale.

Programi i hartuar nga qeveria e Tajvanit lejonte qytetarët të raportonin historitë e udhëtimit dhe simptomat e sëmundjes. Udhëtarët marrin më vonë një mesazh me statusin e tyre shëndetësor.

LEXO EDHE:  Koronavirusi “shpërthen” në një qytet të Koresë së Jugut/ Njerëzit u infektuan në një kishë

Gjithashtu është vënë re se qytetarët kanë qenë shumë të gatshëm të bashkëpunojnë me autoritetet dhe kanë zbatuar të gjitha këshillat që i janë dhënë.

Një investim i zgjuar i qeverisë është kërkimi biomjekësor gjatë dekadave të fundit dhe ekipet kërkimore që janë duke punuar për të prodhuar në masë një test të shpejtë diagnostikues për COIVD-19.

Të Dielën e kaluar, një ekip hulumtues në Akademinë Sinica të Tajvanit zhvilloi antitrupa që mund të identifikojnë proteinën që shkakton koronavirusin. Ata synojnë të prodhojnë një test të ri të shpejtë për koronavirusin që mund të shkurtojë kornizën kohore për diagnozë në 20 minuta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Trump pezullon të gjitha fluturimet nga Evropa për në SHBA, për 30 ditë 

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump tha se do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë.

Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, ai tha se kufizimet “e forta por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë.

“Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren,” tha presidenti. Ai shtoi se do të ketë përjashtime “për amerikanët që kanë kaluar nëpër kontrollet e duhura,” por nuk dha hollësi.

Në Evropë, Italia është goditur më rëndë, me më shumë se 12,000 infeksione të konfirmuara dhe më shumë se 800 vdekje, sipas të dhënave. Franca, Spanja dhe Gjermania kanë secila nga rreth 2,000 raste të konfirmuara.

Fjalimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemic globale.

Presidenti Trump tha se masat e forta për të frenuar përhapjen e koronavirusit në SHBA janë përpjekja më agresive dhe e gjithanshme për t’u përballur me një virus të huaj në historinë moderne.

“Ka rëndësi se si përgjigjesh dhe ne po përgjigjemi me shpejtësi dhe profesionalizëm të madh,” tha Presidenti Trump. Ai tha se ka besim se me këto masa të rrepta, SHBA do të arrijnë të ulin ndjeshëm kërcënimin ndaj qytetarëve dhe se virusi më në fund do të mposhtet.

“Ne po lëvizim shumë shpejt,” shtoi ai.

LEXO EDHE:  Strategjia/Qeveria miraton udhërrëfyesin për politikën e investimeve

LEXO EDHE:  “U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Presidenti tha se “kjo nuk është një krizë financiare,” në përpjekje për të qetësuar tregjet e aksioneve që kanë pësuar rënie të thella ditët e fundit. Ai paraqiti një sërë stimujsh ekonomikë dhe financiarë për bizneset e vogla që po ndikohen negativisht nga koronavirusi.

Komentet e Presidentit Trump vijnë ndërkohë që ai vetë ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave, pasi e ka paraqitur gjendjen në kontradiktë me vlerësimin e zyrtarëve të shëndetit publik në administratën e tij.

“Një veprim i zgjuar sot do të parandalojë përhapjen e virusit nesër,” tha Presidenti Trump në fjalimin e shkurtër nga Zyra Ovale.

Në SHBA deri tani ka 1135 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 38 të vdekur.

Numri i rasteve në SHBA ka vazhduar të rritet.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe një ndër ekspertët kryesorë që po përpiqen të menaxhojnë koronavirusin, tha të mërkurën: “Mund të pohoj se do të shohin më shumë raste dhe se gjërat do të keqësohen më tepër se sa janë tani.”/ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koronavirusi shënon viktimën e parë në Greqi

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm, koronavirusi ka shënuar viktimën e parë edhe në Greqi.

Mediat greke bëjnë të ditur se një 66-vjeçar, i cili ishte konfirmuar që në dy mars se ishte prekur nga Covid-19, ka ndërruar jetë.

Po ashtu, mediat theksojnë se 6-vjeçari kishte edhe sëmundje të zemrës.

“Koronavirusi i ri, Covid-19, ka shënuar viktimën e parë në vendin tonë. Ai është një qytetar grek 66-vjeçar, i cili u pranua në njësinë e trajtimit intensiv të FPI në Patra, më 2 mars.

LEXO EDHE:  “U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

LEXO EDHE:  Ti ke fatin e madh të qendrosh në shtëpi

Në mëngjesin e 10 marsit, pacienti pësoi një përkeqësim të ndjeshëm, i cili përparoi dhe ndërroi jetë në 12 Mars 2020 në 03:15.”-thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë në Greqi.

LEXO TE PLOTE

Bota

Austria “rrëzon” PD-në për maskat/ “Ne na kanë skaduar në 2016-ën, janë plotësisht të përdorshme”

Publikuar

-

Nga

Një debat publik është hapur në Shqipëri lidhur me datën e skadencës së maskave që përdoren nga mjekët në spitale.

Lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga Austria, e cila është vend anëtar i Bashkimit Europian. Ministrja e Mbrojtjes Austriake, Maria Rauch-Kallat, deklaron se maskat nuk shkaktojnë asnjë problem.

Ajo thotë se Austria po përdor “1,6 milionë maska, që janë blerë në vitin 2006 me vit skadence në 2016 dhe janë ende plotësisht të përdorshme”.

LEXO EDHE:  Video-Koronavirusi në Itali/ Qytetarët në panik, boshatisin raftet e supermarketeve

LEXO EDHE:  Koronavirusi “shpërthen” në një qytet të Koresë së Jugut/ Njerëzit u infektuan në një kishë

Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe ministri i Shëndetësisë së Austrisë, Rudolf Anschober. Ai thekson se maskat e skaduara po i shpërndahen personelit mjekësor për përballimin e koronavirusit. Sipas tij, këto maska janë të përdorshme dhe efektive, ndaj kërkon që qytetarët të mos shqetësohen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE