Connect with Us

Trump pezullon të gjitha fluturimet nga Evropa për në SHBA, për 30 ditë 

Bota

Trump pezullon të gjitha fluturimet nga Evropa për në SHBA, për 30 ditë 

Publikuar

-

Presidenti Trump tha se do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë.

Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, ai tha se kufizimet “e forta por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë.

“Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren,” tha presidenti. Ai shtoi se do të ketë përjashtime “për amerikanët që kanë kaluar nëpër kontrollet e duhura,” por nuk dha hollësi.

Në Evropë, Italia është goditur më rëndë, me më shumë se 12,000 infeksione të konfirmuara dhe më shumë se 800 vdekje, sipas të dhënave. Franca, Spanja dhe Gjermania kanë secila nga rreth 2,000 raste të konfirmuara.

Fjalimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemic globale.

Presidenti Trump tha se masat e forta për të frenuar përhapjen e koronavirusit në SHBA janë përpjekja më agresive dhe e gjithanshme për t’u përballur me një virus të huaj në historinë moderne.

“Ka rëndësi se si përgjigjesh dhe ne po përgjigjemi me shpejtësi dhe profesionalizëm të madh,” tha Presidenti Trump. Ai tha se ka besim se me këto masa të rrepta, SHBA do të arrijnë të ulin ndjeshëm kërcënimin ndaj qytetarëve dhe se virusi më në fund do të mposhtet.

“Ne po lëvizim shumë shpejt,” shtoi ai.

LEXO EDHE:  Pse duhet shpëtuar traktati i fundit, mbi kufizimin e armëve bërthamore

Presidenti tha se “kjo nuk është një krizë financiare,” në përpjekje për të qetësuar tregjet e aksioneve që kanë pësuar rënie të thella ditët e fundit. Ai paraqiti një sërë stimujsh ekonomikë dhe financiarë për bizneset e vogla që po ndikohen negativisht nga koronavirusi.

Komentet e Presidentit Trump vijnë ndërkohë që ai vetë ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave, pasi e ka paraqitur gjendjen në kontradiktë me vlerësimin e zyrtarëve të shëndetit publik në administratën e tij.

“Një veprim i zgjuar sot do të parandalojë përhapjen e virusit nesër,” tha Presidenti Trump në fjalimin e shkurtër nga Zyra Ovale.

Në SHBA deri tani ka 1135 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 38 të vdekur.

Numri i rasteve në SHBA ka vazhduar të rritet.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe një ndër ekspertët kryesorë që po përpiqen të menaxhojnë koronavirusin, tha të mërkurën: “Mund të pohoj se do të shohin më shumë raste dhe se gjërat do të keqësohen më tepër se sa janë tani.”/ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Koronavirusi shënon viktimën e parë në Greqi

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm, koronavirusi ka shënuar viktimën e parë edhe në Greqi.

Mediat greke bëjnë të ditur se një 66-vjeçar, i cili ishte konfirmuar që në dy mars se ishte prekur nga Covid-19, ka ndërruar jetë.

Po ashtu, mediat theksojnë se 6-vjeçari kishte edhe sëmundje të zemrës.

“Koronavirusi i ri, Covid-19, ka shënuar viktimën e parë në vendin tonë. Ai është një qytetar grek 66-vjeçar, i cili u pranua në njësinë e trajtimit intensiv të FPI në Patra, më 2 mars.

LEXO EDHE:  Vendimi i gjykatës për Tahirin/ BE përgëzon Shqipërinë, por…

LEXO EDHE:  BE: Kosova, vend i barabartë me shtetet e rajonit/ 2025-a nuk është datë fikse

Në mëngjesin e 10 marsit, pacienti pësoi një përkeqësim të ndjeshëm, i cili përparoi dhe ndërroi jetë në 12 Mars 2020 në 03:15.”-thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë në Greqi.

LEXO TE PLOTE

Bota

Austria “rrëzon” PD-në për maskat/ “Ne na kanë skaduar në 2016-ën, janë plotësisht të përdorshme”

Publikuar

-

Nga

Një debat publik është hapur në Shqipëri lidhur me datën e skadencës së maskave që përdoren nga mjekët në spitale.

Lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga Austria, e cila është vend anëtar i Bashkimit Europian. Ministrja e Mbrojtjes Austriake, Maria Rauch-Kallat, deklaron se maskat nuk shkaktojnë asnjë problem.

Ajo thotë se Austria po përdor “1,6 milionë maska, që janë blerë në vitin 2006 me vit skadence në 2016 dhe janë ende plotësisht të përdorshme”.

LEXO EDHE:  Deklarata bombë/ Arjan Çani zbulon rolin kyç të Shqipërisë në BE

LEXO EDHE:  Vendimi i gjykatës për Tahirin/ BE përgëzon Shqipërinë, por…

Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe ministri i Shëndetësisë së Austrisë, Rudolf Anschober. Ai thekson se maskat e skaduara po i shpërndahen personelit mjekësor për përballimin e koronavirusit. Sipas tij, këto maska janë të përdorshme dhe efektive, ndaj kërkon që qytetarët të mos shqetësohen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ushtria amerikane planifikon zbarkimin në Evropë

Publikuar

-

Nga

Ushtria amerikane po planifikon vendosjen më të madhe të trupave në Evropë në 25 vjet, në kohën kur marrëdhëniet me Rusinë duket se sa po vijnë po tensionohen.

Ushtria amerikane po projekton të vendosë 20,000 trupa për të marrë pjesë në një stërvitje masive. Lajmin e ka dhënë gjenerali, Christopher Cavoli, komandanti i forcave tokësore amerikane në Evropë, i cili tha se trupat do të bashkohen vitin e ardhshëm me rreth 9,000 ushtarë të tjerë në Evropë.

“Rreth 37,000 trupa do të marrin pjesë në stërvitje në 10 vendet evropiane nga maji deri në qershor. Forcat me qendër amerikane do të fillojnë të lëvizin në shkurt, duke nisur me 13,000 pajisje, duke përfshirë tanke, artileri dhe automjete transporti, nëpër 2.500 milje (4,000 kilometra)”, deklaroi ai.

AFP shkruan se kjo do të jetë një sfidë logjistike, pasi hekurudhat në vendet e mëparshme sovjetike kanë matës më të vogël se vendet e Evropës Perëndimore dhe urat e tyre nuk janë ndërtuar për të mbajtur peshën e një rezervuari Abrams me 70 ton.

LEXO EDHE:  Akuzat e PD-së/ Manastirliu sfidon publikisht Gazment Bardhin

LEXO EDHE:  “Armiku më i madh nuk është koronavirusi”/ Rama mesazh të fortë mediave

“Qëllimi është të demonstrojmë aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur shpejt një forcë të madhe për të mbështetur NATO-n dhe t’i përgjigjet çdo krize. Aftësia jonë si ushtri për të projektuar fuqinë është absolutisht thelbësore për çdo gjë që ne do të përfundonim”, nënvizoi Christopher Cavoli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE