Connect with Us

Thirrja e fortë e ish deputetit/ “Strategjia e qeverisë kundër koronavirusit po na çon në kolaps!”

Politikë

Thirrja e fortë e ish deputetit/ “Strategjia e qeverisë kundër koronavirusit po na çon në kolaps!”

Publikuar

-

“‘Bomba biologjike’ e Gjirokastrës”/ Paralajmëron Shehu: Virusi po merr dimensione të rrezikshme

Ish deputeti i Partisë Demokratike,  Tritan Shehu, është shprehur kritik, lidhur me strategjinë e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një reagim në rrjetet sociale ai liston arsyet se ku, sipas tij, është gabuar dhe çfarë duhet të ishte bërë ndryshe për të ndaluar përhapjen.

Jo per “panik”, kjo “strategji” po na con ne kolaps, kujdes!
Katerciperisht jo i pershtatshem qendrimi ndaj kornavirusit ne vendin tone, qe prej janarit me humbje kohe, ammulli ne strategji e terren; duhet ndryshuar kursi sa nuk eshte teper vone (vone jemi).
Aktualisht shpallja e “pandemise” nuk do te thote te ndryshoje qendrimi ndaj dedektimit e trajtimit te cdo rasti, te lehte apo te rende, kjo nuk ka te beje me betejen ne terrenin tone, ajo ka te beje me perhapjen boterore te infeksionit, cdo vend merr masat e tij ne lufte, pra:
— Mos u fshihni mbas OBSh e ketyre percaktimeve, direktivat e saj jane shume te pergjitheshme e bazale, qe te jene te vlefeshme edhe per Afriken Qendrore edhe per Gjermanine, mekanizmat, strategjite, taktikat lidhen me secilin.
—Krijoni menjehere qendra laboratorike edhe jashte e larg ISHP, vetem ajo nuk po e perballon dot e do te gaboje, pajisini ato me aparature e kite.
Termi pandemi nuk ka te beje me reduktimin e ekzaminimeve ne raport me perhapjen, eshte shume e gabuar ta interpretoni keshtu, perkundrazi.
—Mos u bazoni vetem te 127, po ben kolaps, nuk ka kapacitet per kete “loje” kaq te madhe. Fusni ne “loje” lojtarin kryesor, mjekun e familjes e paresorin, duke e instruktuar, pajisur me mjetet mbrojtese e klinike, me kapacitet e transportit e komunikimit per 24 ore me pacientet.
—Pandemi nuk do thote qe te lesh te infektuarit ne shtepi e as te koncentroheni vetem ne Tirane ku kolapsi na pret, pra aktivizoni repartet infektive me 25-30 ne cdo qark e sa me poshte.
—Pandemi nuk do te thote te heqesh dore nga karantinimi shteteror, pra te shpallesh kolapsin e shtetit, duke pasur vetem nje te tille ne Durres qe do “pelcase”, do te thote qe te krijojme nje rjet te tille ne te gjithe territorin.
—Ndoshta me e rendesishmja per fazat qe do te arrijne eshte “Fuqizoni Terapite Intensive” kapacitet e varfera te te ciles jane aktualisht te ezauruara, aktivizoini ato jo vetem ne Tirane, qe nuk do te mund te perballoje nevojat mbas pak (qofsha i gabuar), duke importuar urgjent se paku pajisjet e plota per mbi 200 poste te dedikuara.
Perseritja e ketyre nuk demton, perdorja kercenueses e akuzes “panik”, jo vetem nuk garanton asgje, perkundrazi te le te biesh ne…”, shkruan ish ministri, Tritan Shehu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zgjedhjet në Shqipëri më keq se në Bjellorusi”/ Vasili ‘sulmon’ ndërkombëtarët: Bëjnë sikur japin rekomandime

Publikuar

-

Nga

“Zgjedhjet në Shqipëri më keq se në Bjellorusi”/ Vasili ‘sulmon’ ndërkombëtarët: Bëjnë sikur japin rekomandime

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas raportit të publikuar nga OSBE/OHIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Vasilit zgjedhjet ne Shqiperi kanë qenë  shume me keq se në Bjellorusi.

Ai po ashtu ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve duke thënë se kanë dy standarte pasi bëjnë sikur japin rekomandime dhe mbajne shenime.

“Zgjedhjet ne Shqiperi shume me keq se ne Biellorusi, Zgjedhjet e reja shpetimi i vetem nga gremina!

OSBE per zgjedhjet ne Biellorusi ne gusht 2020 u shpreh:

“Ka prova shqetësuese se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit ishin manipuluar dhe se forcat e sigurisë kryen shkelje masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut kundër protestave paqësore,” thuhet dokumentin e paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së me seli në Vjenë per zgjedhjet ne Biellorusi.OSBE kerkoi anullimin e zgjedhjeve dhe mbajtjen e zgjedhjeve te reja.

Kaq mjaftoi qe Bashkimi Europian, Parlamenti Europian,Keshilli Europian dhe SHBA te mos i njihnin zgjedhjet ne Biellorusi.

Ndersa ne 25 prill ne Shqiperi sipas raportit te OSBE-ODIHR u konstatua se Rama dhe rilindja kane kryer nje masaker zgjedhore te vertete ku :

Qeveria organizoi dhe financoi ne menyre mafioze shitblerjen me kriminale dhe masive te votave te pare ndonjehere.

Qeveria e perdori pushtetin duke shperdoruar ne menyre kriminale te dhenat personale te qindra mijra qytetareve, te cilat jane tashme ne duart e krimit te organizuar dhe trafikanteve duke tronditur rende sigurine publike dhe ate personale te qytetareve.

Qeveria shperdoroi pushtetin dhe administraten per presione mafioze mbi qytetare dhe bisnese, perdori dhjetra milion euro dhe e gjithe administrata u perdor si detashment kriminal zgjedhor kunder qytetareve

Qeveria kapi dhe zaptoi kriminalisht dhe totalisht Median, per te mashtruar dhe dezinformuar qytetaret per qellimet elektorale te rilindjes.

Qeveria punesoi me mijra njerez ne menyre te paligjshme ne administratën publike vetem me qëllime elektorale.

Qeveria shperdoroi ne menyre mafioze dhjetra milione euro e rindërtimit për të orientuar votën.

Qeveria përdori grupet kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

25 prilli ne Shqiperi kaloi persa i perket dhunimit te votes se lire edhe Biellorusine.

Ç’jane keto institucione dhe perfaqesues nderkombetare me dy standarte, qe bejne sikur japin rekomandime dhe mbajne shenime!?

Me voten e lire nuk ka kompromis ajo ose eshte e lire ose e dhunuar.

25 prilli ishte prova e dhunimit ekstrem te votes se lire me çdo mjet e menyre dhe me perfshirjen e hapur te mafies dhe krimit te organizuar.

Mos tolerimi i zgjedhjeve ne Biellorusi nga nderkombetaret ishte standart demokratik,ndersa ne menyre te turpshme tolerimi i 25 prillit eshte standart totalisht antidemokratik, kur situata eshte shume me e rende dhe e provuar teresisht.

Masakra zgjedhore eshte ulur kembekryq ne Shqiperi,qendrimi ndaj tyre eshte gur prove per kedo shqiptar dhe te huaj, per tu vendosur ose ne krah te demokracise ose ne krah te mafies antishqiptare dhe antidemokraci te rilindjes ne pushtet.

Zgjedhjet e reja jane hap i detyruar dhe i pashmangshem per te shpetuar Shqiperine nga gremina antidemokratike dhe kriza e tmerrshme ekonomike politike dhe sociale, qe po zhben vendin dhe po largon shqiptaret.

Kunder zgjedhjeve te reja s’ka asnje alibi pasi baderdia kriminale zgjedhore e 25 prillit i rrezoi te gjitha.

Zgjedhjet e lira me cdo kusht dhe me cdo mjet per shpetimin e vendit kjo eshte imperativa e vetme, perballe nje Shqiperie, qe po shqyhet per dite nga nje pushtet politik i çfrenuar dhe mafioz.

Kujdes! Shqiptaret nuk vlejne me pak se bielloruset dhe kushdo, qe do te luaje me ta i ka bere llogarite shume gabim.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘25 prilli ishte masakër zgjedhore!”/ Basha nxjerr videon dhe i bën kërkesën urgjente SPAK

Publikuar

-

Nga

‘25 prilli ishte masakër zgjedhore!”/ Basha nxjerr videon dhe i bën kërkesën urgjente SPAK

Kreu i PD, Lulzim Basha kërkon ndëshkim të autorëve të asaj që e quan masakër zgjedhore.

Me anë të një postimi në rrjetet social, Basha thotë se edhe raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi atë që ka deklaruar Partia Demokratike e cila ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka konsideruar pozitive konkluzionet e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Me një reagim në rrjetet sociale Celibashi shkruan se KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Vlerësimet shumë pozitive në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR janë nxitje për përmirësim të mëtejshëm. KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Shqyrtimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ -së mbi ndryshimet e mundshme ligjore është i dobishëm për procesin e reformave të rekomanduar nga OSBE/ODIHR./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE