Connect with Us

Thirrja e fortë drejtuar qeverisë/ Mbyllni aktivitetet tregtare dhe merrni këto masa lehtësuese!

Sociale

Thirrja e fortë drejtuar qeverisë/ Mbyllni aktivitetet tregtare dhe merrni këto masa lehtësuese!

Publikuar

-

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqiperisë, Nikollaq Neranxi i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërmarë masa lehtësuese ndaj biznesit, për shkak të situatës nga koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Neranxi i cilëson të duhura masat e qeverisë, por shton se duhet të ndërmarrë masa lehtësuese për të shmangur pushimin e punonjësve nga puna.

“Thirrje qeverise shqiptare dhe Kryeministrit Rama: “Mbyllni aktivitetet tregtare dhe merrni keto masa lehtesuese!”

Ne situaten e krijuar, cdo mase, sado ekstreme ne dukje, sherben per shendetin e popullates. Deri tani masat e marra jane ato te duhurat, por te pamjaftueshme. Shoqata per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise me kryetar Nikollaq Neranxin, beri thirrje dy dite me pare per:
– Lehtesim te barres fiskale!
– Mos aplikim i kamatvonesave ne pagesat e faturave te ujit dhe te dritave.
– Mos aplikim i gjobave per vonesa ne pagesat e TVSh apo tatim fitimit.
– Negocim me bankat per shtyrjen e pagesave te kesteve te kredive.”-shkruan Neranxi.

Më tej, ai falenderon Bankën e Shqipërisë për shtyrjen e afateve të kësteve të kredisë, ndërsa shkruan se “Falenderojme qeverine dhe Banken e Shqiperise e cila vendosi shtyrjen e shlyerjes se kesteve, me tre muaj, per qytetare dhe biznese.”

Po ashtu ai thekson se mbyllja e lokaleve dhe restoranteve ishte vendim i duhur, por shton se duhen mbyllur të gjitha njësitë tregtare.

LEXO EDHE:  "Biznesi, në luftë për mbijetesë"/ Basha akuza qeverisë: Shqipëria, kryeqendra e krimit në Ballkan

“Mbyllja e bareve dhe restoranteve ishte vendimi i duhur, por nuk mjafton. Duhen mbyllur te gjitha njesite tregtare te pakten deri ne fund te marsit. Cfare kuptimi ka te mbyllesh nje bar dhe te lesh hapur nje parukeri psh!? Mos beni gabimin qe bene italianet te cilet te frikesuar nga fatura financiare, vetem dje e moren kete vendim, qe te lene hapur vetem farmacite, dyqanet e ushqimeve, pikat e karburanteve dhe kioskat. Ate duhet te bejme edhe ne, sepse duke lene hapur cdo dyqan, shpenzimet do te rriten neper spitale me me shume te infektuar dhe nuk fitohet asgje keshtu.”-shkruan Neranxi.

Po ashtu ai kërkon që të vendimet si me poshte:
– Mospagese e asnje takse dhe tarife nga ana e biznesit, per nje afat te pakten 3 muaj.
– Te subvencionohet nga shteti pagesa e plote e sigurimeve shoqerore per te punesuarit, per nje afat te pakten 3 muaj.

“Pas daljes nga gjendja e emergjences, bizneset do te heqin shume njerez nga puna, si pasoje e krizes financiare. Kjo gje duhet parandaluar. E di qe papunesia nuk duhet te jete shqetesimi i sipermarresve, por i sindikatave dhe shtetit, por ne po bejme detyren tone si qytetare te pergjegjshem.

Sot me shume se kurre merr kuptim fjala solidaritet!”-përfundon postimin e tij Nikollaq Neranxi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Masat ndaj koronavirusit/ Kryegjyshata Botërore Bektashiane pezullon çdo aktivitet

Publikuar

-

Nga

Në kuadër të masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit, Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka pezulluar të gjitha veprimtaritë fetare.

Në një njoftim zyrtarë për mediat, Kryegjyshata Botërore Bektashiane njofton 6 masat e marra në kuadër për të parandaluar përhapjen.

“Në të gjitha mjediset e gjyshatatve, teqeve, qyrbeve apo prindërive të ndalohet çdo lloj veprimtarie fetare e cila konsiston në bashkimin apo afrimin fizik të besimtarëve dhe që bie ndesh me vendimet e qeverisë shqiptare lidhur me këtë rast.

Ndalohet kategorikisht të gjitha festat, darkat e ndryshme, llokmat për myhiban apo dashamirës bektashinjtë dhe si çdo lloj tubimi tjetër që është traditë e tarikatit dhe nënkupton grumbullimin e besimtarëve.

Mjediset e teqesë, qyrbeve dhe çdo vend i ndenjës së besimtarëve të pastrohen urgjentisht me dezinfektues apo solucion të ndryshëm me bazë alkooli dhe klori. Vetë punonjësit e teqeve të kontrollojnë dhe zbatojnë higjienën e tyre vetjake.

LEXO EDHE:  Valë ndryshimesh në qeveri/ Paralajmërohen dy dorëheqje ministrash

LEXO EDHE:  Valë ndryshimesh në qeveri/ Paralajmërohen dy dorëheqje ministrash

Dervishët dhe baballarët e teqeve të shmangin sa më shumë vizitat e qytetarëve, t’i shtyjnë ato sa të jetë e mundur për një periudhë të mëvonshme deri në largimin e plotë të rrezikut të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen të gjithë klerikët dhe personeli ndihmës në gjyshata e teqe.

Urdhri fillon sot dhe mbaron deri në 3 prill”, shkruhet në njoftimin zyrtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi/ Kirurgu i njohur mesazh qytetarëve: Do ia dalim, vetë e keni në dorë

Publikuar

-

Nga

Nisur nga situata e krijuar për shkak të koromavirusit në Shqipëri, kirurgu i njohur Arben Beqiri i ka drejtuar një thirrje qytetareve që të kufizojnë lëvizjet dhe te mos takojnë njeri.

Në një postim në rrjetet sociale, Beqiri thekson se nuk ka buxhete magjikë apo masa të ndryshme, por sipas tij një situatë e tillë mund të bllokojë sistemin shëndetësor.

Po ashtu ai iu drejton një mesazh të fortë qytetarëve ndërsa thekson se bashkë do ia dalim, por njerëzit duhet të vetizolohen.

“A do ja dalim?

Kete pyetje ma bejne keto dite shume miq , te aferm, paciente te shqetesuar nga lajmet e perditshme mbi pandemine nga covid 19

Me keqardhje konstatoj qe rruget e Tiranes jane te mbushura dhe vetem ndonje maske tektuk te kujton qe nuk eshte dite e zakonshme pushimi!

Nuk ka te ngjare qe ne ta kalojme kete situate me lehte se vendet e tjera por duke qene pak me te vonuar ne prekjen nga kjo pandemi kemi mundesi te mesojme shume nga eksperienca e te tjereve.

Nuk egzistojne as veprime, masa apo buxhete magjike qe te mund te zgjidhim situaten.

LEXO EDHE:  “Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme”/ Kryemadhi zbulon prapaskenat

LEXO EDHE:  Përpjekjet e qeverisë për të marrë në kontroll mediat/ AMA dënon ashpër shkarkimin e Zylyftar Bregut

Por egzistojne te gjitha premisat qe perhapja e ketij infeksioni teper ngjites te kufizohet ne maksimum! Nuk duhet te lejojme qe per cdo dy paciente qe dalin nga terapia intensive 5 te rinj te shtrohen ne terapine intensive. Kjo do te bllokonte plotesisht sistemin shendetsor.

Mjeket dhe infermieret po punojne dhe do vazhdojne te punojne pa u lodhur per tu ardhur ne ndihme te semureve. Me kenaqesi konstatoj qe vleresimi per ta sot eshte ne maksimum. Shpresoj qe te mos harroni, dhe qe kjo te vazhdoje edhe pas kesaj pandemie.

A do ja dalim? Sigurisht qe PO!

Me nje kusht, askush te mos takoje askend per disa dite, me e mira 2 jave. E beni dot kete te dashur qytetare? Qendroni dot ne shtepite tuaja duke evituar cdo kontakt me persona te tjere? Do ti benit nje sherbim gjigand familjes dhe atdheut tuaj!

VETEIZOLOHUNI!

E keni ju ne dore!”-shkruan kirurgu Arben Beqiri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Gjashtë këshilla si të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi vijon të mbajë në alarm shumë vende të botës, ndërsa vijon të përhapet me shpejtësi duke prekur shumë njerëz. Tashmë numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë edhe në vendin tonë ka arritur në 23.

Mjekët dhe specialistët e shëndetit publik shprehen se nuk ka vend për panik, por apelojnë qytetarët për kujdes dhe mbi të gjitha theksojnë se qëndron higjena.

Ndërkohë, edhe Ministria e Shëndetësisë vijon të publikojë mesazhe sensibilizuese për qytetarët, që të mbrohen nga COVID-19.

Më poshtë renditen gjashtë këshilla si të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19:

LEXO EDHE:  Skandali i blerjes së votave/ Krasniqi: KQZ duhet të reagojë

LEXO EDHE:  Kryeministri mbledh me urgjencë qeverinë/Çfarë do vendoset?!

1. Laj duart rregullisht, me ujë dhe sapun ose fërkoni me alkool.

2. Praktiko higjenen respiratore. Mbulo hundën dhe gojën kur të kollitesh ose tështish, hidh kartpecenten në kosh dhe laj duart.

3. Mbaj distancë të paktën një metër

4. Shmang prekjen e syve, hundës dhe gojës

5. Maskat dhe pajisjet mbrojtëse personale janë të dobishme nëse jeni sëmurë, kur kujdeseni për dikë që është sëmurë dhe në shërbime shëndetësore.

6. Nëse nuk ndihesh mirë qëndro në shtëpi. Nëse ke temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kontakto urgjencën mjekësore Nr. 127./ CNA.al

LEXO TE PLOTE