Connect with Us

Spaho kritika të forta qeverisë/ “Nuk na dëgjuat, masat të vonuara”

Politikë

Spaho kritika të forta qeverisë/ “Nuk na dëgjuat, masat të vonuara”

Publikuar

-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka kritikuar ashpër qeverinë lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një lidhje me “Ilva Noë”Spaho theksoi se masat  janë shumë të vonuara, duke shtuar se kriza shëndetësore që sapo ka filluar, do të shoqërohet me një krizë të rëndë ekonomike.

“Përgjatë gjithë kësaj periudhe që po ndeshemi me këtë epidemi, PD është përpjekur të jetë sa më konstruktive për ta kaluar sa më lehtë dhe të kursejë jetë njerëzore, madje nuk duam as kredite politike kur qeveria zbaton një pjesë apo të gjitha propozimet që kemi bërë për të lehësuar situatën.

LEXO EDHE:  Tre raste të reja me Covid-19 në Durrës/ Polici infektohet për herë të dytë, pozitive edhe gruaja

Nuk e kritikojmë Ramën pse ka rënë coronavirusi, asnjë qeveri e majtë apo e djathë nuk do ta ndalonte dot, e kritikojmë pse po bën pak, me vonesë dhe përpiqet të mbulojë me propagandë në vend që të marrë masa. Kriza sapo ka filluar. Kemi shumë punë përpara që të korrigjojmë çfarë s’është bërë“/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Opozita të mbajë koston”/ Ngjela: Vota e lirë është manipuluar nga dy partitë e mëdha

Publikuar

-

Nga

"Opozita të mbajë koston"/ Ngjela: Vota e lirë është manipuluar nga dy partitë e mëdha

Avokati i njohur, Spartak Ngjela thotë se listat e hapura janë domosdoshmëri për votën e lirë në Shqipëri. Ai thotë se, kjo kërkesë e opozitës parlamentare është e drejt ndërsa marrëveshjen e 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës, e cilëson “paçavure”.

“Nuk ka opozitë jashtë parlamentare, opozitë jashtëparlamentare jemi të gjithë. Opozita bëri gabim që doli nga Parlamenti dhe tani të mbajnë koston. Parlamentarizëm do të thotë nënshtrim i numrit, PD nuk i ka 84 vota. Listat e hapura janë domosdoshmëri, të shikojmë se kë voton populli”, u shpreh ai.

Ish-ministri i Drejtësisë tha në Euronews Albania se, me lista të hapura largohen nga politika shumë emra që nuk pëlqehen nga populli, por kjo nuk është e mjaftueshme për të garantuar votën e lirë pasi numërimi i votave do të bëhet sërish nga dy partitë e mëdha.

LEXO EDHE:  Studiuesi: Problemet që zbuloi koronavirusi mes SHBA dhe BE

LEXO EDHE:  Albin Kurti në arrest për mbrojtje të sovranitetit/ Vrasësit dhe kriminelët e politikës në Shqipëri, në liri

“ODIHR ka kërkuar numërim dhe administrim të votës nga organe të pavarura këta i bënë përsëri partiake. Nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri, këta thonë; populli voton, numërojmë ne. Vota e lirë në Shqipëri është e manipuluar nga dy partitë e mëdha. Jemi në këtë gjendje mizerabël sepse nuk ka votë të lirë, unë përkrah opozitën parlamentare. Votimin e lirë do ta sjellë sistemi i pavarur gjyqësor”, tha avokati.

Sipas Ngjelës në një kohë kur mazhoranca nuk i ka votat për të kaluar marrëveshjen e arritur me opozitën jashtë parlamentare, atëherë duhet të gjej konsensus me me opozitën brenda në Parlament.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Freedom House shuplakë politikës shqiptare/ Hapa prapa në demokraci

Publikuar

-

Nga

Freedom House shuplakë politikës shqiptare/ Hapa prapa në demokraci

Organizata Freedom House me qendër në Uashington tha se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, duke materializuar shqetësimet për rritjen e autoritarizmit dhe të një sistemi jofunksional të kontrolleve dhe balancave mes pushteteve të qeverisjes.

Në raportin e saj vjetor për Shqipërinë të publikuar të mërkurën, organizata vazhdon ta cilësojë vendin si “regjim në tranzicion ose hibrid”, dhe tha se viti 2019 u karakterizua nga një rishfaqje e krizave politike.

Raporti veçon prirjet shqetësuese, sipas tij, në aspektet e qeverisjes demokratike, proceseve zgjedhore, pavarësisë së mediave dhe korrupsionit.

Sipas organizatës, krahasuar me vitin paraardhës, Shqipëria shënoi rënie nga 3.50 në 3.25 pikë në fushën e qeverisjes demokratike, për shkak të një sërë krizash që prekën institucionet, duke përfshirë dorëheqjen në bllok të opozitës parlamentare, një procedure për shkarkimin e Presidentit dhe përplasjeve mes gjykatave dhe parlamentit.

Në sferën e procesit zgjedhor, Shqipëria ra nga 4.50 në 4.25 pikë, për shkak të bllokimit të reformës zgjedhore dhe konfliktit politik lidhur me zgjedhjet e parakohshme vendore, thotë Freedom House.

Në raport thuhet se edhe korrupsioni vazhdoi të ishte shqetësues në vitin 2019, ndërkohë që arritjet modeste në luftën kundër korrupsionit të vogël mbetën në hije për shkak të shqetësimeve serioze për pandëshkueshmërinë. Në vitin 2019 u shtuan po ashtu shqetësimet për korrupsionin e madh dhe kapjen e shtetit.

Freedom House thotë se zhvillime veçanërisht shqetësuese u vunë re në procesin legjislativ dhe zbatimin e ligjit për koncesionet dhe PPP-të. Parlamenti miratoi disa ligje për PPP konkrete dhe projekte koncesionare, megjithë paralajmërimet e organeve ndërkombëtare dhe ekspertëve vendas.

LEXO EDHE:  Koronavirusi alarmon botën/ Gazetari shqiptar flet nga Kina për situatën e rëndë

LEXO EDHE:  Studiuesi: Problemet që zbuloi koronavirusi mes SHBA dhe BE

Në të njëjtën kohë, pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë vazhdoi të ishte problem në vitin 2019, thotë organizata.

Prokuroria, thuhet në raport, nuk arriti të hetojë me shpejtësi akuzat e ngritura nga Partia Demokratike (PD) dhe media për rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë bashkie në Dibër dhe zgjedhjeve të përgjithshme të 2017 në qarkun e Durrësit.

Viti 2019 ishte një sfidë edhe për mediat e pavarura, të cilat u vunë nën kërcënim si nga një paketë legjislative kundër shpifjes e miratuar nga Parlamenti ashtu edhe nga goditjet e vazhdueshme të qeverisë ndaj medias online, thotë raporti.

Qeveria, si dhe bizneset dhe grupet kriminale, u përpoqën të fitojnë ndikim të jashtëm mbi median, ndërsa pronarët e mediave rregullisht i përdorin ato për të favorizuar interesat e tyre të biznesit ose ato politike. Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste vazhduan ta kritikojnë median shqiptare si një “kazan plehrash” dhe kërcënuan gazetarët me akuza për shpifje, thotë Freedom House.

Në raport përmendet se Bashkimi Evropian e shtyu dy herë vendimin për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke dëmtuar besueshmërinë e vet dhe duke rrezikuar seriozisht arritjet e reformave në të dyja vendet./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rudina Hajdari: Se sa do votohem, kjo do të shihet në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Rudina Hajdari thotë se, marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare nuk mund të të sjellte reformë të plotë zgjedhore ndaj dhe beteja e opozitës parlamentare pas paktit në Këshillin Politik, u zhvendos në Parlament.

“Për mua ajo marrëveshje ishte e paplotë dhe për këtë arsye duhet të shtonim elementë të tjerë për ta bërë më të pranueshëm dhe më të besueshëm dhe më cilësor”, tha Hajdari në “Euronews”.

E pyetur nëse është kundër koalicioneve parazgjedhore, thotë se grupi parlamentar ku ajo bën pjesë nuk ka bërë një kërkesë të tillë. Por, ajo theksoi se çdo parti duhet të shkojë para elektoratit dhe të shijojë se sa peshë ka dhe të mos fshihet pas asnjë partie tjetër.

“Ç’të keqe ka që një lëvizje e re nesër të penalizohet nga kjo gjë. Pra, nëse një lëvizje e re nuk dëshiron të bëhet pjesë e partive të vjetra, nuk ka pse të mos ketë kushtet për të parë nëse ka mbështetje”, tha znj. Hajdari.

LEXO EDHE:  Paketa antishpifje/ Meta sulmon Qeverinë, del në krah të mediave

LEXO EDHE:  “Çojini në burg këta genocidistë”/ Vasili nxjerr fotot dhe i bën thirrje SPAK të nisë hetimet ndaj socialistëve

E pyetur nëse do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme me parti të re, deputetja nuk dha një përgjigje të prerë, por la të kuptohet se do të jetë kandidate.

“Se sa do të votohem dhe se sa mundësi do të kem të zgjidhem kjo do të shikohet në zgjedhjet e ardhshme”, tha ajo.

Ajo shtoi se, duhen krijuar kushtet që të kemi listë të hapur dhe të kemi realisht konkurrencë. Znj. Hajdari bëri të ditur se, reforma zgjedhore pritet të finalizohet brenda muajit korrik.

LEXO TE PLOTE